LIVE UPDATES
Bota

Dialogu/ Kurti i gatshëm për takim me Vuçiçin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

Në Qeverinë e Kosovës thonë se Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.

12 Shkurt 2023, 10:55 Nga A.B
Dialogu/ Kurti i gatshëm për takim me Vuçiçin, BE merr
Takimi

KOSOVË- Para tre muajsh ishte takimi i tyre i fundit. Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian për dialogun, pritet t’i ulë sërish përballë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, ndërmjetësuesit e dialogut ende nuk iu kanë dorëzuar palëve ftesat zyrtare për takim.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.

Këta të fundit konfirmojnë për KosovaPress përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiç, derisa theksojnë se kanë marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre, ani pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se Brukseli ka vërejtje në dy prej tyre.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. Gatishmërinë për të e kemi shprehur edhe publikisht. Do t’ju mbajmë të informuar me kohë”, deklaron zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për KosovaPress se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.

Sipas tij, forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut.

“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, thekson ai.

Në anën tjetër, profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri tha se takimi Kurti-Vuçiç do të ndodh shumë shpejtë, madje pret edhe lëvizje konkrete në bazë të propozimit të BE-së.

“Afatizimi i marsit është diçka pozitive, pasi këto negociata janë karakterizuar me paparashikueshmëri se kur do të ndodhin, çfarë etapa do të kërkohet ose sa kohë që do të mbyllet si çështje. Prandaj, pozitivja e parë që konsideroj unë se kemi një limit kohor se kur do t’i kryejmë obligimet tona. Ndryshe, marsi është optimal për të pasur takime, duke i njohur palët mundësia për të pasur gjëra të paparashikueshme është e madhe, por unë kam një bindje se faktorët ndërkombëtarë meqenëse, po ka intensivisht diskutime, i kanë marrë të gjitha masat për të mbyllur këtë shqetësim”, thotë ai.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri Kurti, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e pranoi zyratarisht propozimin e BE-së për dialogun.

Ai këtë e ka konsideruar si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në lidhje me këtë, Kurti të shtunën bisedoi edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet./Telegrafi

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet