LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë tregtinë mes kompanive amerikane dhe konkurrencës së huaj. Kritikët thonë se taksat ndaj importeve të huaja ka gjasa t’i faturohen konsumatorëve dhe bizneseve amerikane ose të rrisin çmimet.

13 Shkurt 2025, 22:37 Nga E. D
Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e tjera taksojnë importet amerikane, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar me shtetet aleate dhe vendet e tjera. Kritikët thonë se ky veprim ka gjasa të shkaktojë një ballafaqim të gjerë ekonomik.

“Kam vendosur që për arsye barazie, do të vendos një tarifë reciproke”, tha Presidenti Trump në Zyrën Ovale ndërsa nënshkroi vendimin. “Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend nuk mund të ankohet”.

Administrata republikane ka këmbëngulur se tarifat e reja do të balancojnë tregtinë mes kompanive amerikane dhe konkurrencës së huaj. Kritikët thonë se taksat ndaj importeve të huaja ka gjasa t’i faturohen konsumatorëve dhe bizneseve amerikane ose të rrisin çmimet.

Sidoqoftë, disa kritikë thonë se tarifat mund të ndikojnë tek rritja e inflacionit dhe dëmtojnë rritjen ekonomike në vend. Administrata amerikane do t’i shqyrtojë tarifat duke patur parasysh disa faktorë si subvencionet për industrinë, rregulloret dhe zhvlerësimin e monedhës.

Rritja e tarifave do të përshtatej për çdo vend pjesërisht me synimin për të nisur negociata të reja tregtare. Por vendet e tjera mund të ndjejnë gjithashtu nevojën për t'u përgjigjur me rritje tarifash ndaj mallrave amerikane. Si rezultat, Presidenti Trump mund të ketë nevojë të gjejë mënyra për të garantuar konsumatorët dhe bizneset se rritja ekonomike do të baraspeshonte pasigurinë që do të shkaktohej nga pasojat e mundshme të tarifave.

Vendimi i Presidentit Trump për tarifat identifikon tatimet mbi vlerën e shtuar, që janë të ngjashme me taksat e shitjes dhe të zakonshme në Bashkimin Evropian, si një barrierë tregtare që duhet të përfshihet në çdo llogaritje tarifore reciproke, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Normat e tarifave nga vendet e tjera, subvencionet për industritë, rregulloret dhe zhvlerësimi i mundshëm i monedhave do të ishin ndër faktorë të tjerë që administrata e Presidentit Trump do të përdorte për të bërë një vlerësim të tarifave.

Zyrtari tha se të ardhurat e pritshme tarifore do të ndihmonin për të balancuar deficitin e pritshëm buxhetor prej 1.9 trilion dollarësh. Zyrtari tha gjithashtu se rishikimet e nevojshme për tarifat mund të përfundojnë brenda disa javësh apo disa muajsh.

Rritjet e mundshme të tarifave ndaj importeve dhe eksporteve mund të jenë të mëdha në krahasim me tarifat relativisht modeste që Presidenti Trump vendosi gjatë mandatit të tij të parë. Tregtia e mallrave midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në pothuajse 1.3 trilion dollarë vitin e kaluar, me Shtetet e Bashkuara që eksportuan 267 miliardë dollarë më pak se importet evropiane, sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet