LIVE UPDATES
Bota

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

Megjithatë, përfaqësuesi në largim i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në një adresim me video tha se është arritur një pajtueshmëri e përgjithshme për rëndësinë e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

4 Qershor 2026, 22:40 Nga E. D

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri

BOSNJE HERCEGOVINË- Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC) nuk arriti pajtim për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të lartë në Bosnje në mbledhjen e mbajtur në Sarajevë të enjten. Megjithatë, përfaqësuesi në largim i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në një adresim me video tha se është arritur një pajtueshmëri e përgjithshme për rëndësinë e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

“Këto konsultime do të vazhdojnë gjatë qershorit dhe të gjithë pjesëmarrësit shpresojnë që kandidati për këtë pozitë të zgjidhet me konsensus në ditët në vijim, me qëllim që dorëzimi i detyrës të bëhet deri më 30 qershor”, tha ai.

Sipas tij, kandidati i zgjedhur do të mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe do t’u ofrojë ndihmë autoriteteve të Bosnjës në zbatimin e reformave, përkatësisht programit “5+2”, i cili i detyron autoritetet të zgjidhin çështjen e ndarjes së pronës shtetërore dhe ushtarake, të zbatojnë vendimin përfundimtar për Distriktin e Bërçkos, të sigurojnë qëndrueshmërinë fiskale të shtetit dhe të forcojnë sundimin e ligjit.

Ndër kushtet janë gjithashtu nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe një vlerësim pozitiv i situatës politike në vend nga Këshilli për Zbatimin e Paqes. Deri më tani janë përmbushur dy kushte: MSA-ja është nënshkruar në vitin 2008, ndërsa statusi i Distriktit të Bërçkos është përcaktuar me amendament kushtetues një vit më vonë. Kushtet e tjera janë përmbushur vetëm pjesërisht ose ende nuk janë realizuar.

“Shpresoj që në javët e ardhshme t’ia dorëzoj detyrën përfaqësuesit të ri të lartë të emëruar për Bosnje e Hercegovinën”, tha Schmidt.

Schmidt kishte paralajmëruar në prill tërheqjen nga funksioni që e ka ushtruar për pesë vjet, por vetëm pasi të zgjidhet pasardhësi i tij, “për shkak të nevojës për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale” para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, të planifikuara për në tetor.

Kush janë kandidatët për përfaqësuesin e ri të lartë?

Ndër kandidatët më të përmendur është Antonio Zanardi Landi, diplomat italian 76-vjeçar, i cili ka qenë ambasador i Italisë në Rusi, si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Emërimi i tij mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Një tjetër kandidat është Rene Troccaz, aktualisht i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, i cili gëzon mbështetjen e Francës dhe disa vendeve të tjera.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania dëshirojnë të ruajnë modelin e tanishëm, i cili i jep përfaqësuesit të lartë kompetenca për të imponuar ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë të zgjedhur në rast të bllokadave politike ose institucionale apo shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit. Nga ana tjetër, administrata në Uashington mbështet zvogëlimin gradual të rolit ndërhyrës të OHR-së dhe mbështetjen më të madhe te institucionet dhe politikanët vendas.

Cili është roli i përfaqësuesit të lartë në Bosnje?

Funksioni i përfaqësuesit të lartë, me status të misionit diplomatik në Bosnje, është krijuar në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Përgjithshme për Paqen në Bosnje, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit për Paqe, e arritur më 21 nëntor 1995 në bazën ushtarake amerikane në Dejton dhe e nënshkruar më 14 dhjetor 1995 në Paris. Konkretisht, ai është përcaktuar me Aneksin 10 të marrëveshjes, me detyrën për të mbikëqyrur zbatimin e saj. OHR-ja ka kompetencën për “interpretimin përfundimtar” të marrëveshjes mbi zbatimin civil të paqes.

Që nga korriku i vitit 2020, në OHR punojnë 13 shtetas të huaj, përfshirë katër diplomatë të emëruar nga qeveritë e vendeve të tyre, si dhe 76 anëtarë të stafit vendas. Të tetë përfaqësuesit e deritanishëm të lartë kanë qenë diplomatë evropianë, ndërsa të gjithë 12 zëvendësit e parë kanë qenë diplomatë amerikanë. Financimi i OHR-së sigurohet nga Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC).

Çfarë është PIC?

Në kohën midis nismës për Marrëveshjen e Dejtonit më 21 nëntor 1995 dhe nënshkrimit të saj në Paris më 14 dhjetor 1995, në Londër më 8 dhe 9 dhjetor 1995 u mbajt Konferenca për Zbatimin e Paqes, ku u themelua Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje (PIC).

PIC përbëhet nga 55 shtete, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Ukrainën, Arabinë Saudite, Marokun dhe Shqipërinë, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Këshilli i Evropës, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe ish-Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), e cila u mbyll më 31 dhjetor 2017.

Konferenca e Londrës krijoi gjithashtu Bordin Drejtues të PIC-it, i cili vepron nën kryesimin e përfaqësuesit të lartë, i përcaktuar si “krahu ekzekutiv” i PIC-it. Në punën e PIC-it marrin pjesë SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Japonia dhe Kanadaja, si dhe Turqia, e cila përfaqëson vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), së bashku me disa vende të tjera evropiane.

Rusia pezulloi anëtarësimin e saj në PIC në vitin 2022 dhe kërkon mbylljen e OHR-së, një qëndrim që mbështetet edhe nga Kina, si dhe nga përfaqësues politikë të entitetit Republika Sërpska dhe pjesërisht nga Federata e Bosnje e Hercegovinës. Kreu i OHR-së nuk mund të marrë vendime nëse vendet anëtare të Bordit Drejtues të PIC-it nuk pajtohen me to. Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) emëron përfaqësuesin e ri të lartë, ndërsa emërimi i tij më pa konfirmohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së./REL

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet