Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Laurent Bucyibaruta është zyrtari më i lartë i Ruandës që është përballur me gjykim në Francë për masakrën e vitit 1994, në të cilën vlerësohet se janë vrarë 800,000 tutsi dhe hutu breda 100 ditësh.
FRANCË- Një gjykatë në Francë të martën ka dënuar një ish-zyrtar të Ruandës me 20 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtor për gjenocid. Laurent Bucyibaruta është zyrtari më i lartë i Ruandës që është përballur me gjykim në Francë për masakrën e vitit 1994, në të cilën vlerësohet se janë vrarë 800,000 tutsi dhe hutu breda 100 ditësh.
Rasti ndaj këtij 78-vjeçari u përqendrua në disa takime “të sigurisë” që ai ose kishte urdhëruar ose kishte marrë pjesë. Prokurorët argumentuan se këto takime ishin thirrur për të planifikuar fushatën e vrasjeve. Specifikisht, ish-kryetari i provincës Gikongoro është akuzuar se ka joshur mijëra persona që të strehohen në një shkollë në këtë rajon, duke iu premtuar ujë, ushqim dhe mbrojtje. Disa ditë më vonë, në orët e para të 21 prillit, dhjetëra-mijëra tutsi u ekzekutuan, ngjarje që përbën një prej episodeve më të përgjakshme të gjenocidit.
Gjykata po ashtu tha se ka hetuar për përgjegjësinë e Bucyibarutas për masakrën në një shkollë tjetër, ku afër 99 tutsi u ekzekutuan më 7 maj 1994, por po ashtu ai është hetuar edhe për vrasjen e të burgosurve tutsi në burgun në Gikongoro, përfshirë edhe ekzekutimin e tre priftërinjve. Gjatë gjykimit, Bucyibaruta ka mohuar çdo përfshirje në vrasje. Në këtë gjykim janë marrë parasysh dëshmitë e 100 dëshmitarëve, përfshirë edhe të të mbijetuarve nga Ruanda, të cilët kanë dëshmuar qoftë në gjykatë, apo përmes video-lidhjes.
Bucyibaruta, i cili jeton në Francë që nga viti 1997, ka probleme shëndetësore dhe është lejuar që të qëndrojë në arrest shtëpiak gjatë gjykimit. Franca është përballur me presion nga aktivistët që të ndjekë penalisht të dyshuarit e gjenocidit në Ruandë, të cilët janë strehuar në Francë pas ngjarjeve në shtetin e tyre. Qeveria franceze në kohën kur ka ndodhur gjenocidi ka qenë mbështetëse e regjimit hutu, që atëbotë ishte në pushtet.
Marrë nga REL
John Kerry SHBA- Lufta e Moskës në Ukrainë nuk duhet të bëjë që të anashkalohen përpjekjet e Bashkimit Evropia...
Foto Ilustruese SHBA- Çfarë pritet të ndodhë tani që Gjykata e Lartë e hodhi poshtë të drejtën kushtetu...
Burgu i Kosoves KOSOVË- Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që ësht&eu...
Euro BRUKSEL- Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan të martën tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojn&e...
Pamje nga shperthimi UKRAINË- Ushtria e Ukrainës thotë se ka shkatërruar një depo municionesh ruse në qytetin...
Kuvendi maqedonas SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten, më 14 korrik, të mbajë seancën p&e...
Universiteti Kembrixh në Britani BRITANI- Në Britaninë e Madhe një seri vdekjesh të studentëve në rrethana misterioze ka...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti të martën ndërveprimet e tij me Uber, duke iu përgjigjur nj&eum...
OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë po modernizon "manualin e saj të integrimit gjinor", duke deklaruar se “seksi nuk ku...
Pamjet e sjella nga NASA SHBA- NASA të martën, më 12 korrik, publikoi edhe disa fotografi të reja të bëra nga teleskopi James...