6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Dita e tretë e ceremonies së kurorëzimit të Mbreti Charles III dhe Mbretëreshë Camilla. •Pas festimeve në rrugë në të gjithë Britaninë, një koncert madhështor u mbajt në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës, ku këngëtarë si Lionel Richie, Katy Perry dhe Andrea Bocelli performuan në Kështjellën Windsor të dielën. •Charles, gruaja e tij Camilla dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore iu bashkuan publikut prej 20 mijë personash dhe të ftuar posaçërisht për “Koncertin e Kurorëzimit”, të organizuar në pallatin e mbretit në perëndim të Londrës. •Festimet përfshinin gjithashtu një shfaqje të quajtur “Ndriçimi i Kombit”, me projeksione dhe shfaqje lazer që ndriçojnë monumentet dhe zonat me bukuri natyrore në të gjithë vendin. •Gjithashtu një fjalim i mbajtur nga Princi William morri vëmendjen e britanikëve, ku në mënyrë indirekte iu drejtua Princ William dhe Meghan Markle. •Gjatë kurorëzimit edhe në ditët festive dy vëlleyërit nuk u takuan me njëri-tjetrin. •Charles dhe gruaja e tij Camilla u kurorëzuan në Westminster Abbey të Londrës të shtunën, më 6 maj , në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë për 70 vjet, duke përqafuar traditën e lashtë dhe elemente të modernitetit
9 artikuj për këtë temë.
BRITANI- Pas maratonës së aktiviteteve festive në kuadër të kurorëzimit historik të mbretit Charles III, familja mbretërore ka publikuar fotot e para zyrtare nga ceremonia dhe portretin e parë zyrtar të mbretit Charles.
"Portreti i parë zyrtar i Madhërisë së Tij Mbretit që nga kurorëzimi i tij më 6 maj", shkroi familja mbretërore në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, duke ngarkuar një foto të mbretit Charles me kurorën e tij dhe skeptrin e Kryqin e Orbit.
The first official portrait of His Majesty The King folloëing his Coronation on 6th May.
— The Royal Family (@RoyalFamily) May 8, 2023
???? Hugo Burnand pic.tëitter.com/NTVEsRAIGV
Mbreti Charles dhe Camilla bënë gjithashtu deklaratën e tyre të parë zyrtare që nga kurorëzimi.
“Ndërsa fundjava e Kurorëzimit po i afrohet fundit, gruaja ime dhe unë donim të ndajmë falënderimet tona më të sinqerta dhe të përzemërta për të gjithë ata që ndihmuan për ta bërë këtë rast kaq të veçantë. Ne i kushtojmë një nderim të veçantë njerëzve të panumërt që dhanë kohën e tyre për të siguruar që festimet në Londër, ëindsor dhe gjetkë të ishin sa më të lumtura, të sigurta dhe të këndshme. Për ata që u bashkuan në festime - qoftë nga shtëpia, në ahengje dhe vakte në rrugë, apo duke u bërë vullnetarë në komunitete - faleminderit secilit prej jush. Të dish që kemi mbështetjen dhe inkurajimin tënd dhe të shohësh mirësinë tënde të shprehur në shumë mënyra të ndryshme, ka qenë dhurata më e madhe e mundshme për kurorëzimin, ndërsa ne tani ofrojmë jetën tonë në shërbim të popullit të Mbretërisë së Bashkuar, mbretërive dhe të Komonuelthit ”, raportojnë ata.
As the Coronation ëeekend draës to a close, my ëife and I just ëanted to share our most sincere and heartfelt thanks to all those ëho have helped to make this such a special occasion.
— The Royal Family (@RoyalFamily) May 8, 2023
ëe pay particular tribute to the countless people ëho have given their time and dedication to… pic.tëitter.com/ëIMsgL1ex2
Ditët e kremtimit për kurorëzimin e mbretit Charles janë zhvilluar nga e shtuna deri sot, e hënë.
BRITANI- Ndërsa miliona njerëz u mblodhën rreth Webminister Abbey për të ndjekur nga afër ceremoninë historike të kurorëzimit të mbretit Charles III, një burrë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi bujë në mediat sociale.
Nënkoloneli Johnny Thompson, asistenti i Mbretit Charles i veshur me fustanellë, tërhoqi vëmendjen nga eventi kryesor për shkak të pamjes së tij tërheqëse.
Në TikTok, ai është quajtur "Major Eye Candy".
@uktravel I saë “Major eye candy” #major #royalfamily #theking #fypage #trending ♬ som original - Gui
Nënkoloneli Thompson ka vite që punon me familjen mbretërore. Ai ka qenë anëtar i Regjimentit Mbretëror të Batalionit të 5-të të Skocisë që nga viti 2006, dhe më parë ishte një nga truprojat më të vjetër të Mbretëreshës Elizabeth.
BRITANI E MADHE- Princesha Charlotte është treguar e kujdesshme që të respektojë deri në detaje rregullat mbretërore. Në krahasim me vëllezërit e saj, ajo qëndron e vëmendshme, e për këtë ka marrë edhe mbështetje nga prindërit dhe gjyshërit e saj.
Në kurorëzimin e Mbretit Charles, Princesha Charlotte është parë që të ulet në gjunjë në shenjë respekti, por humbet momentin ku kalon Mbretëresha Camilla. Por kjo e fundit e ka kapur në krahë, duke e siguruar se gjithçka shkoi mirë, "shkruan "DailyMail".
Charles III u kurorëzua si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne. Charles ka qenë sovran që nga vdekja e nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. /Dosja.al
BRITANI- Edhe pse tashmë ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles ka përfunduar me performanvcën magjike të disa këngëtarëve të njohur ndërkombëtarisht në Londër, në media qarkullojnë foto që ngrejnë dyshime se princ Harry nuk mori pjesë i vetëm në ceremoninë historike të së shtunës. Më herët u raportua se bashkëshortja e tij, princesha e Sussesx do të qëndronte me fëmijët në Kaliforni aty ku janë zhvendosur prej dy vitesh nga ndarja e roleve të tyre në familjen mbretëore, por fotot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë tjetër gjë. Aludohet se princesha e Sussex ka marrë pjesë në ceremoni, por e maskuar si një burrë.
Royal fans convinced that Meghan Markle snuck into King Charles coronation in a disguise ???? pic.tëitter.com/Tnutn8REOë
— Daily Loud (@DailyLoud) May 7, 2023
Në internet ka edhe komente kritike ku fansat e familjes mbretërore i mohojnë me forcë këto thashetheme.
BRITANI E MADHE- Në ceremoninë e zhvilluar në Kalanë e Cardiff në Uells gjatë kurorëzimit të Charles III, një ushtar ka rënë pa ndjenja. Mediat e huaja kanë siguruar pamje nga momenti i incidentit, ku ushtari pasi humbi ndjenjat, është kapur nga dy kolegë për ta larguar nga rreshti i ushtarëve.
Anëtari i Regjimentit të 104-të të Artilerisë Mbretërore, shihet teksa bie menjëherë në tokë. Vetëm pak çaste më vonë, shihet teksa mbërrijnë dy ushtarë dhe e tërheqin zvarrë gardianin pa ndjenja.
BRIRTANI E MADHE- Princi William mbajti një fjaliM në Windsor në ngjarjen kushtuar babait të tij, mbretit Charles III, i cili u kurorëzua të shtunën në Londër. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjalimit ai iu drejtua në mënyrë indirekte Meghan Markle dhe Princit Harry.
Teksa William tha se Mbretëresha Elizabeth II do të ishte krenare për Charles dhe falënderoi babanë e tij për përkushtimin e tij, fjalia që bie në sy ishte sa i përket dënimit të Harry dhe Meghan Markle: "Ne të gjithë mund të jetojmë duke shërbyer. Shërbimi është universal."
"Pavarësisht se sa madhështore janë festimet, në qendër të shkëlqimit është një mesazh i thjeshtë - shërbim ", -theksoi William.
Pas kësaj fjalie menjëherë vërshuan komentet në Twitter: "Shërbim, Harry. A e dëgjon këtë? Shërbimi. Kjo është diçka që Harry nuk e kupton", "Shërbimi, shërbimi, pyes veten për kë e kishte?"
Kujtojmë se kur Meghan dhe Harry njoftuan në vitin 2020 se do të largoheshin, Buckingham Palace lëshoi deklaratën e mëposhtme: "Pas diskutimeve me Dukën, Mbretëresha ka konfirmuar se duke u larguar nga puna në familjen mbretërore nuk është e mundur për të vazhduar me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me jetën e shërbimeve publike”.
Meghan dhe Harry u përgjigjën duke thënë: "Ne të gjithë mund të jetojmë me shërbim. Shërbimi është universal."
SHBA- Meghan Markle është parë duke ecur pa bashkëshortin e saj Princ Harry, pranë rezidencës së tyre 14 milionë dollarëshe në Montecito, Kaliforni, disa orë pas kurorëzimit të mbretit Charles. Dukeshës së Sussex-IT iu bashkuan miqtë e saj Markus Anderson dhe Heather Dorak, në Kaliforni të dielën, pasi festoi ditëlindjen e djalit të saj Archie.
Mbreti ngriti një gotë për ditëlindjen e katërt të djalit të Princit Harry, Archie, në Pallatin Buckingham dje, për të nderuar nipin e tij. Charles përmendi nipërit e tij që mungonin, në ditën e tij të madhe.
Momenti prekës erdhi në një mbledhje private familjare në pallat pas kurorëzimit të tij në Westminster Abbey, dhe daljes në ballkon me mbretëreshën Camilla.
Kuptohet që Harry-t i ishte bërë me mirësjellje një ftesë për t'u bashkuar me drekën familjare, por ai vendosi të kthehej në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e djalit të tij Archie-t.
Ishte hera e parë që Meghan, 41 vjeç, të shihej në publik që nga kurorëzimi i vjehrrit të saj të shtunën.
Meghan mungoi në festimet mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë, pasi ajo qëndroi në SHBA për të festuar ditëlindjen e djalit të saj Archie, në shtëpinë e tyre në Montecito. /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Në koncertin për nder të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, një pianiste e verbër 13-vjeçare, Lucy Illingworth me autizëm mahniti familjen mbretërore. Mediat e huaja shkruajnë se çifti i ri mbretëror i Britanisë ka mbetur pa fjalë nga performanca e 13-vjeçares Lucy Illingworth.
13-vjeçarja luajti Preludin e Bach në C Major në piano dhe u dëgjua nga më shumë se 20,000 njerëz që u mblodhën në Windsor së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe pjesën tjetër të familjes për koncertin.
BRITANI E MADHE- Pavarësisht imazheve vezulluese të kurorëzimit të Mbretit Charles, ceremonia nuk ishte dhe aq e bukur për të, pasi është filmuar duke u ankuar.
Sipas Sky News, Mbreti Charles i tha mbretëreshës Camilla "është e mërzitshme" teksa ai po priste për rreth pesë minuta jashtë Westminster Abbey në karrocë. Sipas të njëjtit burim, "përgjegjës" për pritjen e mbretit Charles ishte djali i tij, Princi Uilliam dhe familja e tij, të cilët u vonuan për shkak se nuk ishin në Abbey në kohën e mbërritjes së mbretit në karroca që e çoi nga pallati i Buckingham.
"We can never be on time": King Charles was caught on camera grumbling to Queen Camilla, telling her "this is boring", as he waited to enter Westminster Abbey for his own #Coronation pic.twitter.com/WhvoOFuVvM
— MDWLive! News (@MDWLiveFeed) May 8, 2023
Në pamjet e kapur në kamera, ekspertët e leximit të buzëve i thanë Sky News se Mbreti Charles i tha Mbretëreshës Camilla: "Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë. Gjithmonë diçka po ndodh. Kjo është e mërzitshme."
Shumë në mediat britanike ia atribuojnë këtë acarim pritjes për momentin më të madh në jetën e mbretit Çarls, i cili ka pritur shumë vite deri në kurorëzimin e tij.