LIVE UPDATES
Bota

Dëshmitarë të rinj për të detajuar se si Trumpi e shtyu Departamentin e Drejtësisë të hetonte mashtrimin në zgjedhje

Komisioni i Kongresit që po heton shkaqet e trazirave të 6 janarit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së po dëgjon të enjten dëshmi se si ish-presidenti Donald Trump i nxiti zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të hapnin hetime rreth akuzave për mashtrime në zgjedhjet e vitit 2020, që ai shpresonte se do të përmbysnin rezultatin e humbjes së tij ndaj demokratit Joe Biden.

23 Qershor 2022, 22:42 Nga k.m.
Dëshmitarë të rinj për të detajuar se si Trumpi e shtyu
Donald Trump

Mediat amerikane njoftojnë se organet federale të rendit kanë kontrolluar shtëpinë e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë, i cili punonte gjatë kohës kur vendi drejtohet nga Presidenti Trump. Roli i zoti Jeff Clark, i cili mbrojti përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pritet të jetë pjesë e seancës dëgjimore që po heton sulmin e dhunshëm të 6 janarit në Kapitol.

Komisioni i Kongresit që po heton shkaqet e trazirave të 6 janarit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së po dëgjon të enjten dëshmi se si ish-presidenti Donald Trump i nxiti zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të hapnin hetime rreth akuzave për mashtrime në zgjedhjet e vitit 2020, që ai shpresonte se do të përmbysnin rezultatin e humbjes së tij ndaj demokratit Joe Biden.

Kryetari i Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve, Bennie Thompson tha se paneli do të shqyrtojë "përpjekjen e Trumpit për të korruptuar organin më të lartë të zbatimit të ligjit në vend", ashtu siç dëshmuan të martën zyrtarët shtetërorë të Arizonës dhe Xhorxhias, se Trumpi u përpoq pa sukses t'i detyronte ata të emëronin elektorë fals për ta ndihmuar atë të qëndronte në detyrë për katër vjet të tjera, ose të skualifikonte votat që tregonin se Joe Biden kishte fituar.

Seanca dëgjimore e së enjtes pritet të përqëndrohet pjesërisht në përpjekjet e supozuara të ish Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm Jeffrey Clark, për të nxitur në mënyrë të përsëritur zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë, që të hetonin pretendimet për mashtrime zgjedhore dhe për të detyruar disa shtete të kthenin mbrapsht rezultatet e tyre zgjedhore që tregonin se Joe Bideni kishte fituar.

Ndihmësit thonë se ish Presidenti Trump mendoi të emëronte zotin Clark si Prokuror të Përgjithshëm në vend të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Jeff Rosen, i cili, ashtu si paraardhësi i tij, ish-Prokurori i Përgjithshëm William Barr, tha se nuk kishte prova mashtrimi të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e zotit Biden.

Në një videoklip të shkurtër të shfaqur në fund të seancës dëgjimore të së martës, Richard Donoghue, i cili shërbeu si Zëvendësprokuror i Përgjithshëm nga dhjetori 2020 deri në janar 2021, tha se ai do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë nëse ish presidenti do të kishte emëruar zotin Clark si prokuror të përgjithshëm në javët e fundit të tij në detyrë.

Seanca dëgjimore e së enjtes është e pesta e këtij muaji, ndërsa komisioni i Kongresit po heton rolin e zotit Trump në nxitjen e sulmit në Kapitol, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e presidentit Joe Bidenit në Kolegjin Zgjedhor.

Rreth 2,000 mbështetës, të nxitur nga zoti Trump për të shkuar drejt Kapitolit, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, duke u përplasur me policinë, duke shkaktuar dëme në ndërtesë dhe duke plaçkitur zyrat brenda.

Më shumë se 800 nga protestuesit janë akuzuar për një sërë veprash penale dhe rreth 300 prej tyre kanë pranuar fajësinë, ose janë shpallur fajtorë nga gjykata dhe po vuajnë dënime, që shkojnë nga disa javë në më shumë se katër vjet burg.

Zoti Trump e ka kritikuar ashpër komisionin hetimor, të përbërë nga shtatë demokratë dhe dy republikanë, duke thënë se ai është i njëanshëm.

Seancat dëgjimore do të përfundojnë të enjten. Komisioni pritet t’i publikojë gjetjet e tij në fund të verës.

Ligjvenësi demokrat Jamie Raskin, anëtar i komisionit, u tha gazetarëve se "ne po marrim prova të reja të përditshme me një shpejtësi të madhe dhe po përfshijmë vazhdimisht informacionin e ri që po del."

"Ka prova që vijnë nga burime të ndryshme tani," tha ai, "dhe mendoj se njerëzit kanë parë se ne po drejtojmë një hetim serioz, që është i një natyre dypartiake, që është i përqëndruar vetëm në marrjen e fakteve të asaj që ndodhi, dhe shumë njerëz po vijnë tani me informacione të reja”.

Disa zyrtarë kryesorë në administratën e ish presidentit Trump kanë bashkëpunuar me hetimet e komisionit. Por të tjerët kanë refuzuar, duke shfrytëzuar në mënyrë të përsëritur të drejtën e tyre kushtetuese për të mos dëmtuar veten përmes dëshmisë, dhe nuk kanë pranuar t'u përgjigjen pyetjeve në lidhje me veprimet e ish presidentit Trump, si dhe veprimet e tyre në periudhën paszgjedhore dhe më 6 janar. Dy ish-këshilltarët e Trumpit, Steve Bannon dhe Peter Navarro, refuzuan të paraqiten në seanca dhe u paditën për mosbindje ndaj kërkesës së Kongresit./VOA

jeff clark donald trump

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit