All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“100% dosje të hapura”/ Bardhi debaton me Felajn në Komisionin e Ligjeve: S’marrim pjesë në farsa (Dakortësia)

Gjatë mbledhjes, relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi.

7 Tetor 2022, 17:39 Nga F.M
“100% dosje të hapura”/ Bardhi debaton me Felajn në
Ermonela Felaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. Pas 4 orë debatesh në Komisionin e Ligjeve në Parlament, palët ranë dakort për të mos pasur më sekrete dhe për të hapur dosjet e për të mos pasur më sekrete. Përjashtim do të kenë rastet kur cënohet siguria kombëtare. Në sitë do të kalojnë edhe politikanët të cilët kanë marrë certefikatën e sigurisë nga komisioni i Bezhanit, duke i hapur rrugë dhe verifikimit të dosjes së ish-Presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhjes, relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi.

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Kemi bërë një amendament për të deklasifikimin e dosjeve, në momentin ku ramë të gjithë dakord që s’do të jetë më i klasifikuar sekret. Do të jetë një informacion i zakonshëm dhe në këtë kuptim qoftë për t’u njohur do duhet ta ketë çdo person, jo vetëm të prekurit, prandaj kemi propozuar që një parashikim i tillë që çdo person në duke ruajtur edhe rastet specifike, duke hequr, sa kohë janë deklasifikuar, nuk e bën vetëm për të lehtësuar punën e autoritetit, por edhe në kuadër të debatit publik që ekziston prej muajsh, hapje të plotë të dosjeve, ai informacion nuk mund të qëndrojë më i mbyllur, pas 32 viteve çdo qytetar shqiptar, çdo studiues, çdo gazetar mund t’i ketë.

Ermonela Felaj: Propozimi që na erdhi, ajo që sugjeron Bardhi shkon më tej,  se je bashkëpunëtor, se je i afërmi i tyre, ti si qytetar i thjeshtë s’do të shkosh , se rrëzon ligjin dhe autoritetin. Çfarë thotë ligji, që ke parim të mbrosh jetën private dhe jetën personale, është interesi ynë që njerëzit të mos i fusim në konflikt social, për të gjithë ata që kanë të drejtë të informohen. Unë e kam për detyrim si deputete që ne që në nisje kemi thënë që do punojmë për paktën e despiunizimit. Jam dakord për propozimin e autoritetit për të prekurit, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.

Gazment Bardhi: Unë nuk e kuptoj këtë logjikën që bie ligji dhe autoriteti, a është për hapjen e dosjeve, hapja e plotë dhe njohja e rrëzon autoriteti. A është për të hapur dosjet, kemi rënë dakord që të deklasifikojmë, nëse do e lëmë siç është që të drejtën e kanë vetëm ose bashkëpunëtorët ose të prekurit, as bashkëpunëtorët mund të mos kenë interes për veprimtari dhe as bashkëpunëtorët. S’mund të ketë as kritere as subjekte të posaçme.

Ermonela Felaj: Deklasifikimi do ta bëjë autoriteti, ai është një procedurë, kjo është pjesa e parë e gjë3se që duhet të biem dakord për termat, ne biem në kundërshti se cdo qytetar të njihet me këtë dokumentacion, se ky nuk ëhstë ligj i pastër lustracioni. Ne kemi aplikuar modelin gjerman, do të shtosh edhe të afërmit e bashkëpunëtorëve.

Gazment Bardhi: Ajo që kemi përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Informacioni për dosjet nuk mund të ketë rregull, të trajtohet si çdo informacion tjetër, dërgohet një kërkesë dhe i vihet në dispozicion, nëse nuk biem dakord, është krejtësisht i pazbatueshëm, nuk kemi deklaruar asgjë dhe ose bashkëpunëtorët, ose të prekurit kanë të drejtë për të marrë informacionin. Thelbi ishte hapja e dosjeve, do duhet që të garantojmë të drejtën e çdo qytetari.

Dashnor Sula: Çdo njeri që ka një pyetj , çdo qytetar mund të vijë.

Ermonela Felaj: Jemi pro hapjes që në vitin 2015, shumë njerëz kanë shkuar tek autoriteti i kanë parë dhe janë qetësuar. Ajo që Partia Socialiste kërkoi në nisje është certifikata e pastërtisë për çështjet Mezini dhe Bezhani. Kolegët deputetë nuk e kanë votuar ligjin e vitit 2015, ajo që i përket PD nuk e ka votuar këtë ligj, zoti Bardhi nuk ka qenë që t’i them e ka votuar nuk e ka votuar. Dosjet janë të hapura.

Gazment Bardhi: Ne nuk bëjmë pjesë e asaj fasade, hapim dosjet bëjmë transparencë, është parim, çdo qëndrim tjetër është qëndrim politik. Jemi për lustracionin, ne nuk e trajtojmë temën e bashkëpunëtorëve të shtetit si ushqim për pushtetin. Ose qëndrojmë tek parimi t’i hapim dosjet ose e mbyllim këtë temë. Duhet hapje 100% e dosjeve. Nuk marrim pjesë në këtë teatër.

komisioni i ligjeve 7 tetor 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen