LIVE UPDATES
Bota

VOA: Si e ka mbajtur presidenti i Turqisë një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në vend

Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë si kryeministër apo president për 20 vjet, fitoi pavarësisht krizës ekonomike të vazhdueshme në vend dhe kritikave për reagimin e dobët të qeverisë së tij, ndaj një tërmeti në shkurt, që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

2 Qershor 2023, 21:23 Nga k.m.
VOA: Si e ka mbajtur presidenti i Turqisë një kontroll të
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një populist me prirje gjithnjë e më autoritare, do të bëjë betimin dhe të fillojë mandatin e tij të tretë presidencial të shtunën. Ai fitoi zgjedhjet me balotazh, i cili u zhvillua më 28 maj.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë si kryeministër apo president për 20 vjet, fitoi pavarësisht krizës ekonomike të vazhdueshme në vend dhe kritikave për reagimin e dobët të qeverisë së tij, ndaj një tërmeti në shkurt, që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

I njohur si “reis” ose “shefi” mes mbështetësve të tij, zoti Erdogan 69-vjeçar tashmë është udhëheqësi më jetëgjatë në historinë e republikës turke. Rizgjedhja e tij për një mandat pesë-vjeçar që zgjat deri në vitin 2028 e zgjeron sundimin e tij në një dekadë të tretë dhe ai ndoshta mund të shërbejë më gjatë me ndihmën e një parlamenti miqësor.

Ja një vështrim në karrierën e Erdoganit dhe disa nga arsyet e jetëgjatësisë së tij politike.

Shumë ekspertë pajtohen se problemet e rënda ekonomike të Turqisë rezultojnë nga politikat fiskale jotradicionale të Erdoganit – më së shumti, duke ulur normat e interesit kundër inflacionit të shfrenuar, pavarësisht paralajmërimeve të ekonomistëve. Megjithatë, shumica e votuesve – ai mori 52% të votave të balotazhit – nuk duket se u ndikuan nga ky fakt. Inflacioni në Turqi arriti në 85% në tetor përpara se të zvogëlohej në 44% në prill

Qëndrueshmëria e Erdoganit mes një krize të kostos së jetesës –– mund të ketë rezultuar nga shumë njerëz që preferojnë stabilitetin në vend të ndryshimit ndërsa përpiqen të paguajnë çmime të larta për qiranë dhe mallrat e domosdoshëm.

Presidenti ka demonstruar një aftësi për të forcuar ekonominë në të kaluarën. Dhe ai kurrë nuk i është shmangur shpenzimeve dhe vendosjes së burimeve qeveritare në avantazhin e tij politik.

Gjatë dy dekadave të fundit, qeveria e tij ka shpenzuar shumë fonde në infrastrukturë për të kënaqur votuesit. Në periudhën para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të muajit të kaluar, ai rriti pagat dhe pensionet për të zbutur goditjen e inflacionit dhe miratoi subvencione qeveritare për energjinë elektrike dhe gazit.

Një pikë krenarie për shumë votues është sektori në rritje ushtarako-industrial i Turqisë. Gjatë gjithë fushatës, zoti Erdogan përmendi shpesh dronët e prodhimit vendas, avionët dhe një anije luftarake të njohur si “transportuesi i parë i dronëve” në botë.

NË SKENËN BOTËRORE

Erdogani ka tërhequr shumë turq në anën e tij me mënyrën se si ai vepron në skenën botërore. Mbështetësit shohin tek ai një udhëhës që ka treguar se Turqia mund të jetë një lojtar i madh në gjeopolitikë, ndërkohë që shfaq rol të pavarur teksa angazhohet me Lindjen dhe Perëndimin.

Turqia është një anëtar kyç i NATO-s për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë, dhe ajo kontrollon ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës. Gjatë mandatit të Erdoganit, vendi ka dëshmuar të jetë një aleat i domosdoshëm dhe, nganjëherë, i mundimshëm i NATO-s.

Qeveria turke ka penguar hyrjen e Suedisë në NATO dhe ka blerë sisteme ruse të mbrojtjes raketore, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të largojnë Turqinë nga një projekt avionësh luftarak të udhëhequr nga SHBA. Megjithatë, së bashku me Kombet e Bashkuara, Turqia ndërmjetësoi një marrëveshje jetike të kohës së luftës që i lejoi Ukrainës të rifillonte dërgimin e grurit përmes Detit të Zi në pjesë të tjera të botës që po luftojnë me urinë.

Rexhep Tajip Erdogan e ka përshëndetur rizgjedhjen e tij, e cila erdhi ndërsa vendi përgatitet për të shënuar njëqindvjetorin e republikës, si fillimin e “Shekullit të Turqisë”.

KTHIMI NË RRËNJET ISLAME

Erdogan ka kultivuar besnikëri të thellë tek mbështetësit konservatorë dhe fetarë duke ngritur vlerat islame në një vend që është udhëhequr nga sekularizmi për gati një shekull.

Ai ka frenuar forcën e ushtrisë, e cila shpesh përzihej në politikën civile sa herë që vendi fillonte të devijonte nga sekularizmi. Ai hoqi rregullat që ndalonin gratë konservatore të mbanin shami në shkolla dhe zyra qeveritare.

Ai gjithashtu riktheu objektin historik të Stambollit, Haxxji Sofinë në një xhami, duke përmbushur një kërkesë prej kohësh të islamistëve turq. Katedralja e epokës bizantine u krthye fillimisht një xhami pas pushtimit të Kostandinopojës, por kishte shërbyer si muze për dekada.

Kohët e fundit, ai ka kritikuar të drejtat e komunitetit LGBTQ+, duke sugjeruar se ata përbëjnë një kërcënim për nocionin tradicional, konservator të asaj që përbën një familje.

KONTROLLI I FORTË MBI MEDIA

Gjatë dekadave të tij në pushtet, Erdogani konsolidoi kontrollin mbi mediat.

Shumica e mediave turke të lajmeve tani janë në pronësi të konglomerateve besnike ndaj tij. Ai e ka përdorur pozicionin e tij për të heshtur kritikat dhe për të përçmuar opozitën.

Monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vunë re se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 14 maj dhe balotazhi i 28 majit ishin të lira, por jo të drejta.

Ndërsa votuesit në raundin e dytë kishin një zgjedhje midis alternativave të vërteta politike, “mbulimi i njëanshëm mediatik dhe mungesa e kushteve të barabarta i dhanë një avantazh të pajustifikuar presidentit aktual,” tha Farah Karimi, koordinator për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kundërshtari i Erdoganit në balotazhin e zgjedhjeve, lideri i opozitës Kemal Kiliçdaroglu, kishte premtuar të zhbënte politikat ekonomike të presidentit dhe ta kthente Turqinë në një rrugë demokratike duke i dhënë fund goditjeve ndaj fjalës së lirë./VOA

rexhep tajip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj