LIVE UPDATES
Bota

Doktori i “çmendur” që përgatiti vrasjen e gruas gjatë ekzorcizmit, do pagujë 50 mijë paund për filmim topless ndaj pacientes

Hossam Metwally, 61 vjeç, u burgos 14 vjet e gjysmë në shtator 2021, pasi u dënua për rrezikimin e jetës së Kelly Wilson.

6 Tetor 2023, 19:55 Nga h.k
Doktori i “çmendur” që përgatiti vrasjen e gruas
Hossam Metwally

ANGLI-Hossam Metwally, 61 vjeç, u burgos për 14 vjet e gjysmë në shtator 2021. Mjeku “i çmendur” siç e quajnë mediat, i burgosur për përgatitjen e vrasjes së të dashurës së tij duke i injektuar asaj drogë gjatë një momenti ekzorcizmi, tani është urdhëruar të paguajë 50,000 £ për një paciente që ai filmoi fshehurazi ndërsa ajo ishte topless.

Hossam Metwally, 61 vjeç, u burgos 14 vjet e gjysmë në shtator 2021, pasi u dënua për rrezikimin e jetës së Kelly Wilson.  Ai bëri dhjetëra video regjistrime të vetes ndërsa këndonte si pjesë e një “perversioni të rrezikshëm” nga rituali islamik Rukyah. Para dënimit të tij, Metwally pranoi dhe akuzën e filmimit topless të njërës prej pacienteve të veta gjatë ushtrimit të detyrës në spital. Sipas gjykatës mjekut i është gjetur dhe filmimi i një gruaje tjetër paciente.

Një nga këto gra, emri i së cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, ngriti një pretendim për keqpërdorim të informacionit privat kundër tij në Gjykatën e Lartë në Londër në fillim të këtij viti. Në një vendim të premten, zonja Justice Steyn tha se gruaja kishte të drejtë për dëmshpërblim prej 51,092 £, përfshirë paratë për trajtimin e saj të ardhshëm psikologjik.

hossam metwally doktori i cmendur

Sondazh

Poll