6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiëit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.
BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.
Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiëit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.
Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.
Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.
Zyra e Prokurorit ka dorëzuar urdhrin për ndalim te policia gjyqësore dhe ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska dhe nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), raportoi radioja në Republikën Sërpska.
Drejtori i gjykatës policore në Republikën Sërpska, Zhellko Dragojeviq, i tha televizionit se kjo polici nuk ka dhe nuk mund të lëshojë urdhëra të ndalimit sepse kjo gjë është brenda juridiksionit të SIPA-së dhe Gjykatës Policore të Gjykatës së Bosnjës.
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet të diskutojë më 12 mars draft-kushtetutën e këtij entiteti më 12 mars, që paraqet edhe një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e këtij entiteti, pasi u miratuan ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska. Këto ligje hyn në fuqijavën e kaluar.
Në një seancë më 12 mars, deputetët në Republikën Sërpska po ashtu pritet të diskutojnë për krijimin e një gjykate speciale dhe zyre të prokurorisë për të “mbrojtur rendin kushtetues”.
Këto ligje jokushtetuese janë mriatuar pasi që Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar./ REL
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Arsimit po planifikon të shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë së tij punëtore, pasi...
Nielsen GROENLANDË- Opozita e qendrës së djathtë në Groenlandë, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e djesh...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çeli...
Kryeministri portugez Luis Montenegro PORTUGALI- Pas vetëm një viti në pushtet, qeveria e pakicës konservatore e Portugalisë&...
foto ilustruese SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
takimi KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kthehen në "normalitet" pa ide anti-kristiane....
Foto ilustruese RUSI- Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutua...
foto ilustruese BRAZIL- Një autostradë e re me katër korsi që rrafshon dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtur t&e...
foto ilustruese SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi të martën një plan afatshkurtër p&e...