13 Gusht 2023, 21:51
Nga a.l
Foto ilustruese
BRITANI- Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udhëtojnë për në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë, një veprim që ka zemëruar myslimanët.
Në udhëzimet e përditësuara mbi udhëtimet, ministria e Jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin parandaluar me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin kryer arrestime.
"Duhet të tregoni vëmendje dhe kujdes të madh në këtë periudhë," thuhej në njoftim ndërsa shtohej se " ka shumë të ngjarë që terroristët të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi", dhe zonat e vizituara nga të huajt janë objektiva të mundshëm.
Përmes një deklarate, ku pranonte ndryshimin e udhëzimeve për udhëtime nga autoritetet britanike, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga rastet e djegies së Kuranit.
Landerholm tha se sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak më 19 korrik, një tentativë për sulm ndaj ambasadës së saj në Liban më 9 gusht dhe gjithashtu sulmi me armë zjarri në 1 gusht në konsullatën suedeze në Turqi, ndikuan në vlerësimin e rrezikut.
Bazuar në ligjet që mbrojnë lirinë e shprehjes, në Suedi djegia e Kuranit është e lejuar, por për myslimanët djegia e librit të tyre të shenjtë është blasfemi.
Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ka paralamëruar shtetasit amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Suedi, në deklaratat e saj për udhëtimet jashtë vendit./VOA
digjet kurani ne suedi
Bota
13 Gusht 2023, 21:06
k.m.
Jason Momoa
SHBA- Jason Momoa ka paralajmëruar turistët që të mos udhëtojnë në Maui, pasi ishulli përpiqet të ...
Bota
13 Gusht 2023, 20:44
a.l
Maqedoni e Veriut
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po shtohen debatet dhe kritikat në mesin e partive politike maqedonase dhe zyrta...
Bota
13 Gusht 2023, 20:13
k.m.
Barack Obama
Komisioni që mbikëqyr zbatimin e ligjeve elektorale në Shtetet e Bashkuara, nuk pritet të miratojë rregulla për ...
Bota
13 Gusht 2023, 20:00
a.l
Albin Kurti dhe Stevo Pendarovski
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar sanksionimin e drejtue...
Bota
13 Gusht 2023, 19:18
a.l
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mirëpritur samitin e fundit të udhëhequr nga Arabia Saudite për një z...
Bota
13 Gusht 2023, 19:07
a.l
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kushti i vetëm që Ukraina ka vendosur për të ni...
Bota
13 Gusht 2023, 19:08
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajë një marrëveshje javën e ardhshme për të zhv...
Bota
13 Gusht 2023, 18:41
a.l
Millosh Vuçeviç
SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç i ka cilësuar të papërshtatshme dhe t...
Bota
13 Gusht 2023, 18:29
a.l
Wu Ken
KINË- Ambasadori i Kinës në Gjermani, Wu Ken ka hedhur poshtë pretendimet se studentët kinezë janë të pë...
Bota
13 Gusht 2023, 18:18
a.l
Foto ilustruese
Sipas Bankës Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, shtetasit rusë janë investitorët më të ...