LIVE UPDATES
Bota

"Do vendosim sanksione të forta", SHBA reagon ashpër pas përdorimit të dronëve iranian nga rusët në Ukrainë

Një kërcënim i ri është shfaqur në qiellin e Kievit, këtë herë nga dronë vdekjeprurës që Ukraina thotë se Rusia i përdori për të sulmuar kryeqytetin. Irani e mohon një gjë të tillë. Kremlini nuk ka komentuar. Në Uashington, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës në lidhje me dronët e prodhuar nga Irani dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara.

18 Tetor 2022, 19:14 Nga d.a.
"Do vendosim sanksione të forta", SHBA reagon ashpër pas
foto ilustruese

SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se do të "vendosë sanksione të forta" ndaj Teheranit pasi Rusia përdori dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën të hënën. Shtëpia e Bardhë shprehu gjithashtu mosbesim se ngërçi i negociatave të marrëveshjes bërthamore mund të zgjidhet së shpejti. Ndërkohë brenda Iranit vazhdojnë protestat kundër qeverisë së vijës së ashpër.

Një kërcënim i ri është shfaqur në qiellin e Kievit, këtë herë nga dronë vdekjeprurës që Ukraina thotë se Rusia i përdori për të sulmuar kryeqytetin. Irani e mohon një gjë të tillë. Kremlini nuk ka komentuar. Në Uashington, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës në lidhje me dronët e prodhuar nga Irani dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara.

"Irani nuk ka thënë të vërtetën dhe ka mohuar t’i ketë dhënë armë Rusisë për t’i përdorur në Ukrainë. Ndërkohë, sipas njoftimeve të reja, Irani po shqyrton mundësinë të shesë armë edhe më shkatërrimtare për të mbështetur një pushtim që ata pretendojnë se e kundërshtojnë. Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të fuqishme si ndaj Rusisë, edhe ndaj Iranit për tregtinë e armëve. Ne do ta bëjmë më të vështirë për Iranin që t'ia shesë këto armë Rusisë”, tha ajo.

Por analistët thonë se Perëndimi nuk mund të bëjë shumë për të izoluar Iranin.

"Kur flasim për pasojat, e vetmja gjë që mund të bëhet është ajo kemi bërë tashmë prej muajsh – që do të thotë se mund të vendosen sanksione ndaj individëve dhe korporatave dhe të tjerëve, që ofrojnë dhe blejnë këto sisteme dhe i përdorin ato. Aktualisht efektiviteti i këtyre masave është shumë i kufizuar", thotë për Zërin e Amerikës Anthony Cordesman i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, i cili ka shërbyer si diplomat amerikan në Iran.

Qeveria amerikane është shprehur hapur lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë Iranin pas vdekjes në shtator të 22 vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit të vendit.

"Sytë e botës janë me të drejtë tek protestuesit e guximshëm në Iran të cilët po ngrenë zërin për të drejtat e tyre, jo vetëm për të drejtat e grave, por në përgjithësi për të drejtat e tyre njerëzore dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta. Ne kemi ndërmarrë një sërë hapash ditët dhe javët e fundit për ta vënë para përgjegjësisë regjimin për masat shtypëse”, thotë Jennifer Gavito, zëvendës ndihmës sekretare e Shtetit për Iranin, Irakun dhe diplomacinë publike.

Ajo tha se këtu përfshihen sanksione kundër zyrtarëve të lartë iranianë si edhe ndihmë për qytetarët që të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të kenë qasje në një sërë mediash.

Shtëpia e Bardhë shpreh gjithashtu shqetësimin se marrëveshja bërthamore për të cilën Perëndimi dhe Teherani kanë negociuar prej kohësh, mund të ngecë.

"Deri tani, ne nuk parashikojmë arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje”, tha zonja Jean-Pierre.

Analistët thonë se marrëveshja, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, ka qenë në rrezik që kur zgjedhjet e Iranit të vitit 2021 sollën në pushtet një president të linjës së ashpër.

"Më parë Irani kishte një farë niveli demokracie. Qeveria e vendit, në një farë mase, kishte qenë më tolerante se klerikët ndaj kundërshtarëve deri në atë moment, por presidenti aktual është praktikisht një klerik dhe jashtëzakonisht konservator", thotë zoti Cordesman.

Dhe çfarë ndodh më tej? SHBA thotë se udhëheqja e Iranit duhet të ndryshojë qëndrim. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe protestuesit në rrugët e qyteteve iraniane, por edhe në qytete të vendeve të ndryshme të botës, përfshirë Uashingtonin këtu në Shtetet e Bashkuara./VOA/

jennifer gavito karine jean-pierre irani furnizon me arme rusine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj