LIVE UPDATES
Bota

Diplomati rus: Ndoshta është koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) tha më 30 mars se ka arrestuar Gershkovichin në qytetin e Jekaterinburgut dhe ndaj tij ka iniciuar një rast për spiunazh, pasi sipas autoriteteve ruse, gazetari amerikan dyshohet se po mblidhte sekrete shtetërore lidhur me kompleksin industrial ushtarak.

14 Prill 2023, 13:53 Nga I.A
Diplomati rus: Ndoshta është koha të reduktohet numri i
Anatoly Antonov

SHBA- Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua nën akuza për spiunazh, dhe sugjerojë se mund të jetë koha që të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) tha më 30 mars se ka arrestuar Gershkovichin në qytetin e Jekaterinburgut dhe ndaj tij ka iniciuar një rast për spiunazh, pasi sipas autoriteteve ruse, gazetari amerikan dyshohet se po mblidhte sekrete shtetërore lidhur me kompleksin industrial ushtarak.

Gershkovich, gazetari i parë amerikan i arrestuar në Rusi nën akuza për spiunazh që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, dhe media ku ai punon, kanë mohuar akuzat. SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë Gershkovichin dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si qesharake. Presidenti amerikan, Joe Biden, po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit.

“Amerikanët na kanë kërcënuar me masa hakmarrëse nëse nuk e lirojmë Gershkovichin në një të ardhme të afërt”, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov. “Do të shohim se si do të veprojnë ata”.

Antonov tha se ka pasur një “bisedë të ashpër” me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, e cila e ka akuzuar Rusinë për arrestim të paligjshëm të Gershkovichit. Antonov tha se Nuland vazhdimisht e ka ndërprerë atë gjatë bisedës. Ambasadori rus tha se mund të jetë koha që të ulet numri i gazetarëve amerikanë që punojnë në Rusi.

“Amerikanët e kanë një fjalë shumë të mirë, reciprocitet, në të cilin ata insistojnë gjithmonë”, tha Antonov.

“Ndoshta është koha që ne të tregojmë reciprocitet dhe të reduktojmë numrin e gazetarëve amerikanë që punojnë në Moskë dhe në tërësi në mbarë Rusinë, dhe ky numër të jetë po aq sa numri i gazetarëve rusë që punojnë në Uashington dhe Nju Jork”, tha Antonov.

SHBA-ja tha të hënën se Rusia ka “arrestuar paligjshëm” Gershkovichin, duke hedhur poshtë akuzat, të cilat thanë se janë të motivuara politikisht. Shumë gazetarë amerikanë janë larguar nga Rusia pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrianës vitin e kaluar dhe gazetarë të tjerë janë larguar pas arrestimit të Gershkovichit. SHBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar shtetasve të saj të largohen nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, duke i paralajmëruar se ata mund të jenë subjekt i arrestimeve arbitrare dhe ngacmimeve nga forcat e sigurisë së Rusisë.

Marrë nga REL

anatoly antonov evan gershkovich

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet