LIVE UPDATES
Bota

Shkurtim mijëra punonjësve të qeverisë amerikane në periudhë prove

Vendimi për punonjësit në provë, të cilët në përgjithësi kanë më pak se një vit në punë, erdhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM), e cila shërben si departament i burimeve njerëzore për qeverinë federale.

14 Shkurt 2025, 07:33 Nga r.ll
Shkurtim mijëra punonjësve të qeverisë amerikane në
foto ilustruese

UASHINGTON - Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit më të madh të vendit, duke urdhëruar agjencitë të shkarkojnë pothuajse të gjithë punonjësit në periudhë prove, që nuk kishin fituar ende mbrojtjen e shërbimit civil, duke prekur kështu ndoshta qindra mijëra punonjës. Përveç kësaj, punonjësit në disa agjenci u paralajmëruan se do të kishte shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

Vendimi për punonjësit në provë, të cilët në përgjithësi kanë më pak se një vit në punë, erdhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM), e cila shërben si departament i burimeve njerëzore për qeverinë federale. Njoftimi u konfirmua nga një person i njohur me këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar çështjen publikisht.

Ky pritet të jetë hapi i parë në shkurtimet gjithëpërfshirëse në të gjithë qeverinë federale. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën që i udhëzonte udhëheqësit e agjencive të planifikonin "reduktime në shkallë të gjerë të forcës" punonjëse.

Elon Musk-u, të cilit Presidenti Trump i ka dhënë liri të gjerë për të ulur shpenzimet e qeverisë me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë që ai drejton, i bëri thirrje të enjten vendit që të "fshijë agjenci të tëra" nga qeveria federale.

"Mendoj se duhet të fshijmë agjenci të tëra, në vend që t’i lëmë të vazhdojnë", tha zoti Musk ndërsa foli nëpërmjet një lidhjeje me video në Takimin e nivelit të lartë të Qeverive Botërore në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. "Nëse nuk i heqim rrënjët e barërave të këqija, atëherë është e lehtë që bari të rritet përsëri".

Paul Light, ekspert për qeverinë federale dhe profesor i shërbimit publik në Universitetin e Nju Jorkut, tha se dukej sikur administrata po "shpikte metoda të reja për të shkatërruar kapacitetin e qeverisë".

Duke pushuar punonjësit nga puna, qeveria do të jetë në gjendje të realizojë më pak gjëra.

"Është një zhbërje masive e asaj që bëjnë agjencitë federale", tha ai.

Urdhri i së enjtes ishte një zgjerim i udhëzimeve të mëparshme nga OPM-i, që u tha agjencive në fillim të kësaj jave se punonjësit në provë duhet të pushohen nga puna nëse nuk i përmbushin standardet e larta. Nuk është e qartë se sa punonjës janë në periudhë prove. Sipas të dhënave të qeverisë të mbajtura nga OPM-i, deri në mars 2024 ishin 220,000 punonjës me më pak se një vit në punë.

Largimi i punonjësve në periudhë prove filloi në fillim të kësaj jave dhe ka përfshirë punonjësit në Byronë e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit dhe Departamentin e Arsimit.

Të paktën 39 punonjës u pushuan nga Departamenti i Arsimit të mërkurën, sipas një sindikate që përfaqëson punonjësit e agjencive, përfshirë punonjës të të drejtave civile, specialistë të arsimit të posaçëm dhe zyrtarë të ndihmës studentore.

Forca e punonjësve të shërbimit civil federal, duke mos përfshirë personelin ushtarak dhe punonjësit e postës, përbëhet nga rreth 2.4 milionë persona. Ndërsa rreth 20% e punonjësve janë në Uashington dhe shtetet fqinje Maryland dhe Virginia, mbi 80% jetojnë jashtë rajonit të Kapitolit.

Përpjekja fillestare e Presidentit Trump për të zvogëluar fuqinë punonjëse ishte programi i dorëheqjes, i cili ofronte t’i paguante njerëzit deri më 30 shtator nëse ata pranonin të largoheshin. Shtëpia e Bardhë tha se 75,000 persona u regjistruan dhe një gjykatës federal hoqi një pengesë ligjore për programin të mërkurën.

Megjithatë, numri i punonjësve që e pranuan ofertën ishte më i vogël se objektivi i administratës dhe Presidenti Trump e ka bërë të qartë se do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm për të vazhduar shkurtimet.

Punonjësve në Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban iu tha këtë javë se priteshin reduktime të mëdha në fuqinë punëtore, në disa raste një përgjysmim i forcës punonjëse, sipas një personi të njohur me situatën, i cili foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar atë.

Fondacionit Kombëtar të Shkencës iu tha të priste një reduktim prej 25% deri në 50% të forcës punonjëse brenda dy muajve, ndërsa Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban iu tha të planifikonte një reduktim prej 50%, tha personi.

Punonjësit në Administratën Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës po përgatiteshin gjithashtu të enjten për reduktime në forcën punonjëse.

Urdhri që Presidentin Trump nënshkroi të martën përcaktoi se funksionet e qeverisë që nuk kërkohen me ligj do të kenë përparësi për shkurtime dhe punësimet do të kufizohen. Me përjashtime për funksione të tilla si siguria publike, vetëm një punonjës do të mund të shtohet për çdo katër që largohen. Për më tepër, punësimet e reja në përgjithësi do të kishin nevojë për miratimin e një përfaqësuesi të departamentit DOGE, duke zgjeruar kështu ndikimin e ekipit të zotit Musk./VOA

donald trump qeveria amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj