LIVE UPDATES
Bota

Dhjetëra të vrarë në Gazë, teksa përgatitjet rreth bisedimeve për armëpushim po vijojnë

Në mesin e të vrarëve janë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Ata humbën jetën kur një sulm ajror izraelit e goditi shtëpinë e tyre në qytetin Han Junis mëngjesin e së shtunës, sipas Spitalit Nasser, ku u dërguan trupat e tyre dhe të plagosurit.

24 Gusht 2024, 22:41 Nga I.A
Dhjetëra të vrarë në Gazë, teksa përgatitjet rreth
Gaza

GAZA- Së paku 50 palestinezë janë varë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Rripit të Gazës, thanë zyrtarët të shtunën. Izraeli kreu sulme ajrore derisa përgatitjet për bisedimet e nivelit të lartë për armëpushim vazhduan të shtunën në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Në mesin e të vrarëve janë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Ata humbën jetën kur një sulm ajror izraelit e goditi shtëpinë e tyre në qytetin Han Junis mëngjesin e së shtunës, sipas Spitalit Nasser, ku u dërguan trupat e tyre dhe të plagosurit.

Në këtë spital u dërguan trupat e 33 njerëzve të vrarë nga tri sulme të ndara ajrore brenda dhe përreth Han Junisit. Spitali i Martirëve Al-Aqsa tha se i ka pranuar trupat e tre personave të vrarë nga një sulm tjetër. Shtatëmbëdhjetë të tjerë u vranë kur një sulm ajror goditi një rrugë në Han Junis, përfshirë udhëtarë dhe kalimtarë rasti, tha Spitali Nasser.

Ushtria e Izraelit tha se është duke i shqyrtuar raportimet, por nuk deshi të komentojë. Associated Press raportoi se gazetari i saj në spitalin e Gazës i ka numëruar trupat dhe e ka xhiruar varrimin e tyre në oborrin e spitalit.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Ekspertët u takuan të shtunën për t’i zgjidhur cështjet teknike dhe për ta hapur rrugën për bisedimet e nivelit të lartë të dielën, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit.

Një delegacion i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – mbërriti të shtunën në Kajro për t’u takuar me zyrtarët e Egjiptit dhe Katarit, tha zyrtari i Hamasit Mahmod Merdaëy. Ai theksoi për Associated Press se Hamasi nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedime të dielën, por do të njoftohet nga Egjipti dhe Katari.

Përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit në Gazë janë rritur, për shkak të frikës nga rreziku i shpërthimit të një lufte të gjerë rajonale, pas vrasjes së dy liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut, për të cilat u fajësua Izraelit, dhe kërcënimeve për hakmarrje.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime rreth korridorit Filadelfi përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, dhe korridorit Netzarim në mes të territorit. Hamasi kërkon tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë se Izraeli duhet ta kontrollojë korridorin Filadelfi, duke thënë se qëllimi është të parandalohet riarmatosja e Hamasit dhe përsëritja e sulmit të 7 tetorit në Izrael. Ai gjithashtu i mohoi raportimet se Izraeli është i gatshëm të pranojë vendosjen e një force ndërkombëtare në atë korridor./REL

gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj