Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Joe Biden, ka krijuar kontakte me grupet rebele që kanë rrëzuar Assadim, përfshirë grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili nisi një ofensivë të befasishme, e cila rezultoi me kapje të Damaskut në fundjavën e kaluar.
LINDJE E MESME- Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve arabe, janë takuar të shtunën në Jordani për të biseduar për Sirinë, teksa fuqitë rajonale e globale tentojnë të kenë ndikim në atë që do të ndodhë pas rrëzimit të regjimit brutal të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Joe Biden, ka krijuar kontakte me grupet rebele që kanë rrëzuar Assadim, përfshirë grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili nisi një ofensivë të befasishme, e cila rezultoi me kapje të Damaskut në fundjavën e kaluar. Biden e ka dërguar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon këtë javë, në kërkim e sipër të mbështetjes për parimet që Uashingtoni beson se do t’i ndihmonin Sirisë për tranzicion politik, përfshirë respektimin e minoriteteve.
Ndërkohë, fqinja veriore e Sirisë, Turqia, e cila ka kërkuar me vite rrëzimin e Assadit, pritet të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimet në Damask. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë të premten se ambasada e shtetit të tij në Damask, do të rifillojë punën të shtunën, pas një vizite të shefit turk të inteligjencës më herët gjatë javës. Rusia dhe Irani, mbështetësit kryesorë të Assadit, nuk janë ftuar në takimin e së shtunës.
Në diskutime kanë marrë pjesë, Blinken, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diplomati turk, Fidan, si dhe ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Libanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Katarit. Në tavolinë të diskutimeve nuk ka qenë asnjë përfaqësues sirian, ndërsa diplomatët arabë janë takuar edhe ndaras.
Blinken ka thënë kjo kohë përbën edhe “mundësi, por edhe sfidë të madhe” për Sirinë. Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja vende anëtare të NATO-s, kanë interesa të ndryshme kur është fjala për rebelët që kanë mbështetur në Siri. Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.
Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin. Në vjetët e fundit, HTS-ja, grup militant islamist, i ka prishur lidhjet me Al-Kaidën, dhe ka tentuar të prezantohet si alternativë pragmatike ndaj Qeverisë siriane. Megjithatë, ka shqetësime për abuzime që ka kryer grupi, si dhe për lidhjet me grupe tjera terroriste. HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ REL
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli mohoi këtë javë se ka depërtuar thellë në Siri, përtej zonës neutrale n&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrta...
Mikheil Kavelashvili GJEORGJI- Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u bë president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në ...
Javier Milei dhe Giorgia Meloni ITALIA- Qeveria "Meloni" i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javie...
Massad Boulos, Kimberly Guilfoyle dhe Charles Kushner SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump vijon me emërimet për postet ky&cce...
Gavdos GREQI- Një anije me emirgantë është mbytur zonën detare në jug të Gavdos në Greqi. Nuk dihet saktësisht...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. KOREA E JUGUT- Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të...
Foto ilustruese GJEORGJIA- Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por votimet nuk janë aspak normale. ...
Francois Bayrou FRANCA- Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër...
Kaja Kallas BRUKSEL- Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi ka...