LIVE UPDATES
Bota

Dronët ukrainas godasin shënjestra në Rusi, raportime për shpërthime në disa rajone

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë më 2 gusht se dronët e tij e kanë goditur një bazë ajrore ku ruhen dronët Shahed në Primorsko-Aktarsk dhe bazën ushtarake Elektroprillad në Penza.

2 Gusht 2025, 14:48 Nga M.B
Dronët ukrainas godasin shënjestra në Rusi, raportime për
Foto ilustruese

RUSIA- Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do t’i pozicionojë nëndetëset bërthamore “më afër Rusisë”, disa ditë para përfundimit të afatit që i ka dhënë Moskës për të arritur marrëveshje për paqe me Kievin. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë më 2 gusht se dronët e tij e kanë goditur një bazë ajrore ku ruhen dronët Shahed në Primorsko-Aktarsk dhe bazën ushtarake Elektroprillad në Penza.

Ushtria ukrainase ka raportuar edhe për sulme në rafineri të naftës. Autoritetet në rajonin Samara të Rusisë kanë bërë të ditur se ka pasur kufizimet në fluturimet ajrore. Guvernatori rajonal ka konfirmuar se sulmet në një objekt industrial në Novokubishevsk, kanë ndalur përkohësisht shërbimin e internetit në telefona mobilë. Ai ka thënë se një civil është vrarë nga rrëzimi i mbetjeve të një droni.

Në Krimenë e pushtuar është raportuar se Ura e Kërçit – e cila lidh gadishullin me Rusinë – është bllokuar për më shumë se pesë orë dhe shpërthimet janë dëgjuar në Feodosia dhe Kërç. Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për sulme në tetë rajone dhe ka pretenduar se i ka rrëzuar apo shkatërruar 112 dronë. Rusia, në anën tjetër, ka nisur sulme ajrore në Ukrainë me 53 dronë, sipas forcës ajrore ukrainase. Ushtria ukrainase ka thënë se 45 prej tyre janë rrëzuar.

Në Herson është vrarë një grua 68-vjeçare, ndërsa një burrë 41-vjeçar është plagosur. Këto sulme janë kryer në përshkallëzim e sipër të retorikës në mes të Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas kërcënimeve lidhur me luftën në Ukrainë nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev. Trump nuk e ka specifikuar nëse nëndetëset kanë kapacitet bërthamor apo janë të armatosura me armë bërthamore.

“Vetëm dua të sigurohem që fjalët e tij janë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë se aq”, ka thënë Trump për televizionin Newsmax.

Ai i është referuar një postimi të Medvedevit në rrjete sociale, ku ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdorin “lojën e ultimatumeve”, si përgjigje ndaj njoftimit të Trumpit se e ka shkurtuar nga 50 në 10 ditë, afatin për Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Në postimin e tij në X më 28 korrik, Medvedev ka shkruar se “çdo ultimatum i ri është kërcënim dhe një hap drejt luftës”.

Ai i ka bërë thirrje Trumpit të mos ndjekë rrugën e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, të cilin Moska e ka akuzuar shpesh për përshkallëzim tensionesh me Rusinë. Pasi Trumpi i ka thënë se duhet të ketë kujdes me fjalët, Medvedev ka shkuar edhe më larg, duke ia rikujtuar presidentit amerikan sistemin rus “Dora e vdekur”, që është i dizajnuar për të aktivizuar automatikisht sistemin e raketave bërthamore, nëse udhëheqja e vendit do të rrëzohej.

Afati i fundit i Trumpit për Moskën është 8 gushti, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë pas. Ai ka folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë si dhe tarifa sekondare ndaj shteteve që importojnë naftë ruse. Duke marrë parasysh se masat sekondare do të preknin Kinën dhe Indinë, disa analistë kanë shprehur skepticizëm nëse Uashingtoni do të marrë masa./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj