LIVE UPDATES
Bota

Draft-Strategjia e Sigurisë: Serbia, rreziku kryesor

Draft-Strategjia kaloi në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi.

27 Korrik 2022, 20:25 Nga k.m.
Draft-Strategjia e Sigurisë: Serbia, rreziku kryesor
Foto ilustruese

Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2027, e cila është miratuar nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të mërkurën e 27 korrikut, e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Enver Dugolli, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni.

Sipas tij, rreziku nga Serbia përmendet për herë të parë në mënyrë eksplicite në një dokument të tillë. Draft-Strategjia kaloi në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi.

Ajo është hartuar nga Këshilli për Siguri i Kosovës dhe ka kaluar tashmë për procedim në Kuvendin e Kosovës. Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se Draft-Strategjia e Sigurisë është një dokument që përfshin të gjitha aspektet e sfidave të sigurisë në Kosovë.

“...sidomos të rreziqeve që burojnë nga shteti fqinj, Serbia. Në këtë strategji identifikohet saktë rreziku kryesor që i kanoset shtetit. Për mendimin tim, kjo është një pikë shumë reale dhe e studiuar mirë”, thotë Dugolli.

Për adresimin e rreziqeve të identifikuara, që përfshijnë edhe ndryshimet klimatike, katastrofat e mundshme natyrore e njerëzore, ekstremizmin e dhunshëm politik apo religjioz, Dugolli thotë se do të bëhen strategji të ndara nga dikasterët përkatës.Rashit Qalaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, thotë se ka votuar kundër Draft-Strategjisë për Sigurinë, pasi, sipas tij, ky dokument “ka mungesë të vizionit”.

Në bazë të tij, shton Qalaj, “nuk mund të vërehet se ku do të jetë Kosova pas pesë vjetësh” në aspektin e sigurisë.Ai thotë se në dokument vërehet edhe qasja partiake e Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo, sipas tij, aspekti profesional dhe i paanshëm ndaj sigurisë.

“Për shembull, kur flasim për sigurinë njerëzore, aty e kanë futur arsimin, që në fakt nuk duhet të jetë pjesë e strategjisë...”.

“Pastaj, kemi qasjen që i është bërë institucionit të policisë. Për shembull, në Strategjinë e Sigurisë ceket krijimi i policisë rezervë apo ndryshimi i strukturës organizative të policisë dhe, sipas mendimit tim, këto nuk kanë të bëjnë asgjë me strategjinë për sigurinë”, thotë Qalaj për Radion Evropa e Lirë.Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu në opozitë, thotë se ka votuar kundër miratimit të Draft-Strategjisë edhe për faktin se në të nuk është përfshirë rreziku që, sipas tij, vjen nga migrimi i qytetarëve të Kosovës.

“Migrimi i të rinjve besoj se është një ndër rreziqet. Duhet të merret në konsideratë. Është e pamundur që të ruhet vitaliteti i institucioneve të sigurisë, që ato të ripërtërihen, që të sigurohet një vazhdimësi e funksionimit të tyre, derisa kemi problem me rekrutimin e të rinjve në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë, agjencive dhe shërbimeve të ndryshme”, thotë Quni për Radion Evropa e Lirë.Sipas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti Qeveritar për Migrim, për periudhën 2018-2020, nga Kosova kanë emigruar 71.799 banorë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën 2013-2017, mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Shërbimi ushtarak - premtim elektoral i përfshirë në strategji

Dy deputetët opozitarë, Qalaj dhe Quni, thonë se brenda Draft-Strategjisë së Sigurisë janë futur edhe “premtime elektorale” të Lëvizjes Vetëvendosje, siç është obligimi ushtarak. Ata i referohen pjesës së Draft-Strategjisë ku flitet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e në të cilën thuhet se “FSK-ja vazhdimisht do të rishikojë strukturën organizative të saj, për t’iu përshtatur kohës dhe detyrave që dalin në funksion të realizimit dhe ruajtjes së interesave vitalë shtetërorë”.

“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vlerësojë fizibilitetin për zhvillimin e modeleve më të përshtatshme të rezervës vullnetare si dhe atë të shërbimit të obligueshëm ushtarak, sipas praktikave bashkëkohore të shteteve perëndimore, në përputhje me rrethanat, kushtet dhe resurset vendore”, thuhet në dokument. Dugolli thotë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të funksionalizohet “pa e penguar planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri të plotë që nga viti 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Drejt aplikimit të shërbimit ushtarak të obligueshëm

Pritet që FSK-ja, gjatë transformimit, të dyfishojë numrin e forcave të saj dhe të bëhet një ushtri profesionale prej 5.000 trupash.

Vrajolli: Një draft i mirë i strategjisë

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se kjo qendër është konsultuar nga Qeveria e Kosovës gjatë hartimit të versioneve fillestare të Draft-Strategjisë së Sigurisë.

“Në bazë të asaj që kemi parë, mund të them se drafti ka qenë ndoshta më i avancuari prej strategjive që janë prezantuar në faza të hershme nga ana e Qeverisë. Në përgjithësi, nuk është se kemi pasur shumë komente. Bëhet fjalë për një draft të mirë të strategjive, sidomos kur krahasohet me draftet e mëhershme apo edhe me Strategjinë e mëhershme të Sigurisë Kombëtare”, thotë Vrajolli. Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, e cila ka lënë të vrarë mbi 13.000 civilë dhe të zhdukur mijëra të tjerë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur - pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, por procesi është duke shkuar ngadalë.

Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, zbatimi i tyre në terren lë për të dëshiruar./REL

draft-strategjia e sigurisë kosove

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait