LIVE UPDATES
Bota

Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, ta thërrasim ambasadorin serb për të shpjeguar

Atij iu ka përgjigjur kryetari i dhomës në parlamentin britanik, Lindsay Hoyle, duke thënë se është parim themelor kushtetues që deputetët të mund të flasin lirshëm në seancat e kësaj.

11 Korrik 2023, 20:38 Nga I.A
Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, ta thërrasim
Aleksandër Vuçiç

ANGLI- Parlamenti i Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj kërcënimeve që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë deputetes së këtij parlamenti, Alicia Kearns. Telegrafi shkruan se deputeti britanik Anthony Mangnall, gjatë një debati lexoi deklaratën e presidentit serb, Vuçiç, duke thënë se jo është deklaratë e papranueshme e një kreu të shtetit. Ai madje ka kërkuar që të thirret ambasadori serb për të shpjeguar qëllimin e asaj deklarate.

“U alarmova thellësisht kur pashë se e nderuara deputete për Rutland-in, kryetarja e Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme, u kërcënua nga presidenti i Serbisë, i cili në përgjigje të fjalimit të saj, tha se tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se çfarë po bëni, për të parë kush ju paguan dhe për të parë pse po e vendosni Republikën e Serbisë në një pozitë të tillë. Nëse qeveria e Britanisë së Madhe nuk është e gatshme të reagojë, nuk është problem”, tha ai.

Ai thekson se  nuk është thjesht një kërcënim për deputeten e Rutland-it, por një taktikë frikësuese. 

“Ne do të detyrohemi të reagojmë. Kjo është një deklaratë e papranueshme e një kreu shteti. Dhe nuk është thjesht një kërcënim për deputeten e Rutland-it, por një taktikë frikësuese për të gjithë deputetët. A mund të më qetësojë kryetari, ju lutem, se asnjë presion i ushtruar jashtë këtij vendi, veçanërisht nga qeveritë e huaja, nuk do të rrezikojë kurrë sigurinë ose privatësinë e deputetëve dhe se fuqia e plotë e Parlamentit, do të përdoret për të parandaluar taktikat e bullizmit dhe për të siguruar që deputetët mund të thonë të vërtetën. A nuk mendon edhe kryetari se ky është një moment në të cilin duhet thirrur ambasadori serb për të shpjeguar këtë qëndrim dhe deklaratë”, tha ai.

Atij iu ka përgjigjur kryetari i dhomës në parlamentin britanik, Lindsay Hoyle, duke thënë se është parim themelor kushtetues që deputetët të mund të flasin lirshëm në seancat e kësaj.

“Kërcënimet ndaj deputetëve që kryejnë punën e tyre janë krejtësisht të papranueshme, kushdo që i bën ato. Dhe përtej kësaj, i kujtoj deputetit të nderuar se çështjet e sigurisë operacionale nuk i diskutojmë publikisht dhe nuk duam që ato të shkojnë më tej. Ajo që unë do të thosha është sigurisht që ne e marrim seriozisht, dhe sigurisht që kushdo qoftë, çfarëdo pozite, qoftë ai një mbështetës, qoftë Komiteti i Përzgjedhur Gjerman, duhet të jetë në gjendje të flasë hapur dhe lirshëm pa frikë dhe rikujtoj shtetet e huaja se ata nuk kanë të drejtë të kërcënojnë askënd nga kjo Dhomë dhe jam i sigurte se kërkesa për të thirrur ambasadorin është dëgjuar, kjo nuk më përket mua siç e di, por unë sigurisht që kam ngritur zërin që kjo të ndodhë”, u shpreh Hoyle.

Njohësi i proceseve në Ballkanin Perëndimor, Jakub Bielamowicz, e ka quajtur sulm të turpshëm të Vuçiqit.

“Një sulm i turpshëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po kërcënon me një hetim kundër Alicia Kearns, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka folur për agresionin e Serbisë, përfshirë kontrabandë armësh me autoambulanca në kishat serbe në Kosovë”, u shpreh Bielamowicz.

Edhe deputeti gjerman, Michael Roth i ka dalë në mbrojtje deputetes britanike.

“Thjesht e neveritshme. Solidaritet i plotë me kolegen time”, shkruan ai.

alicia kearns anthony mangnall lindsay hoyle tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet