LIVE UPDATES
Bota

Gjenocidi ndaj Palestinës/ Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur me embargon ndaj Izraelit

Protestat kundër tregtisë me Izraelin po vazhdojnë në të gjithë Turqinë. Partitë opozitare po publikojnë pa ndërprerë imazhe në rrjetet sociale që dënojnë tregtinë me Izraelin dhe fajësojnë Presidentin turk Erdogan.

24 Gusht 2024, 18:33 Nga I.A
Gjenocidi ndaj Palestinës/ Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Embargoja e Turqisë ndaj tregtisë me Izraelin është vënë në qendër të vëmendjes mes pretendimeve të opozitës se ajo po shkelet vazhdimisht. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, akuzat po bëhen ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën përpjekje të luajë një rol qendror në përpjekjet për të ndalur luftën e Izraelit ndaj Hamasit.

Protestat kundër tregtisë me Izraelin po vazhdojnë në të gjithë Turqinë. Partitë opozitare po publikojnë pa ndërprerë imazhe në rrjetet sociale që dënojnë tregtinë me Izraelin dhe fajësojnë Presidentin turk Erdogan.

Demonstratat po mbahen pavarësisht shifrave zyrtare që tregojnë se tregtia dypalëshe prej shtatë miliardë dollarësh ka rënë në zero. Zoti Erdogan vendosi një embargo tregtare ndaj Izraelit në muajin maj. Por analistët thonë se tregtia po vazhdon përmes palëve të treta.

“Ne duhet të kuptojmë se një pjesë e kësaj tregtie do të vazhdojë. Ajo do të devijohet drejt vendeve të treta dhe tregtia do të ndjekë këtë rrugë”, thotë Sinan Ulgen nga Qendra për Ekonomi dhe Studime të Politikës së Jashtme.

Rrjeti turk i lajmeve Evrensel ka zbuluar se pavarësisht se kompanitë turke kanë regjistruar zero eksporte drejt Izraelit, eksportet e tyre për në territoritet palestineze janë rritur 1000%.

Shtypi izraelit gjithashtu ka zbuluar se grupi më i madh turk i biznesit ka aksione në një kompani energjetike që furnizon ushtrinë izraelite. Kompania Zorlu ka njoftuar se do të fillojë heqjen e investimeve nga Izraeli.

Analistët thonë se tregtia që po vazhdon zbulon se sa e vështirë është për partinë e zotit Erdogan, AKP që të zbatojë embargon e plotë.

“Ka shumë lidhje ekonomike, lidhje të ngushta në mes të qarqeve të biznesit të lidhura me AKP-në dhe bizneset izraelite. Kjo ka shumë gjasa të jetë arsyeja pse ky qëndrim hipokrit po vazhdon”, thotë Soli Ozel nga Universiteti Kadir Has, në Stamboll.

Embargoja turke megjithatë ka filluar të shfaqë pasojat sipas shtypi izraelit. Bllokada tanimë ka rritur çmimin e frutave dhe perimeve, të cilat më parë importoheshin nga Turqia.

“Embargoja po funksionon. Pavarësisht që disa gjëra sigurohen përmes vendeve të treta dhe disa mallra shkojnë tek autoriteti palestinez dhe nga atje, përmes tregtarëve ambulantë futen në Izrael. Megjithatë, ka patur një rënie të madhe të tregtisë”, thotë Gallia Linderstrauss nga Instituti i Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz gjatë këtij muaji e vlerësoi zotin Erdogan për qëndrimin e tij ndaj Izraelit, ndërsa ishte për vizitë në Turqi.

Megjithatë, partitë konservatore islamiste vazhdojnë të vënë në shënjestër zotin Erdogan duke vënë theksin tek vazhdimi i tregtisë me Izraelin. Analistët paralajmërojnë se Presidenti mund të paguajë një çmim të lartë.

“Nga këndvështrimi i zgjedhjeve, nëse merr parasysh sondazhet, qëndrimi ndaj Izraelit i ka shkuar për shtat më shumë kundërshtarëve të zotit Erdogan”, thotë Soli Ozel,

Ndërsa vazhdon lufta e Izraelit ndaj Hamasit, protestat në Turqi kundër tregtisë me Izraelin me gjasë do të vazhdojnë të vënë në shënjestër Presidentin Erdogan, gjë që sipas analistëve nuk do ta ndihmojë partinë e tij AKP e cila nuk ka dalë mirë në sondazhe./VOA

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj