6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Mbledhja është caktuar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 1 gusht, se Serbia nuk ka qenë me vite në pozitë kaq të vështirë.
SERBI- Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një ditë më parë, në cilësinë e të dyshuarve në rastin e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë 16 persona të vdekur.
Mbledhja është caktuar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 1 gusht, se Serbia nuk ka qenë me vite në pozitë kaq të vështirë.
“Kemi kaluar nëpër shumë kriza, vërshime, kriza me migrantë, koronavirusi, lufta në Ukrainë, shumë gjëra janë ashpërsuar, shumë provokime janë kryer ndaj nesh në Kosovë, sulmet në Srebrenicë, gjithçka tjetër. Mirëpo, Serbia nuk ka qenë në pozitë kaq të vështirë prej vitit 2008 e këndej”.
Zyra e Prokurorit për Krim të Organizuar ka bërë të ditur fillimisht më 1 gusht për arrestimin e gjashtë të dyshuarve për përfshirje në krime të lidhura me korrupsion, lidhur me projektin për modernizim të stacionit në Novi Sad. Në mesin e të arrestuarve ka qenë ish-ministri serb, Tomisllav Momiroviq.
Në pasditen e 1 gushtit është bërë e ditur se janë arrestuar edhe pesë persona tjerë. Prokuroria ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë Nenad Ignjatoviq, personi përgjegjës dhe pronari i kompanisë “Deko tim”, Slobodanka Kataniq, menaxhere për investime në kompaninë “Infrastruktura hekurudhore e Serbisë”, si dhe individë tjerë përgjegjës për çështje biznesore në projekt.
Projekti i rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad ka zgjatur tre vjet. Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh, përmes veprimeve të tyre korruptive.
Gjithashtu ka dyshime se konsorciumi i kompanive kineze CRIC&CCCC, që është duke e ndërtuar një hekurudhë për trena të shpejtë, ka përfituar në vlerë të rreth 18.7 milionë dollarëve.
Përfaqësues të autoriteteve serbe e kanë nënshkruar kontratën me konsorciumin kinez, bazuar në marrëveshje ndërqeveritare në mes të Serbisë dhe Kinës, pa shpallur thirrje për tenderë. Aksidenti në stacioni hekurudhor në Novi Sad, që ka lënë të vdekur 16 persona, ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në Serbi.
Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në tetë muajt e fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin. Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor./ REL
Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se do të dërgonte dy nëndetëse bërthamore amerikane n&eu...
Jakov Millatoviç MAL I ZI- Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjelos...
Foto IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet që ushtria e vendit të tij do ...
Foto ilustruese RUSIA- Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000...
Mara MALI- Ish-kryeministri i Malit, Moussa Mara është lënë në paraburgim pasi akuzohet për minimin e besueshmëris&...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka bërë thirrje që shefi i Rezervës F...
Foto ilustruese SHBA- Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plot&eum...
Foto KINË- Një 3-vjeçar në Kinë mbijetoi mrekullish pas rënies nga kati i 18-të i një ndërtese. Ngjarja q&eu...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se homologu i tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva mund ta telefonoj&e...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Pushuesit e plazhit në Florida panë një peshkaqen teksa luftonte me një peshkaqen të egë...