LIVE UPDATES
Bota

VOA: Demokratët pro-palestinezë të zhgënjyer nga Kuvendi në SHBA

Protestuesit pro-palestinezë u përpoqën shumë por nuk arritën të ndryshonin mbështetjen e Nënpresidentes Kamala Harris për Izraelin. Ajo theksoi mbështetjen e saj për Izraelin gjatë fjalimit për pranimin e kandidaturës së partisë, ndërsa ripohoi të drejtat e palestinezëve.

24 Gusht 2024, 18:08 Nga I.A

VOA: Demokratët pro-palestinezë të zhgënjyer nga Kuvendi

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris ripohoi mbështetjen e saj për Izraelin gjatë fjalimit në kuvendin demokrat ku pranoi zyrtarisht të emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara. Ajo la të kuptohet se nëse zgjidhet, administrata e saj nuk do të devijojë nga politika që ka ndjekur Presidenti Biden lidhur me luftën në Gazë. Siç njofton nga Çikagoja korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, delegatët pro-palestinezë thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë kushtëzimin e ndihmave ushtarake amerikane për Izraelin.

Protestuesit pro-palestinezë u përpoqën shumë por nuk arritën të ndryshonin mbështetjen e Nënpresidentes Kamala Harris për Izraelin. Ajo theksoi mbështetjen e saj për Izraelin gjatë fjalimit për pranimin e kandidaturës së partisë, ndërsa ripohoi të drejtat e palestinezëve.

“Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t'i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha Nënpresidentja Harris.

Thirrjet për embargo armësh ndaj Izraelit ranë në vesh të shurdhër. Platforma e rënë dakord nga demokratët riafirmon mbështetjen për Izraelin, një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete.

Zonja Harris ka qenë më e zëshme për mbrojtjen e jetëve palestineze. Por ndihmësit e saj aktualë dhe të mëparshëm thonë se politika e saj ndaj Izraelit nuk ka gjasa të ndryshojë nga ajo e Presidentit Biden.

Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Halie Soifer, drejtuese e Këshillit Demokratik Hebre të Amerikës.

“Kam qenë këshilltarja e saj për sigurinë kombëtare në Senat. E di që ajo është një mbështetëse e vendosur e marrëdhënieve SHBA-Izrael, sepse është në interesin e sigurisë tonë kombëtare”.

Politika e jashtme përcaktohet nga shumë më tepër sesa opinioni publik, edhe pse sondazhet tregojnë se një numër në rritje amerikanësh duan që udhëheqësit e tyre të pakësojnë mbështetjen për Izraelin.

270 delegatë në kuvend i kërkuan zonjës Harris që ta kushtëzojë ndihmën për Izraelin, nëse ajo i fiton zgjedhjet. Kjo përpjekje po drejtohet nga 30 delegatë të pavendosur, ose më pak se 1%. Zonja Harris mori emërimin nga shumica dërrmuese. Delegatët e pavendosur thonë se nuk janë dekurajuar.

Zëri i Amerikës bisedoi me delegaten e pavendosur nga Havai, Inga Gibson.

“Kam zbuluar se shumë njerëz na mbështesin për këtë çështje, por ata nuk e dinë si të përfshihen. Ndihem sikur tashmë kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”.

Gaza është një çështje ku demokratët kanë mospajtime. Delegatët pro-palestinezë ishin të pakënaqur që drejtuesve të tyre iu dha mundësia vetëm për të folur në takimet dytësore, ndryshe nga prindërit e një pengu amerikan të marrë nga Hamasi, të cilët iu drejtuan kuvendit.

Delegatët pro-izraelit thonë se çështja nuk duhet të krijojë ndarje brenda partisë. Andrew Lachman është delegat nga Kalifornia.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për civilët në Gazë, por gjithashtu jemi të shqetësuar për sigurinë e popullit izraelit”.

Studiuesit e lëvizjeve sociale thonë se duhet kohë dhe punë për t'i tjetërsuar protestat në axhendë. Zëri i Amerikës bisedoi me sociologen Elisabeth Clemens të Universitetit të Çikagos.

“Përmes krijimit të koalicioneve, negociatave dhe kompromisit dhe gjetjes së një rruge përpara që pothuajse nuk arrin kurrë deri në atë pikë që shpresojnë protestuesit, por megjithatë është një ndryshim i rëndësishëm”.

Zëdhënësja e pavendosur e Lëvizjes Kombëtare, Lyla Elabed, thotë se ata janë të vendosur.

"Strategjia jonë nuk është që ta braktisim Partinë Demokrate, por ta revolucionarizojmë atë dhe të dëgjojmë bazën e saj”.

Pragmatizmi është çelësi, thotë Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, i cili është mysliman dhe simpatizant i kauzës palestineze.

“Duhet të fitosh që të kesh pushtet. Po shtohet mbështetja për zonjën Harris. Shanset për sukses janë më të larta”.

Megjithëse asnjë nga kërkesat e tyre nuk u plotësua, delegatët pro-palestinezë thonë se janë të vendosur në kauzën e tyre./ VOA

kamala harris

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet