LIVE UPDATES
Bota

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Republika Sërpska thotë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e këtij entiteti - duke përfshirë qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska - t’u përkasin atyre. Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.

14 Prill 2023, 20:23 Nga a.l
Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska
Milorad Dodik Aleksandër Vuçiç

SERBI- Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfshin një ligj për pronën.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës”, tha Dodik.

Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.

Ligji përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vendimeve të mëparshme të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, për të shfuqizuar dekretin që ka krijuar ligjin dhe për ta pezulluar atë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës. 

Republika Sërpska thotë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e këtij entiteti - duke përfshirë qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska - t’u përkasin atyre.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka deklaruar se Parlamenti i vendit duhet të miratojë një ligj për pronën që do të ishte i vlefshëm në të gjithë Bosnjën, e jo vetëm në njërin nga dy entitetet e vendit. Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës civile në Bosnje, ka krijuar një sistem administrativ sipas të cilit Bosnja mbetet e ndarë midis entitetit serb - Republika Sërpska - dhe Federatës Boshnjake-Kroate.

Dodik, i cili është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për përpjekje për destabilizim dhe për korrupsion, ka kërcënuar disa herë se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës. Ai e refuzon rregullimin administrativ të këtij vendi dhe autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, që mbikëqyr aspektet civile dhe të tjera të Marrëveshjes së Dejtonit./ REL

milorad dodik aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj