LIVE UPDATES
Bota

Drejtori i FBI-së 'shumë i shqetësuar' nga 'stacionet policore' kineze në SHBA

Safeguard Defenders, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Evropë, publikoi një raport në shtator ku zbulohet prania e dhjetëra "stacioneve të shërbimit" të policisë kineze në qytetet e mëdha anembanë botës, përfshirë Nju Jorkun.

18 Nëntor 2022, 08:01 Nga A.B
Drejtori i FBI-së 'shumë i shqetësuar' nga
Christopher Wray

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e 'stacioneve policore' të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Safeguard Defenders, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Evropë, publikoi një raport në shtator ku zbulohet prania e dhjetëra "stacioneve të shërbimit" të policisë kineze në qytetet e mëdha anembanë botës, përfshirë Nju Jorkun.

Republikanët në Kongres kanë kërkuar përgjigje nga administrata Biden për ndikimin e tyre.

Në raport thuhet se stacionet janë një zgjatim i përpjekjeve të Pekinit për të ushtruar presion ndaj disa shtetasve kinezë ose të afërmve të tyre jashtë vendit, për t'u kthyer në Kinë e për t'u përballur me akuza penale. Ai gjithashtu i lidhi ato me aktivitetet e Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës, një organ i Partisë Komuniste i ngarkuar me përhapjen e ndikimit dhe propagandës së saj jashtë shtetit.

"Jam shumë i shqetësuar për këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve", tha zoti Wray në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, duke pranuar ekzistencën e tyre por duke refuzuar të detajojë punën hetimore të FBI-së për këtë çështje. "Por për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze do të përpiqet të hapë pika, le të themi, në Nju Jork, pa koordinimin e duhur. Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues".

Zoti Wray, i pyetur nga senatori republikan Rick Scott nëse stacione të tilla shkelin ligjin e SHBA-së, tha se FBI "po shqyrtonte parametrat ligjorë".

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfshirë ligjvënësit Greg Murphy dhe Mike Waltz, i dërguan letra Departamentit të Drejtësisë në tetor duke pyetur nëse administrata e Presidentit Joe Biden po hetonte ekzistencën e stacioneve të tilla duke argumentuar se ato mund të përdoren për të frikësuar banorët amerikanë me origjinë kineze.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Në fillim të këtij muaji, ministria e saj e jashtme mohoi se kishte stacione të tilla në Holandë pas një hetimi nga autoritetet holandeze. Kina tha se ato ishin zyra për të ndihmuar qytetarët kinezë të rinovonin dokumentet.

Wray tha se Shtetet e Bashkuara kishin bërë një sërë aktakuzash që përfshinin qeverinë kineze për përndjeke, survejim dhe shantazh ndaj njerëzve në Shtetet e Bashkuara që nuk ishin dakord me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

“Është një problem real dhe diçka për të cilën po flasim edhe me partnerët tanë, sepse nuk jemi i vetmi vend ku kjo ka ndodhur”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara ngritën akuza penale në tetor kundër shtatë shtetasve kinezë të akuzuar për një fushatë vëzhgimi dhe ngacmimi kundër një banori amerikan dhe familjes së tij në një përpjekje nga qeveria kineze për të riatdhesuar një prej tyre në Kinë.

Ky është rasti i fundit në të cilin Departamenti i Drejtësisë vë në shënjestër përpjekjet e Kinës për të gjurmuar njerëzit jashtë vendit që Pekini i quan të dyshuar për krime, nëpërmjet atij që njihet si "Operacioni i Gjuetisë së Dhelprave"./VOA

shba fbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet