Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e konfirmoi ekzistencën e një letre të tillë, e cila u sigurua edhe nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’.
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor të ish-Nënpresidentit Mike Pence se nuk do të ngrejë akuza penale në lidhje me dokumentet sekrete që u gjetën në shtëpinë e tij në Indiana. Departamenti i Drejtësisë i dërgoi një letër avokatit të Pence të enjten duke e informuar ekipin e tij se, pas një hetimi lidhur me mundësinë mbi keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve sekrete, nuk do të kërkohet ngritja e asnjë akuze penale.
Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e konfirmoi ekzistencën e një letre të tillë, e cila u sigurua edhe nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’.
Njoftimi vjen përpara se Pence të nisë fushatën të mërkurën në shtetin Ajova, për të marrë emërimin e Partisë Republikane në garën për president të Shteteve të Bashkuara, një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Trump, me të cilin shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për katër vite.
Nuk është gjendur asnjë provë që sugjeron se Pence i fshehu qëllimisht dokumentet sekrete nga qeveria ose nëse e dinte që ato ndodheshin në shtëpinë e tij, kështu që nuk pritej që ai të përballej me akuza.
Vendimi i Departamentit të Drejtësisë është një lajm i mirë për ish-nënpresidentin dhe ekipin e fushatës së tij, ndërsa po përgatitet të hyjë në garën republikane për president, dhe të shfaqë dallimet e tij me Trump.
Donald Trump shpalli kandidaturën për president më 15 nëntor të vitit 2022. Tre ditë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi një prokuror të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet e Departamentit të Drejtësisë lidhur me gjetjen e qindra dokumenteve sekrete në shtëpinë e Trump.
Një prokuror special u emëruar gjithashtu për të hetuar lidhur me gjetjen e dokumenteve sekrete në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetit Dalauare dhe në një zyrë jo të sigurt në Uashington, dokumente që datojnë nga koha e tij kur shërbeu si nënpresident.
Rreth një duzinë dokumentesh me shenja sekrete u zbuluan në shtëpinë e Pence në janar, pasi ai u kërkoi avokatëve të tij që të kryenin një kontroll në sendet e tij nga koha kur ishte nënpresident, si një mënyrë kujdesi pas zbulimit të dokumenteve sekrete të Biden.
Dokumentet ishin paketuar padashje në kohën kur ai la detyrën dhe ishin dërguar në shtëpinë e Pence, shkruante në një letër drejtuar Arkivit Kombëtar avokati i Pence.
Një muaj më pas FBI-ja gjeti një dokument sekret në shtëpinë e Pence në Indiana gjatë kontrollit. Pence ka përsëritur vazhdimisht se ai nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumenteve, por se “u bënë gabime” në trajtimin e materialeve sekrete. Dy prokurorë të posaçëm të Departamentit të Drejtësisë po kryejnë hetime lidhur me trajtimin e dokumenteve sekrete nga Trump dhe Biden./VOA
SERBI- Pas lajmit për një vizitë në Beograd nga Escobar dhe Lajçak, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në...
Dmitry Medvedev RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar poseduesit e c...
foto ilustruese KOSOVË- Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Shëndetësisë, në ...
Rexhep Tajip Erdogan Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një populist me prirje gjithnjë e më autoritare, do të bëjë betimi...
Logan Brown BRITANI E MADHE- Logan Brown, 27-vjeçari trans nga Britania është bërë imazhi i kopertinës ...
pamje nga zjarri ITALI- Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për paso...
Rajoni RUSI- Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyachesla...
Thaçi dhe Veseli HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shq...
Pamje nga aksidenti INDI- Të paktën 50 njerëz u vranë dhe 300 u shtruan në spital në Indi pasi një tren pasagjer&eu...
Alexandër Lukashenko RUSI- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alexandër Lukashenko ka bërë një koment 'shqetësues...