E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Më radikal mes tyre është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
TIRANË- Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, ka ardhur dhe reagimi nga disa deputetë demokratë konkretisht Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Samir Korreshi, Xhelal Mziu si dhe Kreshnik Collaku reaguan
Gjatë ditës së sotme në një intervistë për News 24 Alibeaj tha se PD edhe do të testohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Alibeaj shton se lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.
Enkelejd Alibeaj: PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë.
I pyetur nga News 24 Gjekmarkaj tha se nuk ka dijeni nëse është mbledhur grupi parlamentar, duke shtuar se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për gare reale për zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Agron Gjekmarkaj: Nuk e kam pare intervistën!Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, dhe me këte nuk po them qe nuk i besoj fjalës tende Osman i dashur. Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tager ne kushtet ku jemi.
Ndërkohë, Ervin Salianji, pohoi se është fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati me njëri-tjetrin. Salianji pohoi se opozita duhet të jetë e bashkuar.
Ervin Salianj: Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar. Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë.
Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur dhe deputetja Dhurata Çupi, e cila pohoi se PD duhet të përfaqësohet në Lokalet me një kandidat.
Dhurata Çupi: Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.
Më radikal mes tyre është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Saimir Korreshi: Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë.
Nga ana tjetër, deputeti Xhelal Mziu u tregua i ashpër në qëndrimin e tij teksa u shpreh se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës.
Xhelal Mziu: Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, pohoi Mziu.
Ndërkohë Kreshnik Çollaku tha se me rëndësi është bashkimi i PD-së.
Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Nje PD e ndare apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi qe te këtë vetem nje kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës percaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD eshte forca me e madhe dhe percaktuese e opozites dhe do te mbaje peshen me te madhe te kandidaturave. Nese PD eshte e bashkuar Opozita eshte e bashkuar. E kunderta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.
Gjatë prononcimit të dhënë sot, Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD duhet të futet e vetme në zgjedhjet lokale. Ai tha se PD duhet testuar dhe se demokratët presin ndryshimin. Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka arritur narrëveshje me aleatët për të garuar së bashku në zgjedhje. Konkretisht me Partinë Republikane, Partinë Agrare-Ambientaliste, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, Partinë për të drejtat e Njeriut dhe Partinë e Lirisë. Berisha dhe sot gjatë një takimi në Gjirokastër bëri me dije se ka rënë dakort me Partinë e Lirisë që drejtohet nga ish-presidenti Ilir Meta që kjo parti do mbështesë kandidatët që do të dalin nga primaret që do të zhvillohen në kampin Blu ndërsa fokusi i kësaj të fundit do jenë Këshillat Bashkiakë.
Lulzim Basha dhe Agron Kapllanaj BERAT- Është shoqëruar me debate të forta një takim i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Ba...
Ermonela Felaj TIRANË- Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. ...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka dorëzuar sot ne Kuvendin e Shqipërisë, në emër të Partisë Demokratike...
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis PRAGË- Kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në margjinat e S...
Eduard Shalsi TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi takimin që zhvilloi këtë paradite me am...
Sali Berisha dhe Taulant Balla GJIROKASTËR- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se hakërimi i sistemit TIMS është bërë q&eu...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se dhënia me PPP e Pallatit të Brigadave ësht&e...
Eduart Shalsi TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi deklaroi ditën e sotme se me ambasadoren Yuri Kim bisedoi p&eum...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë sa i përket ndërtim...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kandidatura e PD për Bashkinë e T...