LIVE UPDATES
Bota

Dokumente sekrete qeveritare u gjetën në zyrën e tij të vjetër, reagon presidenti Biden: Nuk isha në dijeni

Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

11 Janar 2023, 08:20 Nga a.l
Dokumente sekrete qeveritare u gjetën në zyrën e tij të
Joe Biden

SHBA-  Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur mësoi se dokumenta të klasifikuara u gjetën në një zyrë që ai përdorte dikur dhe tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht me agjencitë amerikane që po kryejnë një vlerësim të asaj që ndodhi.

Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me procesin e rishikimit i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti,” tha zoti Biden. Demokrati Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim vitin e kaluar për shqyrtimin e dokumentave të klasifikuara , të zbuluara në banesën e ish presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës.

Të dyja rastet ndryshojnë në disa fronte. Avokatët e zotit Biden zbuluan më pak se 12 dokumenta të klasifikuara brenda zyrës në një institutin hulumtues dhe njoftuan Arkivin Kombëtar të SHBA për zbulimin e tyre, i dorëzuan materialet dhe thanë se po bashkëpunonin me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë.

Në kontrast me këtë rast, ish presidenti Trump mbajti mijëra të dhëna qeveritare, disa qindra prej të cilave ishin me shenjën “të klasifikuara”, brenda rezidencës së tij në Florida për më shumë se një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk i ktheu ato menjëherë ose me dëshirë, pavarësisht kërkesave të shumta nga Arkivi Kombëtar.

Kur ai më në fund dorëzoi 15 kuti me dokumenta në janar të vitit 2022, Arkivi Kombëtar zbuluan se më shumë se 100 prej tyre ishin të shënuara si të klasifikuara. Më vonë ajo ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo të dhënë të klasifikuar të mbetur përmes një kërkese zyrtare për të dëshmuar dhe një vizite në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago. Në atë vizitë, këshilltarët e Trumpit kthyen disa dhjetëra të dokumenta të tjera të klasifikuara dhe dëshmuan se asnjë material tjetër i klasifikuar nuk kishte mbetur në rezidencë.

Duke dyshuar për pengim të mundshëm të drejtësisë, FBI-ja kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës në gusht për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku agjentët gjetën më shumë se 13,000 dokumenta shtesë, rreth 100 prej tyre tepër të klasifikuara. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland emëroi Këshilltarin Special Jack Smith në nëntor për të hetuar këtë çështje.

Për të vërtetuar se ka ndodhur një krim, hetuesve do t’u duheshin prova për të treguar se Trumpi ose bashkëpunëtorët e tij me vetëdije dhe dashje i mbanin dokumentat dhe qëllimisht kërkuan të pengonin hetimin e departamentit për t’i kthyer ato. Presidenti Biden i doli në mbrojtje mënyrës së trajtimit të dokumentave.

Ata gjetën disa dokumenta në një kuti në një dollap të mbyllur. Dhe sapo i gjetën, kuptuan se kishte disa dokumenta të klasifikuara në atë kuti. Dhe bënë atë që duhej të bënin. Ata menjëherë lajmëruan Arkivat Kombëtare”, tha ai.

Unë u informova për këtë zbulim dhe u befasova kur mësova se kishte të dhëna qeveritare që ishin dërguar në atë zyrë, por nuk e di se çfarë ka në ato dokumenta,” tha ai. Presidenti tha se avokatët e tij i kanë sugjeruar që të mos pyeste se çfarë kishte në dokumenta. “Unë i kam dorëzuar kutitë, ata i kanë dorëzuar ato tek Arkivat dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me zyrtarët për shqyrtimin e tyre, proces i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti. Dhe do të ketë më shumë hollësi në atë kohë,” ai presidenti./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje