LIVE UPDATES
Bota

Dodik padit...veten

Lëvizja e Dodikut është pjesë e rezistencës së kamotshme ndaj autoriteteve qendrore të Bosnjës dhe është pjesë e një mospajtimi lidhur me votimin në Asamblenë e Republikës Sërpska për të mos njohur më vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

30 Qershor 2023, 14:54 Nga k.m.
Dodik padit...veten
Milorak Dodik

Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë, në përpjekjen e tij të fundit për të sfiduar autoritetin qendror të shtetit. Millorad Dodik, president i entitetit të Republikës Sërpska, njoftoi se ka ngritur padi penale ndaj vetes, kryetarit të Parlamentit boshnjak dhe dhjetëra ligjvënësve lidhur me legjislacionin që rregullon kompetencat e zyrtarëve.

Lëvizja e Dodikut është pjesë e rezistencës së kamotshme ndaj autoriteteve qendrore të Bosnjës dhe është pjesë e një mospajtimi lidhur me votimin në Asamblenë e Republikës Sërpska për të mos njohur më vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Më 27 qershor, Asambleja e Republikës Sërpska votoi një sërë hapash të orkestruara nga Dodiku dhe aleatët e tij serbë, që synojnë të refuzojnë strukturat e ndarjes së pushtetit që ekzistojnë në Bosnje. Këto ndarje të pushtetit janë përcaktuar në Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje.

Marrëveshja e arritur më 1995 ka ndarë funksionet qeveritare, administrative dhe funksionet e tjera përmes vijave etnike mes shumicës boshnjake, serbe dhe kroate. Legjislacioni që ka marrë mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Republikës Sërpska, duhet të marrë edhe mbështetjen e Dhomës së Lartë dhe miratimin e nivelit presidencial në këtë entitet. Nëse merr këtë mbështetje, legjislacioni mund të hyjë në fuqi në gusht. Nëse ndodh kjo, atëherë do të ishte një goditje për kontrollet e pushteteve në Bosnje.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, po ashtu mund të anulojë legjislacionin, për të ofruar funksionim të institucioneve civile në Bosnje e Hercegovinë.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjes po ashtu mund të shfuqizojë legjislacionin pasi ai të hyjë në fuqi, por Dodik dhe aleatët e tij me shumë gjasa do ta sfidonin autoritetin e këtij institucioni.

Ministria e Jashtme gjermane tha më 30 qershor se lëvizja e fundit e Asamblesë së Republikës Sërpska për të injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese boshnjake “shkelin frymën e kushtetutës së shtetit dhe Marrëveshjes së Paqes së vitit 1995”.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Christofer Burger, paralajmëroi se votimi “është një hap më tej serioz drejt shkëputjes nga identifikimi me shtetin si tërësi” dhe tha se kjo “kërcënon unitetin dhe integritetin territorial të shtetit”. Burger shtoi se këto veprime rrezikojnë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian që Bosnja fitoi dhjetorin e kaluar. Edhe më herët, Dodik ka ngritur padi ndaj vetes për të tentuar që të përçojë një mesazh më të gjerë politik. Tetë vjet më parë, ai ngriti një padi penale kundër vetes për t’u tallur me akuzat e opozitës se ai ishte i korruptuar.

Më 2017, djali i tij, Igori, ngriti padi penale ndaj vetes si gjoja “bashkëfajtor” me babanë e tij për organizimin e ngjarjeve të Ditës së Republikës Sërpska, festë që është e ndaluar./REL

milorak dodik

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron