13 Maj 2022, 23:09
Nga DOSJA
Lajcak, Bislimi dhe Petkovic
BRUKSEL- Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt sot në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave. Besnik Bislimi, kryenegocatior nga Kosova e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.
“Fatkeqësisht s’mund të raportoj se kemi arritur marrëveshje. Pritjet kanë qenë shumë të mëdhaja meqenëse takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe e cila me shkrim i ka konfirmuar z.Lajçak se sot do të vijë me propozim konkret për çështjen e targave, propozim i cili do të jetë në harmoni me kriteret e parapara në marrëveshjen e 30 shtatorit, do të thotë një propozim me zgjidhje të përhershme dhe në harmoni standardet më të mira të BE’së. Kjo ka qenë garancioni që na është ofruar neve për me udhëtu për Bruksel. Fatkeqësisht sot pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe, e cila thotë se e kemi një ide por s’mund ta shpalosim, kemi probleme politike e nuk mund ta sjellim. Thjesht në këtë drejtim udhëtimi ka qenë krejt i kot për arsye se ata si duket vetëm kanë ardhur në Bruksel sa për të krijuar lajmin për media se ata dëshirojnë të bisedojnë mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë ideje pa kurrfarë propozimi dhe zgjidhje. Arsyeja pse s’mund të themi se kemi marrëveshje është se pala serbe ka ikë para kohe në aeroport edhe nuk ka mund me qëndruar deri në qëndrimin final”, tha Bislimi.
Por kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç e ka fajësuar palën kosovare. Petkoviç ka thënë se nuk është takuar sy më sy me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, pasi që ai ka refuzuar të flas për Asociacionin e Komunave Serbe dhe çështjen e të pagjeturve të luftës.
Sipas mediave serbe, Petkoviç ka thënë se Beogradi ka treguar se është i përgjegjshëm për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ai ka thënë se negociatat e sotme në Bruksel janë vështirësuar edhe nga vendimi i Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“E shfrytëzova këtë moment që të protestoj fuqishëm kundër vendimit ilegal dhe unilateral të Prishtinës”, ka thënë ai para gazetarëve
Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel.
(I.A/dosja.al)
Bota
13 Maj 2022, 22:39
Bimet
SHBA- Shkencëtarët kanë rritur bimët në tokë hënore për herë të parë, një hap i rënd...
Bota
13 Maj 2022, 22:33
Oleg Morozov
RUSI- Një anëtar i parlamentit rus dhe një anëtar i lartë i partisë politike të Presidentit Vladi...
Bota
13 Maj 2022, 22:23
Tatiana Monko
UKRAINË- Një nënë ukrainase i ka quajtur ushtarët rusë "b*******s" pasi ata vunë në pianon e vajz&eum...
Bota
13 Maj 2022, 22:17
Iryna Venediktova
UKRAINË- Oficerët e zbatimit të ligjit në Ukrainë po hetojnë 41 ushtarakë rusë të dyshuar se...
Bota
13 Maj 2022, 22:14
Erdogan
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se po punojnë për të sqaruar qëndrimin e Turqisë lidhur me anëtarësimin e F...
Bota
13 Maj 2022, 22:03
Foto Ilustruese
RUSI- Bazuar në burime të hapura, shërbimi rus i BBC-së ka vërtetuar se emrat e 2,336 usht...
Bota
13 Maj 2022, 21:51
Foto Ilustruese
ANGLI- Dymbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga hepatiti misterioz që po zbulohet në mbarë botën. Da...
Bota
13 Maj 2022, 21:44
Foto Ilustruese
UKRAINË- Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrain&eum...
Bota
13 Maj 2022, 21:39
Frank Schwabe
GJERMANI- Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltiikanët e pozitës socialde...
Bota
13 Maj 2022, 21:32
Sergey Shoygu
RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu foli me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd ...