LIVE UPDATES
Bota

Demokratët paraqesin projektbuxhetin për financimin e përkohshëm të qeverisë dhe ndihmat për Ukrainën

Votimi i parë që testoi shanset e projektligjit buxhetor u bë të martën në mbrëmje në Senat, ku u votua 72 me 23 në favor të vazhdimit me shqyrtimin e mëtejshëm të këtij propozimi.

28 Shtator 2022, 08:24 Nga I.A
Demokratët paraqesin projektbuxhetin për financimin e
Capitol Hill

SHBA- Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhetor për të financuar qeverinë federale deri më 16 dhjetor, për të ofruar mbështetje shtesë për Ukrainën, si dhe për të ndihmuar komunitetet që të marrin masa në përgjigje ndaj fatkeqësive të fundit natyrore.

Të dyja dhomat e Kongresit duhet ta miratojnë legjislacionin deri të premten, që është fundi i vitit fiskal, për të parandaluar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Kjo përfaqëson segmentin e fundit të punës së papërfunduar për ligjvënësit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Të dyja palët janë të etura për të përmbyllur punën dhe për t’i kushtuar më shumë kohë fushatës elektorale, duke ulur kështu rrezikun e një ndaljeje të punës së qeverisë federale.

Votimi i parë që testoi shanset e projektligjit buxhetor u bë të martën në mbrëmje në Senat, ku u votua 72 me 23 në favor të vazhdimit me shqyrtimin e mëtejshëm të këtij propozimi.

Projektligji ofron rreth 12.3 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, përfshirë trajnimin, pajisjet, armatime dhe mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qeverinë e Ukrainës. Ndihma do t’i shtohet rreth 53 miliardë dollarëve që Kongresi ka miratuar tashmë përmes dy projektligjeve të mëparshme.

Propozimi nuk përfshin kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për shpenzimin e 22 miliardë dollarëve për t'iu përgjigjur COVID-19 dhe 3.9 miliardë dollarëve për të luftuar kundër një epidemie të virusit të lisë së majmunit. Ligjvënësit republikanë dolën masivisht kundër financimit të këtyre masave për shëndetësinë.

Ndihma për fatkeqësitë natyrore në projekt-ligj përfshin 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar komunitetet e Nju Meksikos të rimëkëmben nga zjarri më i madh në historinë e këtij shteti; 2 miliardë dollarë për një fond që ndihmon rimëkëmbjen ekonomike të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë e fundit natyrore dhe 20 milionë dollarë për përmirësimet e infrastrukturës së ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza të autorizuara më parë për qytetin Jackson, Misisipi.

Projektligji do të sigurojë gjithashtu një miliard dollarë shtesë për një program që ndihmon familjet me të ardhura të ulëta të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre.

Ka patur një mbështetje të gjerë dypartiake për rritjen e ndihmës për Ukrainën. Projektligji përfshin 4.5 miliardë dollarë për të ndihmuar qeverinë e Ukrainës që të ofrojë shërbime bazë për qytetarët dhe autorizon presidentin të tërheqë 3.7 miliardë dollarë pajisje nga rezervat e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës. Përmban gjithashtu fonde për të zëvendësuar rezervat e pajisjeve dhe municioneve amerikane të dërguara në Ukrainë dhe për t'i ofruar Ukrainës mbështetje dhe trajnime në fushën e zbulimit.

“Me Rusinë që po zhvillon zgjedhje të rreme për të aneksuar pjesë të Ukrainës, populli ukrainas ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë për të vazhduar mbrojtjen e familjeve të tyre dhe mbrojtjen e demokracisë globale”, tha Ligjvënësja Rosa DeLauro, kryetarja demokrate e Komisionit për Buxhetin të Dhomës së Përfaqësuesve.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet