LIVE UPDATES
Bota

Delawie në një intervistë për VOA: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.

22 Gusht 2023, 20:39 Nga m.s
Delawie në një intervistë për VOA: Kosova të
Greg Delawie

KOSOVE- Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë. Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon. Por në bisedën me kolegen Garentina Kraja, ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit.

Zëri i Amerikës: Shumë zëra në Kosovë dhe jashtë saj – siç ishte rasti me një letër që së fundmi politikanë dhe ligjvënës perëndimorë ia drejtuan diplomatëve të lartë në Uashington dhe BE – po bëjnë thirrje për një ndryshim qasjeje nga ajo që ata e konsiderojnë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, edhe në kushtet kur Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Cili është mendimi juaj për këto kritika?

Greg Delawie: Nuk mendoj se ka gjasa, që lidhja e krijuar që nga 1990-ta gjatë luftës së Kosovës për pavarësi, që është më shumë se politikë qeveritare, mund të thyhet. Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk mund të mohojmë se aktualisht ekzistojnë vështirësi në marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, për të cila Kosova, në njëfarë forme shpërfilli Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian… ngaqë qeveria nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-ve për të mos i dërguar me forcë në zyrat komunale kryebashkiakët.

Si përfundim, ndodhën trazira në maj, të cilat u udhëhoqën nga serbët e Kosovës, të cilët janë nën ndikim e Beogradit. Nuk mund të harrojmë, që serbët e Kosovës, sidomos në veri, janë nën ndikimin e Beogradit. Ata nuk janë aktorë të pavarur. Por, qeveria në një mënyrë e përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosë kryetarët e zgjedhur duke përdorur forcën. Në trazirat që pasuan, dhjetra paqeruajtës të KFOR-it u lënduan.

Mendoj që bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, protestat kundër rezultatit të tyre, dhe lëndimi i këtyre paqëruajtësve, ishin me të vërtetë sjellje që nuk mund të mbrohet, e që u pasua me arrestimin e disa policëve të Kosovës, brenda territorit të Kosovës, nga qeveria serbe. Ishte tejet provokuese.

Pa dashur që të justifikoj kontributin e saj tek dhuna, mendoj se Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, po të shihte se BE-ja dhe SHBA-të po i përgjigjeshin më me seriozitet kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës, ndaj vetë qytetarëve të Serbisë dhe ndaj rajonit.

Por, njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, me evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjesitë e saja për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përpjekjet për integrimin e tyre qartazi kanë shënuar rënie në dy vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Sipas vëzhguesve qëndrimi i zbutur ndaj Serbisë nuk ka sjellë rezultate. Si mendoni ju?

Greg Delawie: Fatkeqësisht, mendoj që Shtetet e Bashkuara dhe evropianët nuk po i përgjigjen si duhet dobësimit të demokracisë në Serbi. Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqëndrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, nuk mendoj se do t’i shërbejë ndokujt në të ardhmen afatgjatë. Autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit perëndimor aktualisht.

Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet.

Dhe mbase Kosova konsideron se nëse kjo qasje po funksionon për Serbinë, mbase mund të funksionojë edhe për të.

Por unë jam i sigurt që Kosovës nuk do t’i shërbente një strategji e tillë. Mendoj se Kosova duhet të angazhohet më shumë të bashkëpunojë me miqtë e saj, me vendet mike të saj që nga vitet 90, që kanë mbështetur pavarësinë dhe zhvillimin e saj.

Zëri i Amerikës: Si mund të përfitojë Kosova nga situata aktuale, nga shtimi i angazhimit diplomatik perëndimor përballë sfidave gjeopolitike në Evropë, por në të njëjtën kohë qëndrimi i Serbisë ndaj saj nuk ka ndryshuar?

Greg Delawie: Nuk duhet të kemi iluzione: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka në Evropë, dhe është më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Për të paktën këtë një vit e gjysëm, Ballkani Perëndimor është zëvendësuar si fuçi baruti i Evropës nga Rusia. Dhe si rajon, i duhet të gjejë rrugët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, të sillet në mënyrë më evropiane, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj si pjesë e integruar e Evropës, e bashkuar, në paqe, për anëtarësim në BE dhe NATO-s për atë që duan.

Zëri i Amerikës: Zyrtarët amerikanë dhe kritikët e qëndrimeve të qeverisë së Kosovës e kanë shprehur hapur se mungesa e fleksibilitetit nga qeveria e Kosovës luajti rol në vështirësinë mes marrëdhënieve dhe solli pasoja si pezullimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet e NATO-s apo anulimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të Kosovës në Uashington...

Greg Delawie: Mesa duket qeveria e Kosovës ka vendosur se nuk dëshiron të vazhdojë për momentin me çështjen e integrimit të serbëve të Kosovës, përfshirë, por jo vetëm, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo duket që është aryseja që ka ngjallur pakënaqësinë dhe reagimin e Uashingtonit. Bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm. Mendoj që zyrtarët në Uashington nuk po shohin bashkëpunimin e duhur nga qeveria e Kosovës dhe nga kënvështrimi i tyre, ata po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme.

Zëri i Amerikës: Cila është rrugëdalja për hartuesit e politikave në Kosovë dhe në Uashington nga kjo situatë?

Greg Delawie: Mënyra për të dalë nga kjo situatë është që të kthehemi tek ajo që Kosova ka dashur të jetë në fillim, një demokraci multietnike në Ballkanin Perëndimor; të gjejë rrugët se si të ecë drejt një të ardhmeje të tillë, me një gjithëpërfshirje më të mirë të serbëve të Kosovës dhe pakicave të tjera në vend.

Ajo që ka mbetur pezull që nga viti 2013 është asociacioni. Mendoj se është i rëndësishëm. Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë dhe të hartojë planin e vet për këtë asociacion e që të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Si diplomat me përvojë 35 vjeçare në fushën e negociatave, e di që po ta kesh mundësinë që ta bësh palën tjetër të punojë në bazë të një plani paraqitur prej teje, kjo është një plus. Nëse pala e kundërt e përpilon planin, atëherë pikënisja është ai plan. Dhe nëse qeveria e Kosovës nuk e ka hartuar një projekt-plan për asociacionin, atëherë është në pozitë disavantazhi.

Duhet një përfshirje më e mirë e serbëve, jo vetëm me asociacionin, por të gjendet mënyra se si ata ta ndjejnë se Kosova është shteti i tyre. Dhe duhet të ulen tensionet. Serbët janë pjesë integrale e vendit, ashtu si komunitetet e tjera. /Burimi i lajmit VOA

greg delawie

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet