Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Prokuroria Speciale ka marrë sot në pyetje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi lidhur me hetimet për rastin 'Dehari', çështje e cila daton më 8 dhjetor të vitit të kaluar ku nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur 12 mostra të aktivistit të LVV-së Astrit Behari. • Në përfundim të dëshmisë me hetuesit, Abazi nuk ka pranuar të japë komente lidhur me rastin duke u shprehur se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe hetuesëve. • Ai gjithashtu nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Kurti, duke thënë se 'kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret'. • Nga ana tjetër, kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. • Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt. • 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. • Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. • Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. • Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat. Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me akuzat e depoutetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili më herët deklaroi se kreu i qeverisë duhet të merret në pyetje nga prokuroria pasi sipas tij ai kishte 'gisht' në zhdukjen e provave nga të Astrit Deharit aktivistit të LVV. Kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.
“Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta, është përgjigjur për këtë ministrja e Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet ne edhe i diskutojmë hapur në forumet tona, por në të njëjtën kohë secili deputet shpreh qëndrimet e veta. Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, tha ai.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.
“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen.
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka folur pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale, lidhur me çështjen e provave në rastin 'Dehari'. Abazi ka thënë para gazetarëve se çështja e provave të Astrit Deharit i takon Prokurorisë dhe hetuesisë dhe ai nuk mund të flasë.
“Ashtu siç e ka dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë. Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.
Haki Abazi, deklaroi të enjten janë zbuluar video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ai kërkoi nga Prokuroria që të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.
KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me deklaratat që ai bëri të enjten për rastin 'Dehari'. Pas intervistimit, Abazi ka folur para gazetarëve. Ai refuzoi të japë detaje se për çfarë është interesuar më shumë prokurori i rastit, ndërsa përdori edhe një fjali “kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet circus”, por nuk tregoi se kush është palaçoja.
"Ashtu sic kam marr ftesë nga prokuroria, unë i jam përgjigjur. Prokuroria ka shtruar pyetjet e veta, ka qenë jashtëzakonisht korrekt në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët e tjera janë absolutisht pjesë e Prokurorisë, ashtu siç e kam bërë deklaratën në hollin e Kuvendit. Është çështje e prokurorisë të merret me këtë cështje dhe të realizojë drejtësinë”, deklaron Abazi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që ai të zëvendësohet me bashkëpartiaken e tij Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Edhe në Komisionin për Stabilizim Asocim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha. Kjo u bë pas propozimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan. Më 15 shkurt, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për largimin e tij nga pozita e kryesuesit të komisionit. Ai në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pikërisht kjo dijeni dhe hulumtimi i Abazit i bërë në këtë drejtim, sipas tij, kanë sjellë deri te shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asociim edhe anatemimit të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari. Abazi javën e kaluar hodhi akuza të rënda lidhur me rastin, pasi kërkoi nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.
“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ishte shprehur Abazi.
Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.
“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.
Ditor Haliti, zv.drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se katër punëtorët e pezulluar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022, janë rikthyer në punë. I pyetur rreth akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur akses në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale. Abazi disa ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.