LIVE UPDATES
Bota

Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Martyt

Nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës kanë thënë se niveli i kërcënimit dhe masat mbrojtëse për Dick Martyn vlerësohen në vazhdimësi megjithatë kanë theksuar se s’mund të thellohen më tej në detaje.

18 Tetor 2022, 17:58 Nga d.a.
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë
Dick marty

SERBI- Nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka pasur shkëmbime dhe takime në mes të Policisë Federale Zvicerane dhe autoriteteve policore të Serbisë për rastin e kërcënimit ndaj ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Ky bashkëpunim dhe komunikim Zvicër-Serbi lidhur me rastin e Martyt kanë thënë se do të vazhdojë.

“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritete serbe ne nivele të ndryshme. Në veçanti, Policia Federale ka nisur një shkëmbim informatash me policinë e Serbisë në nivelin policor. Shkëmbimet dhe takimet tashmë kanë ndodhur në mes të policisë federale dhe autoriteteve policore të Serbisë. Ky shkëmbim është profesional dhe konstruktiv dhe do të vazhdojë”, kanë thënë për Express nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

Kjo masë, thonë zviceranët është  pjesë e një sërë veprimesh që janë ndërmarrë dhe se shkëmbimi në mes të policive të dy shteteve ka ndodhur në konsultim të ngushtë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

Tutje nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës kanë thënë se niveli i kërcënimit dhe masat mbrojtëse për Dick Martyn vlerësohen në vazhdimësi megjithatë kanë theksuar se s’mund të thellohen më tej në detaje.

“Për të garantuar sigurinë, Policia Federale ka marrë masa të gjera mbrojtëse bazuar në vlerësimet e rregullta të situatës, duke përfshirë sigurinë në afërsi të drejtpërdrejtë të z. Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë kur shfaqet në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike në vendbanimin e tij, për shembull). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Situata e kërcënimit dhe masat mbrojtëse vlerësohen në vazhdimësi. Megjithatë, do të kuptoni se ne nuk po japim asnjë informacion të mëtejshëm për sigurinë e të mbrojturit tonë.”, kanë thënë nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës për Express.

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se nga dhjetori 2020 është duke u trajtuar çështja e kërcënimit kundër Dick Martyt. Duke qenë se në këtë çështje është përfshirë edhe Serbia dhe ka edhe komponentë politikë, atëherë Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës ka ndërmarrë një numër masa gjithëpërfshirëse.

Në një intervistë me televizionin publik të Zvicrës, Dick Marty, pretendimet e të cilit çuan në ngritjen e Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, kishte thënë se është vënë nën mbrojtje të armatosur në shtëpinë e tij, nga fundi i vitit 2020 për shkak të kërcënimit ndaj jetës së tij nga siç thoshte shërbimet serbe të zbulimit.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të zbulimit, të cilët u kanë kërkuar vrasësve profesionistë të nëntokës, të më likuidojnë dhe thjeshtë të fajësojnë njerëzit nga Kosova për këtë”, deklaroi ai gjatë intervistës.

Marty  gjatë kësak interviste kishte treguar gjithashtu se shtëpia e tij është e pajisur me kamera sigurie dhe një dhomë të sigurt në rast nevoje, ndërsa policia është e vendosur në afërsi të vendit ku jeton. Ai kishte treguar se kur del në publik duhet të vesh jelek antiplumb.

Derisa në prill të këtij viti Agjencia Serbe e Zbulimit, BIA, kishte hedhur poshtë raportimet e mediave zvicerane se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërcënuar nga “elementë radikalë të shërbimeve serbe të zbulimit”./GazetaExpress/

kercenohet dick marty prokuroria e përgjithshme e zvicrës

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen