7 Dhjetor 2022, 21:00
Nga d.a.
Von der Leyen
BRUKSEL- Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve.
“Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ajo qëllimshëm po sulmon civilët dhe infrastrukturën civile. Por, ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Rusia do të paguajë për mizoritë e saj”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar tetë pako të sanksioneve ndaj Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Sanksionet evropiane kanë shënjestruar edhe eksportet e naftës, që janë kyçe për Rusinë.
Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë për sanksionet e propozuara. Që ato të hyjnë në fuqi, duhet miratimi i të 27 shteteve të bllokut.
Von der Leyen tha se tani BE-ja po synon të sanksionojë “pothuajse 200 persona dhe entitete” dhe t’ua ndalojë atyre pajisjen me viza. Po ashtu, planifikohet ngrirja e aseteve të personave të sanksionuar, përfshirë edhe të zyrtarëve ushtarakë, ministrave dhe kompanive të mbrojtjes.
Në pakon e re, Komisioni ka propozuar sanksionimin të tri bankave, përfshirë Bankën ruse për Zhvillim Rajonal./REL/
ursula von der leyen lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:50
A.B
Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kaluar nëpër shumë transformime politike, por edhe pse tani b...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:48
d.a.
Pedro Castillo
PERU- Presidenti i Perusë, Pedro Castillo ka njoftuar shpërbërjen e menjëhershme të kongresit dhe vendos...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:39
d.a.
Pako
GJERMANI- Pakot e dyshimta ose kërcënuese të dërguara në misionet diplomatike ukrainase kishin të gjitha të një...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:37
d.a.
Aksioni ne Gjermani
GJERMANI- Njëzet e pesë të arrestuarit në Gjermani të mërkurën, të dyshuar për komplot p&e...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:30
d.a.
Britani
BRITANI- Ligjvënësit britanikë janë paralajmëruar të jenë në gatishmëri për sulme kibernetike dhe...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:23
d.a.
Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke mbërritur në La Scala të Milanos për hapjen e sezonit me ...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:15
d.a.
KQZ
KOSOVË-
Vendimi për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri të Kosovës do të merret vetëm pas vlerësimi...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:12
A.B
Loja
SHBA- Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për të sjellë Call of Duty në Nintendo, rapo...
Bota
7 Dhjetor 2022, 20:00
d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në...
Bota
7 Dhjetor 2022, 19:51
d.a.
EULEX
KOSOVË- Incidentet e së martës në veri të vendit kanë shtyrë EULEX-in që të shtojnë patrullat v&eum...