LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë, kujdestaret e rrahin e filmojnë, vihen në pranga. Reagimet: Tmerr!

• Një e moshuar ka pasur fatin e keq të bjerë në duart e disa kujdestareve të liga që e kanë dhunuar, keqtrajtuar, filmuar e tallur gjithashtu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë dhe pamjet janë publikuar nga të gjitha mediat. • Në video shihet Aurona Pelaj që bashkë me koleget e saj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi dhunojnë e filmojnë të moshuarën, e cila përpiqet të mbrohet. • Autoritetet kanë dalë me njoftim zyrtar pas shpërndarjes së pamjeve dhe kanë bërë me dije se 3 prej punonjësve janë vënë në pranga, ndërsa të tjerat po hetohen. • Dhuna makabre ndaj të moshuarës ka nxitur dhe reagime në rrjet. Fëmijët e gruas në fjalë janë shprehur të tmerruar dhe kanë kërkuar llogari nga institucionet për këtë ngjarje të rëndë që i ka lënë pasoja nënës së tyre, ndërsa personazhë publikë po publikojnë statuse të ndryshme. Ata u kanë vendosur dhe pseudonimin ‘monstra’ dhunueseve.

33 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Infermierja dhunoi të moshuarën, zbardhet DOSJA, si u justifikua e reja: Na dhunoi e para, shkova dhe ndihmova koleget. Do i ndërronim pampersin

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Qendra e azilit "Orenda"

PEJË- Është zbardhur dëshmia e infermieries Aurona Pelaj, emri i të cilës doli pas pamjeve tronditëse të publikuara nga qendrën “Orenda” në Pejë, ku u zbulua se keqtrajtoi brutalisht një të moshuar (Miniere Nurjan) bashkë me 3 punonjëse të tjera, ngjarje e cila ngjalli shumë reagime nga opinioni publik.  Pelaj ndodhet në qeli dhe ka dëshmuar para hetuesve lidhur me rastin në fjalë. Infermierja e cila është shprehur e penduar pretendon se të moshuarën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshm,e për shkak se dje është shkarkuar nga detyra dhe puna në qendrën "Orenda". 

Pelaj ka dëshmuar para hetuesve policorë se ditën kur keqtrajtoi të moshuarën kishte shkuar të ndihmojë koleget, të cilat po merreshin me të, pasi sipas saj ajo ka qenë agresive. Dhunën që ka ushtruar të moshuarës ajo e ka justifikuar, duke thënë se e moshuara e ka sulmuar e para pasi kishte kaluar kriza nervoze dhe ka shkaktuar telashe në ambientin e qendrës. 

Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mia kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo.

Në dëshminë e saj para hetuesve dhe efektivëve të Policisë, infermierja që keqtrajtoi të moshuarën pretendon se veprimi i saj është i drejtë pasi e ka mësuar në shkollë që të përgjigjet me dhunë në rast se pacienti me probleme psikike e sulmon. 

Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mia janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll.”, tha Pelaj. 

Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo është pezulluar nga puna ditën e djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.

Më herët, lidhur me rastin Dosja.al raportoi se Pelaj ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para cash. Pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale kanë tronditur jo pak opinionin publik. Aty shihet se si një nga punonjëset më konkretisht infermierja Aurona Pelaj e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma. Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vajza e së moshuarës që u dhunua në Pejë: Paguajmë 600 € në muaj. Ky është fundi i botës!

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Zheneta Nura

KOSOVË- Vajza e gruas së moshuar që u dhunua në qendrën e azilit në Pejë nga një infermiere ka folur rreth këtij rasti. Zheneta Nura tregoi gjendjen e saj psikologjike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugën drejt Pejës pasi i treguan videon e rëndë. Veç kësaj, ajo shtoi se automatikisht, sapo arriti në qendrën "Orenda", e mori nënën për ta dërguar në shtëpi.

Nura tregon gjithashtu se familja e saj paguante 600 euro në muaj për shërbime ndaj të ëmës në qendrën private të azilit të të moshuarve, që sipas saj, kishte standartet e një qendre zviceriane.

"Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës", tha ajo në RTV Dukagjini.

E moshuara u dhunua para disa ditësh në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Punonjëset e tjera ishin ato që filmonin. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngjallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. Vajza e katërt po hetohet. Familjarët e infermieres Pelaj, kërkojnë që drejtësia të veprojë ndaj vajzës së tij.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur e moshuara largohet duke qarë nga azili ku u torturua

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
E moshuara e dhunuar

KOSOVË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur e moshuara nga Peja largohet nga azili ku sdhunohej. Pamjet janë publikuar nga Nacionale dhe e moshuara shihet me lot në sy. Pranë i qëndron vajza, që e puth në ballë.


E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

E moshuara e dhunuar në Pejë, aktorja tregon si e siguroi videon: Ma dërguan në rrjetet sociale

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aktorja Kaltrina Zeneli

TIRANË- Aktorja Kaltrina Zeneli tha se videon ku shihej e moshuara duke u dhunuar ia kishin dërguar. Në një lidhje në "Opinion", Zeneli shpjegoi se videoja i është dërguar në rrjetet sociale nga një person i panjohur që i kishte kërkuar ndihmë se si mund të denonconte një rast dhune. Ajo tha se pasi ka parë videon e dërguar, vendosi që ta publikonte në rrjetet sociale dhe më pas mediat të kontaktonte mediat.

“Më ka ardhur prej një personi të panjohur më ka shkruar në rrjetet sociale dhe më ka pyetur një dhunë dhe fillimisht nuk më ka treguar se për çfarë bëhej fjalë. I thash thirr policinë. Më tha më gjej një numër, më vonë thash a ka shkuar në polici. E di, më ka dërguar videon, nuk më është dashur më shumë, më është lutur që të mos e tregoj se kush është ai person. Kur e pash jam shtanguar, isha në prova dhe vetëm kam mbetur. E kam marrë videon dhe e kam postuar, pastaj nuk dija unë kujt ti drejtohesha. E publikova në rrjetet sociale dhe etiketova mediat, pastaj kam filluar të thërres kolegët e mi që punojnë në media dhe iu kam kërkuar të marrin masa. Pasi kanë marrë videon kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes”,-tha Zeneli.

3 VITE ME PARE

Kush ishte djali i të moshuarës? Taulant Nura, dëshmori që iu nda trupi në dy pjesë, njëra u varros në Kosovë, tjetra në Serbi

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Taulant Nura

KOSOVË- Gruaja që u dhunua brenda qendrës së të moshuarve në Pejë, është nëna e tre fëmijëve. Një vajzë dhe dy djem. Një prej tyre është dhe Taulant Nura, dëshmor i Kosovës. Nura është vrarë në moshën 17-vjeçare gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

Banesa e tyre së bashku me të gjitha kujtimet e u dogjën gjatë luftës. Ndërkohë që familja Nura ka mundur të shpëtojë shumë pak foto të Taulantit. Sipas informacioneve mësohet se trupi i dëshmorit 17-vjeçar ishte ndare ne dy pjesë, dhe u varros një pjesë në Kosovë dhe një pjesë në Serbi.

 

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Taulant Nura

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Reagimet e personazheve publikë për gruan e dhunuar, Buzhala: Granitat e mbushin gojën plot, por s’japin donacione

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Gazetari Berat Buzhala

TIRANË- Gazetari Berat Buzhala thotë se personazhët publikë kanë reaguar në rrjetet sociale, shkruajnë statuse e flasin për gruan e moshuar që u dhunua në Pejë, por nuk japin donacione. Në një lidhje me ‘Skype’ në “Opinion”, Buzhala tha se ata flasin për nënat e të rënëve në luftë, por nuk dhurojnë asgjë për to.

“Në Kosovë mendohet se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara. Unë i kam takuar edhe vetë. Janë mijëra nëna ushtarësh të rënë në luftë që sot jetojnë në kushte të mjerueshme. Ndaj do të doja t’i shihnin këta Grabitat e këta trimat që mbushin gojën plot në rrjetet sociale e flasin për luftën. Por nuk bëjnë asnjë donacion,”- tha Buzhala.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Makabriteti me të moshuarën, Buzhala: Ajo infermierja kërkon të tregojë forcën, është dhunuar nga të tjerë

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Berat Buzhala

TIRANË- Gazetari Berat Buzhala është shprehur se Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi të moshuarën në qendrën e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë është gjithashtu një njeri i dhunuar. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Buzhala thotë se vajza në fjalë kërkon të tregojë protagonizëm para një personi të dobët para saj. Ai tha më tej se edhe ajo me siguri është dhunuar nga persona të tjerë, ndaj sot kërkon të tregojë që ka forcë.

“Lexova sot njerëz të njohur, personazhë publikë që që kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale që thoshin ‘ato duhen tërhequr zvarrë rrugëve të Prishtinës. Një akt makabër që zëvendëson një tjetër akt më makabër. Ajo vajzë aty kërkon që të tregojë protagonizëm personal, fuqinë para një të dobëti, para viktimës së saj. Unë mendoj se ajo gjithashtu është dhunuar nga dikush tjetër,”- tha Buzhala ndër të tjera.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë ishte e tmerrshme, nuk ka qytetar...

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar mbi dhunën që ka pësuar e moshuara në azilin e Pejës. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se pamjet ishin të tmerrshme dhe se s'ka qytetarë që nuk janë të shokuar. Po ashtu, ai theksoi se institucionet kanë vepruar menjëherë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.   

Postimi i Plotë:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar. Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Babai i infermieres: I kërkojmë falje publike familjes Nura, drejtësia të veprojë mbi vajzën

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
pamje nga dhuna

KOSOVË- Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës. Teksa ka folur për Klan Kosovën, ai po ashtu i ka kërkuar falje familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë. E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”, ka thënë Pelaj.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, tha Pelaj.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

“Nanën po ta rrahin se ka mbet pa ty”, Gold AG: Taulant Nora na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- Reperi i njohur Arian Agushi i njohur si Gold AG ka reaguar pas publikimit të videos në azilin "Orenga" ku shihej se si një e moshuar dhunohej barbarisht nga kujdestarja e qendres Aurona Pelaj. Në një postim në Instahram reperi i kërkon ndjesë djalit të vdekur të moshuarës, dëshmorit të atdheut Taulant Nora. 

“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”- shkruan reperi në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim. Po ashtu nga Policia është arrestuar dhe bashkëshorti i njerës prej infermiereve pasi pas ngjarjes kishte kërcënuar drejtorin e azilit.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Rrëfimi i infermieres Pelaj në Polici: Ajo më sulmoi e para, unë duhet të isha dominante

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,

KOSOVË- Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet. Sinjali.com shkruan se kanë bërë të ditur se Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ato momente kishte shkuar të ndihmonte koleget të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresive. Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.  

 “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo.

Pelaj po ashtu ka deklaruar se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën afekt, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.  

 “Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën efekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll,” ka thënë ajo.

Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar thellësisht dhe keq emocionalisht për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Në Facebook reklamohej 'Parajsa' por pasi 'blici i aparatit' fikej të moshuarit dhunoheshin barbarisht

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Majtas, ajo që publikohej në Facebook, djathtas, pamje nga dhuna e ushtruar ndaj të moshuarës

KOSOVË- Dhunimi i të moshuarës në qendrën e kujdesit për të moshuarit "Orenda" në Pejë ka revoltuar dhe prekur mbarë opinionin publik. Dosja.al hodhi një sy në llogarinë e azilit në Facebook ku realiteti me propagandën ishin shumë larg. 

Në rrjetet sociale qendra ishte kujdesur që të reklamonte punën e mirë të stafit dhe lumturinë e të moshuarëve që ishin akomoduar aty për një kujdes më të specializuar. Në foto shihet "Parajsa" e ofruar por që po të shikosh më thellë e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë e bëri të qartë video e shfaqur ditën e sotme. 

Stafi kujdesej që të pasqyronte aktivitetet e ndryshme festat dhe ditëlindjet që të gjithë i festonin së bashku.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,

"Sikur në shumë vende të tjera të botës ashtu edhe ne zgjodhem që për halloween të dekorojmë oborrin e Rezidences Orenda-Pejë në mënyrë që ti argëtojm sado pak banorët", thuhet në një postim të bërë në festën e Holloëeen-it.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,

Por ngjarja e rëndë nxorri në pah atë që ndodhte në të vertëtë pasi "blici i aparatit" fikej. Dhunimi i të moshuarës nuk ishte rasti i vetëm. Një tjetër e moshuar ishte dhunuar rreth një vit më parë dhe ngjarja bëhet ende më e rëndë pasi familjarët kishin denocuar dhunën pranë institucioneve por nuk kishin marrë përgjigje. 

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim. Po ashtu nga Policia është arrestuar dhe bashkëshorti i njerës prej infermiereve pasi pas ngjarjes kishte kërcënuar drejtorin e azilit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ironia/ Qendra ku u dhunua e moshuara para disa muajve bënte thirrje kundër abuzimeve

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Postimi

KOSOVË- Shtëpia e të Moshuarve “Orenda” në Pejë ku dhe ndodhi akti i tmerrshëm i dhunimit të moshuarës, më parë jepte mesazhe sensibilizimi. Rreth 5 muaj më parë kjo qendër bënte thirrje që të ndalej abuzimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.

“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Dhunoi në mënyrë makabre të moshuarën, vjen reagimi i parë nga infermierja: Është video e vjetër, kam kërkuar falje

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj dhe e moshuara

KOSOVË- Aurona Pelaj, infermierja e arrestuar pas publikimit të videos ku shihej teksa dhunonte të moshuarën në mënyrë makabre, ka bërë reagimin e parë. Në një postim në Facebook, Pelaj shkruan se pamjet janë të vjetra dhe se ajo ka kërkuar falje për trajtimin e zonjës në fjalë.

“Marre! Kjo video ka kohë! Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës, ju lutem kam një jetë private, ju lutem mos shpërndani gjëra që nuk janë të vërteta,”- shkruhet në reagim.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda në Pejë nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katërt i filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Osmani: E patolerueshme dhe e papranueshme! Drejtësia të veprojë

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjën e rëndë të bërë publike nga mediat ditën e sotme ku një e moshuar dhunohet në azilin "Orenga" në Pejë nga kujdestarja e qendrës ndërsa koleget e saj e filmonin. Në një reagim të shpërndarë për mediat thuhet se Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

“T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën e Presidences.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Skandali/ E moshuara e dhunuar në Pejë nuk ishte e vetmja, si u injorua ankesa nga institucionet për një tjetër rast

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
pamje nga dhunimi

KOSOVË- Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë siç duket nuk është i vetmi. Edhe një banore tjetër është keqtrajtuar më parë në këtë qendër. Për këtë rast, një qytetar me emrin Tomor Hasani ka dërguar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por ai nuk ka marrë përgjigje. Vitin e kaluar, Tomor Hasani, ka dërguar një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimin e një familjarjeje të tij. Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij. Ai në një bisedë me Gazetën Express ka treguar se e moshuara i është rrëfyer babait të tij, në këtë rast vëllait të vet.

“Gjyshi jem ka shku me vizitu motrën e vet dhe kur kanë fillu me bisedu ajo ka nisë me qajt dhe ka tregu që infermieret po sillen keq me të”, deklaroi Hasani.

Ai tha se nuk e di nëse bëhet fjalë për keqtrajtim fizik, mirëpo shtoi se familjarja e tij është ankuar se infermieret nuk po kujdesen mirë për të gjatë natës.

Për keqtrajtim fizik nuk e di që ka pasë, mirëpo ndoshta prej frikës nuk ka tregu… Nuk e di, nuk mund të them asgjë për keqtrajtim fizik, mirëpo ajo ka thënë se verbalisht infermieret janë sillë keq. Psh, natën kur ka pasë nevojë, nuk kanë marrë ndihmë prej infermiereve”, tha Hasani.

Ai tha se për këtë çështje ka dërguar email në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje nga ta. ‘Përgjigje’ ai mori nga pronari i qendrës “Orenda”.

“Kam dërgu email në ministri, s’kam marrë përgjgije. Mirëpo kom marr prej drejtorit, i cili më ka thënë ‘pse ke vepru në mënyrë të njëanshme, e nuk na ke lajëmru neve’ dhe u ka bërë presion fëmijëve të hallës së babait me e tërheq ankesën, por unë nuk e kam tërheq”, tha ai.

Ai tha se nuk e din nëse ende familjarja e tij qëndron në këtë qendër, pasi sipas tij, me çështjen janë marrë fëmijët e saj.

Fëmijët janë marrë me atë punë, se ata kanë qenë të mllefosur me mu se janë tutë që po hakmerren infermieret”, tha Hasani.

Ai në adresën e Gazetës Express ka dërguar edhe emailin që e ka dërguar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Përmes kësaj shkrese dua të ndaj me ju një ankeë të familjares sime, e cila është e moshuar. “Orenda” në Pejë (Rruga “Maria Shllaku”, nr 12). Ajo ankohet se infermieret në këtë rezidencë kanë sjellje të pahijshme ndaj të moshuarve që janë të vendosur aty, Kjo ndodh posaqërisht në ndërrimin e natës, kur të moshuarave me nevoja të veçanta u nevojitet ndihmë për gjërat që nuk mund t’i kryejnë vetë”, thuhet në emailin që Hasani e ka dërguar në MPMS.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Emaili

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Haradinaj: Jam i tronditur! Granit Xhaka: Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Granit Xhaka

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Pejë ku një e moshuara dhunohet në një azil nga kujdestarja e qendres dhe infermieret. Në një postim në Facebook Haradinaj shkruan se kjo që ka ndodhur është e papranueshme dhe se i gjithë zinxhiri drejtues duhet të shkojë para drejtësisë. 

"Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë", shkruan Haradinaj.

POSTIMI I RAMUSH HARADINAJ:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

Po ashtu lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Granit Xhaka. Në një postim në rrjetet sociale Xhaka shkruan se ndihet i turpëruar për atë që ka ndodhur dhe se ende ndihet i shokuar nga ngjarja që sipas tij nuk përfaqëson gjithë shqiptarët. 

Xhaka shkruan se drejtësia duhet të veprojë dhe të gjithë përgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë. Ai shprehet se e moshuara është nëna e dëshmorit të atdheut Taulant Nora, i cili u vra në moshën 17-vjeçare. Futbollisti e mbyll postimin e tij duke shkruar: Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij vendi. 

"Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuar gjithë jetën por nuk e gëzuan as Koosvën e as Shqipërinë nga bishat që po i pijnë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi", mbyll postimin e tij Granit Xhaka.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Postimi i Granit Xhakës
Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Postimi i Granit Xhakës
Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Postimi i Granit Xhakës

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamje prekëse, momenti kur vajza merr të moshuarën nga azili, e përkëdhel e puth në kokë

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
E moshuara dhe vajza

KOSOVË- Videoja e mëposhtme ësht nga momenti kur e moshuara e dhunuar nga infermierja si dhe tre kujdestaret është nxjerr nga Shtëpia e të Moshuarve. Atë pas publikimit të pamjeve në internet, ku në të cilat shihet dhunë që ajo ka pësuar nga infermierja, vajza së bashku me dhëndërin e saj, kanë shkuar dhe e kanë marrë për në shtëpi. 

Pamjet prekëse të mëposhtme tregojnë të moshuarën që është kapur prej krahësh nga vajza dhe një grua tjetër futet në makinë, ndërkohë që e përkëdhelin nga flokët. 


Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës/ Arrestohet bashkëshorti i një prej infermiereve që shfaqej në video, kërcënoi drejtorin e azilit

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Momenti kur Aurona Pelaj dhunon të moshuarën

KOSOVË- Bashkëshorti i një prej infermiereve që shihen në video duke dhunuar të moshuarën është arrestuar nga Policia. Mësohet se ai pas publikimit të lajmit ka shkuar në azilin "Orenga" ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë dhe ka kërcënuar drejtorin Anton Rasaj.

Bashkëshortja e tij ishte njëra nga infermieret që shfaqet në video e dhunës ç'njerëzore ndaj të moshuarës. Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë që arrestoi dy nga punonjëset e Shtëpisë së të Moshuarve

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ku reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Dhëndri i familjes duke folur për med8iat tha se e moshuara ishte nëna e një deshmori të luftës, i cili u vra në moshën 17-vjeçare. Ai tha se familjarët presin vendimin e drejtësisë. 

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, mediat serbe: Punonjëset talleshin dhe e gjuanin me shpulla 

 
Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Momenti i dhunes

SERBI- Mediat serbe i kanë bërë jehonë lajmin për dhunimin e një të moshuare në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Novosti dhe Kosovo Online, të dyja media serbe kanë përshkruar qeshjen që i bëhej të moshuarës nga kujdestaret ndërkohë që infermierja i gjuante me shpulla koke. Po ashtu shkruhet se policia e ka referuar këtë rast në prokurori dhe se janë punësuar dy prokurorë për tu marrë me këtë çështje. 

Shkrimi i Plotë: 

Një infermiere e tretë është arrestuar pas publikimit të një videoje ku shihet duke rrahur një grua të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. "Tani janë tre persona që janë arrestuar. Janë tri vepra të ndryshme, i pari akuzohet për veprën penale “sulm”, i dyti për “ndihmë në veprën penale të sulmit”, dhe i treti për “incizim të paautorizuar”, tha Gashi. Në video shihen punëtoret teksa qeshin dhe filmojnë teksa godasin me shuplakë dhe shtyjnë banoren e shtëpisë. Zëdhënësi i Policisë në Pejë ka theksuar se rasti tashmë ka kaluar në sektorin për krime të rënda. Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë ka punësuar dy prokurorë dhe ka autorizuar policinë që të të Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj personave të përfshirë në atë vepër penale.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Flet dhëndri i të moshuarës që u dhunua në azil: Vuan nga Alzheimer, djali i ra dëshmor 17 vjeç

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Erzen Vala

KOSOVË- Dhëndri i të moshuarës që u dhunua në mënyrë ç'njerëzore në azilin "Orenda" në Pejë ka reaguar për mediat ku dhe ka sqaruar ngjarjen. Erzen Vala tha se familjarët ndihen të shqetësuar nga dhuna e ushtruar ndaj të afërmes së tyre ku kanë treguar se e moshuara prej vitesh vuante nga sëmundja e Alzheimer, sëmundje që ka të bëjë me humbjen e kujteses. Ai tha se ajo është nënë dëshmori pasi i biri u vra në luftë në moshën 17-vjeçare.

Duke folur për medit Vala tha se e moshuara vizitohej shpesh nga të familjarët dhe nuk kishte shprehur asnjë shqetësim më parë ndërsa shtoi se janë në pritje të vendimit që do të marrë hetuesia.

“Unë jam Erzen Vala jam dhëndri i palës së dëmtuar. Zonja Miniere është banore e kësaj qendre prej një viti. Me publikimin e videos, jemi të shqetësuar të gjithë, kemi kërkuar tërheqjen. Presim vendimin. Miniere Nurja, duhet me e cek është nëna e një dëshmori që ka humbur jetën në moshën 17 vjeç, që është edhe më e dhimbshme. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje. Vizitohej shpesh nga vajza dhe farefisi,por nuk dimë çfarë ka ndodhur. Ishte prej një viti atje. Fatkeqësia është zonja vuan nga Alzheimer. Rasti ka ndodhur para disa ditësh. Presim çfarë do thojë hetuesia", tha ai.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

3 VITE ME PARE

Flet aktorja që publikoi videon e dhunës brutale ndaj të moshuarës në Pejë: Jam e tronditur, ende po dridhem

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Kaltrinë Zeneli

KOSOVË- Aktorja Kaltrinë Zeneli që publikoi dhe videon e dhunës bruitale ndaj të moshuarës në azilin "Orenda" në Pejë ka reaguar lidhur me ngjarjen. Ajo shprehet se ndihet e tronditur dhe se videon nuk ka dashur që ta bëjë publike pasi ia kishte dërguar një të njohuri të saj, i cili më pas i kishte kërkuar që ajo të publikohej. 

“U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha ajo.

“Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”, shtoi aktorja.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, publikohen dhe emrat e dy punonjëseve të tjera

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj dhe e moshuara

KOSOVË- Janë bërë publikë edhe emrat e dy punonjësve të tjera që bashkë me Autorna Pelajn, dhunuan e filmuan të moshuarën në Pejë. Dy punonjëset, të cilat, qeshnin dhe filmonin skenën e dhunës ndaj të moshuarës në azil quhen Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi.

Të treja janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në pranga. Infermierja Aurona Pelaj është vajza që shihej në videon e publikuar në të gjitha mediat. Ajo e dhunonte të moshuarën, nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, ndërsa të tjerat filmonin e qeshnin.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Fevziu: Djali i ra dëshmor, sot ato dy vajza goditën mbi ëndrrat e atij që u sakrifikua për atdheun

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Gazetari Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu e konsideron një goditje mbi ëndrrat e çdo dëshmori që u sakrifikua për atdheun, dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë. Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se djali i të moshuarës, Taulant Nuraj ra dëshmor në luftë dhe e la të ëmën me ‘zemër të përvëluar’ që nga viti 1999 e nuk e lumturoi dot me nipa e mbesa. Fevziu shton më tej se ajo dhunë ka goditur ëndrrat e të gjithë dëshmorëve të një kombi që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur filozofinë e tij.

Postimi:

Kjo grua e moshuar ka qene sot dhimbja e perbashket e te gjithe shqiptareve. E qara e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte per te. Kjo nene kishte nje djale. Ajo do ishte sot me te, e me siguri, do kishte qene e kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtepine e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Ne momentin me te rendesishem e me delikat te vendit te tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UCK-se.  Ai vendosi te mbroje me jeten e tij jo vetem te moshuarit, por edhe gjithe qytetaret e Kosoves qe kercenoheshin nga dhuna serbe. Ai ra deshmor ne afersi te Gjakoves ne vitin 1999. Duke lene pas nje foto te vetme, me nje buzeqeshje dhe me bindjen qe shteti per te cilin po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij. Qe prej vitit 1999 kjo nene digjet ne dhimbjen per djalin qe humbi, por me siguri edhe me krenarine qe ai ra deshmor per kete vend. Por vendi te cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot nje skene qe te ngjeth. Gruaja e vetmuar goditet ne nje shtepi pleqsh, nga dy vajza, te dyja me uniforme, ndesa nje e trete e filmon skenen me siguri per ta shfaqur me krenari ne ndonje nga ndenjiet banale te kesaj kategorie qe ska asgje te perbashket me qenien njerezore. Apo pse jo per ta bere edhe virale ne tik tok. Sot ato dy vajza nuk kane goditur vetem nje te moshuar, qe ne vetvete eshte mekati me i madh ne kete bote. Sot ato dy vajza kane goditur mbi enderren e mijera deshmoreve te Kosoves per te ndertuar nje shoqeri me te mire, pa dhunen me te cilet serbet kercenonin shqiptaret. Ato vajza kane goditur mbi besimin e nje kombi te tere qe respektin ndaj te moshuarve e ka pasur ne thelb te filozofise se tij.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

3 VITE ME PARE

Dhunimi makabër i të moshuarës në Pejë, shkon në 3 numri i kujdestareve të arrestuara, prangoset dhe ‘kameramania’

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj dhe e moshuara

KOSOVË- Shkon në tre numri i infermiereve të arrestuara për dhunën në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Arrestimi i tretë u konfirmua nga prokuroria e Kosovës që bëri me dije se në pranga është vënë dhe vajza që po filmonte kujdestaren Aurona Pelaj teksa dhunonte të moshuarën.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

3 VITE ME PARE

Dhuna makabre në Pejë, familjarët largojnë të moshuarit nga azili ku ndodhi sulmi brutal

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj dhe të moshuarit

KOSOVË- Familjarët e të moshuarve në Qendrën “Orenda” në Pejë kanë shkuar dhe kanë marrë të gjithë familjarët e tyre. Vendimi i familjarëve ka ardhur pas rastit skandaloz në media ku kujdestaret dhunuan dhe filmuan nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura.

Punonjësja e azilit është arrestuar, bashkë me një kolegen e saj, që e filmonte, ndërsa shtëpia e të moshuarve “Orenda” në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se katër infermiere janë pezulluar nga detyra lidhur me rastin.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Të moshuarit
3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Rrjeti mbushet me reagime: Revokojuni licencat, dora perverse e rrahu dhe e filmoi

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj rreh të moshuarën

KOSOVË- Rrjeti është mbushur me reagime të shumta pasi një video e publikuar dëshmoi dhunën macabre të ushtruar mbi një të moshuar në Pejë. Persona publikë dhe jo vetëm kërkojnë që kujdestares Aurona Pelaj dhe të gjitha kolegeve të saj që kanë dhunuar të moshuarën, tu revokohet licensa. Reagimet janë të shumta si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosovë dhe të gjithë dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, por nuk i kursejnë kritikat ndaj fëmijëve të të moshuarës së lënë në këtë qendër.

Elona Caslli: Një infermiere që dhunon një të grua të moshuar në një azil pleqsh në Pejë. Një dorë perverse që e filmon dhe qesh. M'u bë se pashë nënën time në video që dikush po ma tallte, poshtëronte dhe po ma rrihte dhe m'u mbushën sytë me lot. Post Scriptum- Zoti gjykoftë dorën që e goditi dhe dorën që e filmoi.

Genc Sejko: Novelisti Pearl Buck thotë se, “Shoqëria duhet të bëjë të mundur që të moshuarit të mos kenë frikë nga të rinjtë apo të braktisen prej tyre, sepse prova e një qytetërimi është mënyra se si ai kujdeset për anëtarët e tij të pafuqishëm.”  Video ishte shumë e rëndë. Tregues i asaj që po kalojmë ne si komb.  Mungesë respekti dhe dhimbsurie ndaj atyre që janë më të dobët. Turp për ata që e kanë braktisur zonjën në këtë mënyrë! Turp për atë që po e dhunon! Turp për ata që e filmojnë e qeshin! Turp për ata që kalojnë afër e nuk e ndalojnë dhunimin! Turp për ne nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar realitetin e një shoqërie që po kalbet shpirtërisht.

Reagimi i shpërndarë më shumë: DHUNA KA EMËR: AURONA PELAJ!  Revokim të licencës dhe dënim meritor për dhunuesen Aurona Pelaj bashkë me kontribueset e këtij akti makabër ndaj gruas së moshuar. Turpi ju mbuloftë!

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

U dhunua në mënyrë makabre në Pejë! E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj

KOSOVË- E moshuara e dhunuar në Qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë rezulton të jetë nëna e dëshmorit Taulant Nuraj. Ky i fundit ka vdekur në betejë me serbët, në fshatin Çabrat, në kohën kur zhvillohej lufta në Kosovë.

E moshuara u dhunua sot nga punonjësja Aurona Pelaj e cila bashkë me koleget e saj, e rrihnin dhe e filmonin e duke e tallur gjithashtu. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëse po hetohen. Rrjeti është mbushur me reagime që kërkojnë revokimin e licensës.

“Revokim të licencës dhe dënim meritor për dhunuesen Aurona Pelaj bashkë me kontribueset e këtij akti makabër ndaj gruas së moshuar,”- shkruhet në postimin e shpërndarë masivisht.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Ministria e Brendshme: E rëndë! Të gjithë do të dalin para drejtësisë

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla i ka konsideruar të rënda veprimet e kujdestareve që kanë dhunuar në mënyrë makabre të moshuarën në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë. Në një reagim zyrtar, Sveçla shkruan se të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë do të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor. Një ngjarje e rëndë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie sulmonin fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht. Policia njoftoi se arrestoi dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast për të cilat do tё merren veprime të mëtejshme.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

Flasin familjarët e të moshuarës që u dhunua në Pejë: Jemi të tmerruar, pamë shenja dhune

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj rreh të moshuarën

KOSOVË- Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin. Në një prononcim për Gazetën Ekspress, e reja thotë e nëna e saj është në gjendje të rëndë dhe se vetë ajo gjithashtu nuk është mirë emocionalisht.

“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh,”- thotë vajza, Zhaneta Nura.

I pari që është përballur me pamjet e dhunës ndaj të moshuarës ka qenë bashkëshorti i saj. Ai thotë se ka lajmëruar menjëherë policinë sapo ka parë videon.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë,”- ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjinin.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

3 VITE ME PARE

DHUNUESET KANË EMRA! Kush është kujdestarja që rrahu të moshuarën në Pejë, koleget e filmonin dhe talllnin

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Aurona Pelaj dhunon të moshuarën

KOSOVË- Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshëm,”- thuhet në njoftim.

3 VITE ME PARE

Dhunuan brutalisht të moshuarën dhe më pas e filmuan, arrestohen 2 punonjëset e azilit në Pejë

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Peje

PEJË- Pas publikimit të videos me pamje të rënda nga azili në Pejë, policia ka arrestuar dy nga punonjëset që dhunuan brutalisht një të moshuar dhe më pas e filmuan. Prokuroria njofton se nuk është bërë ende me dije identiteti i të arrestuarave, ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprën penale “Sulmi” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”, njofton prokuroria.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e sotme. Në videon e publikuar nga një qytetare shihen skenat skandaloze të infermieres dhe 3 kujdestareve teksa godasin, shtyjnë pas murit dhe përqeshin të moshuarën e pambrojtur. Pamjet e aktit ç’njerëzor u bënë menjëherë virale në media, ndërsa opinioni publik ka komentuar i indinjuar dhe i tronditur rastin në fjalë. Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme./ Dosja. al 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ E moshuara në Pejë rrihet brutalisht nga infermierja dhe 3 kujdestaret, arrestohen dy prej tyre

Dhunohet në mënyrë makabre e moshuara në Pejë,
Pejë

PEJË- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar ditën e sotme në një qendër të të moshuarve në Kosovë. Një e moshuar është dhunuar burtalisht nga një infermiere dhe 3 kujdestare në azilin në Pejë. Siç shihet në video, infermierja godet e më pas e përplas nga muri të moshuarën, ndërsa 3 kujdestaret qeshin teksa shohin skenën e rëndë. Fillimisht videoja është publikuar nga një qytetare dhe më pas është bërë virale në media.

Një pamje e tillë ka sjellë tronditje në opinionin publik, e për pasojë qytetarët u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa. Pas publikimit të videos, policia ka arrestuar dy prej punonjseve, identetiteti i të cilave për arsye hetimore nuk është bërë ende publike.

Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”, njofton prokuroria. / Dosja.al

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë