LIVE UPDATES
Bota

“Dorëheqjet e policëve serbë në Kosovë, shqetësim tek ndërkombëtarët”, DW: Prishtina zyrtare akuzon Beogradin

Diplomatët perëndimorë kanë reaguar të shqetësuar pas dorëheqjeve të policëve serbë të Policisë së Kosovës. Prishtina zyrtare akuzon Beogradin për dorëheqjet e policëve serbë.

19 Gusht 2023, 14:25 Nga I.A
“Dorëheqjet e policëve serbë në Kosovë,
Policet

KOSOVË- Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë. 7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Beogradit duke thënë se "si rezultat i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme të Beogradit”, policët po japin dorëheqje.

Kosova akuzon Beogradin për presion

"Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në rrjetin social.

Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla  u shpreh, se "policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje”. "Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, shkroi Svecla.

Dorëheqjet e policëve serbë kanë shkaktuar reagime të komunitetit ndërkombëtar. Kreu i misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë EULEX, Giovanni Pietro Barbano, tha se policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës."EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi Giovanni në X, që më herët njihej si Twitter.

Shqetësime të ndërkombëtarëve

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se "një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi ambasadori Rohde. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se "po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese”. "Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t'iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.

Nëntorin e vitit të shkuar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. E gjithë kjo në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato Republikës së Kosovës. Më pas, autoritetet kosovare shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj dhe në një muaj më parë me 14 korrik, 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë filluan punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb.

Marrë nga DW

vjosa osmani sllobodan millosheviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet