18 Tetor 2022, 19:00
Nga d.a.
Kuleba
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se do t’i propozojë presidentit Volodymyr Zelensky, që të shkëpusë raportet diplomatike me Iranin, për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë dhe armë të tjerë.
Kuleba u tha gazetarëve në Kiev më 18 tetor se do ta bëjë këtë propozim për shkak të “shkatërrimit masiv që kanë shkaktuar dronët iranianë në infrastrukturën e Ukrainës, përfshirë edhe shumë vdekje”, teksa Rusia po përdor në pushtimin e saj të Ukrainës dronë iranianë.
Kuleba shtoi se Ukraina më herët nuk kishte pasur kurrë qëndrim anti-iranian, por pasi “Irani u bë bashkëpunëtor i krimeve ruse në territorin tonë” Kievi do të “marrë një pozicion të qartë dhe të drejtë”.
“Veprimet e Iranit janë të poshtra dhe gënjeshtra që ne nuk do t’i tolerojmë”, tha Kuleba.
“Nëse Irani ndalon së furnizuari Rusinë me armë, ne do të bisedojmë për të ringjallur raportet tona të ndërlikuara”.
Deklarata e Kulebës vjen pasi Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, duke përdorur dronë kamikazë dhe raketa.
Rusia tha se ka blerë qindra dronë iranianë të llojit Shahed-136, të cilat po i përdor kundër Ukrainës./REL/
dmytro kuleba lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy
Bota
18 Tetor 2022, 18:54
d.a.
Zelenskyy dhe Putin
TURQI- Një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Vladimir Zelensky nuk është end...
Bota
18 Tetor 2022, 18:46
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka plotësuar kushtet që i përcakton Udhërrëfyesi për Marr&eu...
Bota
18 Tetor 2022, 18:16
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Parlamenti ukrainas e ka njohur Republikën Çeçene të Ichkeria si një shtet të pavarur që ë...
Bota
18 Tetor 2022, 18:14
e.k
Werner Kogler
AUSTRI- Austria po shqyrton një taksë të papritur pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë...
Bota
18 Tetor 2022, 17:58
d.a.
Dick marty
SERBI- Nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se t...
Bota
18 Tetor 2022, 17:51
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Një student është rrë...
Bota
18 Tetor 2022, 17:18
d.a.
Protesta ne Irani
IRAN- Kryengritja mbarëkombëtare në Iran po hyn në muajin e dytë të hënën, duke shënuar dit&...
Bota
18 Tetor 2022, 17:04
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Kryengritja mbarëkombëtare në Iran po hyn në muajin e dytë të hënën, duke shënuar ...
Bota
18 Tetor 2022, 17:13
k.m.
Liz Truss dhe Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Liz Truss ka qenë në krye të Mbretërisë së Bashkuar për 42 ditë, por n...
Bota
18 Tetor 2022, 17:07
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka përgatitur një plan për t'u marrë me kërcënimet biologjike dhe për t'i...