12 Mars 2025, 12:55
Nga N.F
Foto ilustruese
KANADA- Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do të jenë të të përqëndruara në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj kundër agresionit tre vjeçar rus.
Bisedimet pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar ndihmat ushtarake dhe ato të zbulimit për Ukrainën, pasi zyrtarë të lartë nga të dy vendet u takuan në Xhedah të Arabisë Saudite.
Pas gati tetë orësh bisedimesh, Ukraina njoftoi të martën gatishmërinë e saj për të pranuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për “një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor” në luftën me Rusinë. Propozimi duhet të pranohet edhe nga Kremlini.
Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti propozimin duke thënë të mërkurën në rrjetin social ‘X’ se ai është “një hap i rëndësishëm dhe korrekt drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga takimi në Xhedah. Tani varet nga Putini”, shkroi Kancelari Scholz.
Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se negociatat me zyrtarët amerikanë mund të zhvillohen këtë javë. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se Ukraina ka ndërmarrë një hap konkret drejt përfundimit të luftës.
“Tani ne do t'ia dërgojmë këtë propozim rusëve. Ne shpresojmë që ata të thonë po, që do t’i thonë po paqes. Tani topi është në fushën e tyre”, tha ai.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i cili ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se do të fliste me homologun e tij rus “në ditët në vijim”. Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha këto diskutime janë pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të paqes.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mori pjesë në bisedimet SHBA-Ukrainë, por gjatë fjalimit që e publikoi të martën në mbrëmje ai tha se plani i armëpushimit ishte një “propozim pozitiv”./VOA
kanada shba g7 lufta rusi-ukraine
Bota
12 Mars 2025, 10:05
N.F
Efekan Kultur
TURQI- TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që ...
Bota
12 Mars 2025, 09:14
N.F
Dodik
BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Repu...
Bota
12 Mars 2025, 09:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Arsimit po planifikon të shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë së tij punëtore, pasi...
Bota
12 Mars 2025, 09:01
N.F
Nielsen
GROENLANDË- Opozita e qendrës së djathtë në Groenlandë, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e djesh...
Bota
12 Mars 2025, 08:57
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çeli...
Bota
12 Mars 2025, 08:12
N.F
Kryeministri portugez Luis Montenegro
PORTUGALI- Pas vetëm një viti në pushtet, qeveria e pakicës konservatore e Portugalisë&...
Bota
12 Mars 2025, 08:13
r.ll
foto ilustruese
SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
Bota
12 Mars 2025, 08:01
r.ll
takimi
KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...
Bota
12 Mars 2025, 07:54
N.F
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kthehen në "normalitet" pa ide anti-kristiane....
Bota
12 Mars 2025, 07:39
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutua...