LIVE UPDATES
Politike

Pallati i Brigadave me PPP, Zhupa: Plan masakrues i ministrisë së Kulturës

Sipas Zhupës ky është një plan tjetër i dhënies me PPP nga qeveria shqiptare. Deputetja e PD tha se përveç Pallatit të Brigadave me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës do të jepet me PPP edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik.

7 Tetor 2022, 16:17 Nga e.k
Pallati i Brigadave me PPP, Zhupa: Plan masakrues i ministrisë së
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se dhënia me PPP e Pallatit të Brigadave është një akt masakrues i Ministrisë së Kulturës.

Sipas Zhupës ky është një plan tjetër i dhënies me PPP nga qeveria shqiptare. Deputetja e PD tha se përveç Pallatit të Brigadave me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës do të jepet me PPP edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik.

DEKLARATA E INA ZHUPËS:

Ndodhem para Pallatit të Brigadave, Pallati Presidencial, një objekt me vlera kulturore dhe historike.

Në fakt kam ardhur këtu sot për të denoncuar një plan tjetër të dhënies me PPP nga qeveria shqiptare. Me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës ka parashikuar që Pallati Presidencial i njohur si Pallati i Brigadave, por edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik, të jepen me PPP. T’i jepen me koncension një privati të radhës, të zgjedhur nga qeveria.

Në planin e ri të menaxhimit, i cili shumë shpejt do të shndërrohet edhe në një marrëveshje që mund të na sjellë Ministria e Kulturës, parashikohet që në këto ambjente, në këtë zonë të mbrojtur, të ndërtohet një hotel akomodues, siç thotë plani, për delegacione të huaja apo për personalitete shqiptare. Të ndërtohet restorant, siç thotë plani, të ndërtohet një parking për vizitorët, të ndërtohen mjedise çlodhëse për vizitorët.  Pra, i gjithë fokusi është se si të ndërtojmë në këtë oaz të gjelbër. Se si të kafshojmë parkun dhe se si këto hotele, restorante t’ja japim një privati për përfitimet e tij. Ndërkohë që ky është një objekt me vlera historike, një objekt i cili është ofruar nga qeveria italiane shumë kohë më parë që të restaurohej falas për shkak të faktit që është projektuar nga arkitektë italianë.

Qeveria nuk e ka pranuar dhe e ka lënë në harresë këtë projekt që qeveria italiane i ka ofruar dhe e ka lënë të degradonte në këto 9 vite gjendja e Pallatit të Brigadave me arsyetimin që ashtu siç bënë me teatrin, për pak lagështi, të arsyetojnë që këtu duhet dhënë me koncension dhe PPP. Kjo është rruga që këta po zgjedhin për menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore. Dhe për ta ndalur këtë, ditën e mërkurë unë kam pasur senacën e parë dëgjimore në Komision pikërisht për ndryshimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, për t’i mbyllur rrugën njëherë e mirë çdo PPP-je që parashikohet nga qeveria për trashëgiminë tonë kulturore, për pasurinë tonë kombëtare.

Në rast se ligji miratohet, në rast se kalon ligji, mbyllet rruga njëherë e mirë këtyre koncensioneve, si ajo e Butritit, si kjo e Pallatit të Brigadave apo të tjera që kanë plane të menaxhimit të ngjashme. Mesa duket maxhoranca nuk e ka këtë vullnet sepse i ka ndarë planet dhe është gati për oligarkët e radhës, për bashkëpunëtorët e radhës, për klientët e radhës, për njerëzit që bashkëndajnë të mirat që vijnë nga trashëgimia kulturore shqiptare.

Megjithatë ne nuk do ndalemi, do bëjmë gjithçka të jetë e mundur për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, vlerat historike që ato përfaqësojnë për çdo shqiptar

ina zhupa partia demokratike pallati i brigadave me ppp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet