LIVE UPDATES
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miraton rezolutën për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Në rezolutën e propozuar nga Komisioni për Punët e Jashtme më 29 korrik të vitit të kaluar, në qëndrimin e Kongresit thuhet se “duhet të sillen para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve amerikanë në Serbi, Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi në korrik 1999”, dhe se SHBA-ja duhet të "sigurojë resurse të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar plotësisht përpjekjet e Serbisë për të hetuar dhe ndjekur penalisht individë të tillë."

15 Korrik 2022, 20:00 Nga I.A
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miraton rezolutën
vëllezërit Bytyqi

SHBA- Më 14 korrik, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi rezolutën për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, në vitin 1999-të në Serbi. Lajmi u publikua në faqen e internetit të Kongresit Amerikan.

Në rezolutën e propozuar nga Komisioni për Punët e Jashtme më 29 korrik të vitit të kaluar, në qëndrimin e Kongresit thuhet se “duhet të sillen para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve amerikanë në Serbi, Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi në korrik 1999”, dhe se SHBA-ja duhet të "sigurojë resurse të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar plotësisht përpjekjet e Serbisë për të hetuar dhe ndjekur penalisht individë të tillë."

Sipas pikës dy të rezolutës, është e papranueshme që asnjë individ nuk është shpallur ndonjëherë fajtor për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, apo për ndonjë krim tjetër që lidhet me vrasjen e tyre, dhe se asnjë individ nuk përballet aktualisht me akuza mbi këto krime.

Në pikën tre të rezolutës shkruhet se qeveria e Serbisë, ministritë dhe shërbimet e saj përkatëse, duke përfshirë Prokurorinë e Krimeve të Luftës të Serbisë, duhet t'i japin përparësi hetimit dhe ndjekjes penale sa më shpejt të jetë e mundur të zyrtarëve aktualë ose të mëparshëm që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e tyre.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të sigurojnë burime të mjaftueshme për të ndihmuar plotësisht dhe monitoruar siç duhet përpjekjet e qeverisë së Serbisë, ministrive dhe zyrave të saj përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejt të jetë e mundur ata persona që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi.”, thuhet në pikën e katërt të rezolutës.

Në pikën e pestë apo të fundit, SHBA-ja thekson se progresi në zbardhjen e këtij rasti apo mos-zbardhja e tij duhet të jetë një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Serbisë.

Rezoluta u propozua nga kongresmeni republikan nga shteti i Nju Jorkut, Lee Zeldin dhe 423 kongresmenë votuan pro rezolutës, një ishte kundër, ndërsa gjashtë prej tyre nuk votuan.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë.

Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në shkurt të vitit 2019 se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe se Serbia po bën gjithçka që duhet për të hetuar rastin.

Marrë nga REL

yll bytyqi agron bytyqi mehmet bytyqi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait