Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.
KIEV- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.
Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.
Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.
Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi. Kanali në Telegram, The Krymsky Veter, raportoi për shpërthime të fuqishme dhe lëshim të alarmeve paralajmëruese për sulme në qytetet në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pranë objekteve të ushtrisë ruse.
Rusia, ndërkaq, tha se ka bërë përparime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut, teksa Moska po tenton të dëbojë forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të territorit rus që nga gushti i vitit të kaluar.
Sulmet u kryen pasi Ukraina shprehu gatishmëri për të pranuar propozimin amerikan për zbatimin e një marrëveshje të përkohshme armëpushimi, me kohëzgjatje për 30 ditë, teksa SHBA-ja ka thënë se tani është në dorën e Moskës që të pajtohet në mënyrë që të hyjë në fuqi armëpushimi./REL
foto ilustruese BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ishte "thellësisht e përfshirë" dhe ndihmoi që mes Ukrainës dhe SHBA-së t&...
Foto ilustruese KANADA- Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen pë...
Efekan Kultur TURQI- TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që ...
Dodik BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Repu...
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Arsimit po planifikon të shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë së tij punëtore, pasi...
Nielsen GROENLANDË- Opozita e qendrës së djathtë në Groenlandë, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e djesh...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çeli...
Kryeministri portugez Luis Montenegro PORTUGALI- Pas vetëm një viti në pushtet, qeveria e pakicës konservatore e Portugalisë&...
foto ilustruese SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
takimi KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...