Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Millatoviqit e ka thirrur kryeministrin Millojko Spajiç që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë.
MAL I ZI- Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Millatoviç, menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim.
Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Millatoviqit e ka thirrur kryeministrin Millojko Spajiç që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë. Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa konteste në gjykatë që i ka Komuna e Tuzit me kompaninë “Plantacionet e 13 korrikut”, lidhur me llogaritjen (e paligjshme) të taksës së pasurisë së paluajtshme mbi tokën bujqësore.
“Për këto konteste ka mospajtime rreth llogaritjes së paligjshme të taksës vjetore në pronë të paluajtshme që Komuna e Tuzit e ka arkëtuar përmes ngrirjes së llogarive. Kompania Plantacionet është detyruar të kërkojë drejtësi dhe kthimin e fondeve përmes gjykatave. Këto procedura zvarriten me vite dhe të gjitha vendimet që janë marrë nga Gjykata Administrative për apelet e kompanisë, tashmë kanë qenë në të mirë të saj”, është thënë në deklaratë.
Sipas kabinetit të Millatoviçit, “rolin kryesor në atë proces e ka pasur zëvendëskryeministri aktual, atëherë kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundër të cilit kompania Plantacionet ka ngritur kallëzim penal para Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit”.
Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite. Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë nën territorin e qeverisjes lokale.
Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Millatoviq është duke tentuar t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, e ajo është që presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.
Ai ka pretenduar se Millatoviç ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për shkak të “lidhjeve të tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviçin, ish-presidentin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë Plantacionet, me qëllim përfitimin personal për vete dhe për të”.
Nebojsha Vuksanoviq është ish-anëtar i Partisë Popullore Socialiste. Presidenca e Malit të Zi ka thënë se ai nuk është kumbara e Millatoviqit dhe që është angazhuar si ndihmës në zyrën e presidentit.
Millatoviç është thënë ta ketë kthyer ligjin në Kuvend për shkak të, siç ka pretenduar ai, shkeljeve kushtetuese në dokument, paqartësive ligjore dhe mundësisë që 22.000 fermerë t’i humbasin lehtësimet tatimore.
Në disa mesazhe që janë publikuar nga Millatoviç në platformën X – dikur Twitter – ai i ka thënë Gjeloshajt se nuk do të dorëzohet ndaj presionit kur bëhet fjalë për Kushtetutën, dhe që do të respektojë ligjin dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit.
Gjeloshaj, në anën tjetër, ka shkruar: “Nuk duhej të ishe futur në këtë punë dhe të prisje një reagim nga shqiptarët në të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim”. Në vazhdimin e bisedës, ai i ka thënë Millatoviqit: “Do ta marrësh përgjigjen që meriton”./ REL
Foto IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet që ushtria e vendit të tij do ...
Foto ilustruese RUSIA- Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000...
Mara MALI- Ish-kryeministri i Malit, Moussa Mara është lënë në paraburgim pasi akuzohet për minimin e besueshmëris&...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka bërë thirrje që shefi i Rezervës F...
Foto ilustruese SHBA- Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plot&eum...
Foto KINË- Një 3-vjeçar në Kinë mbijetoi mrekullish pas rënies nga kati i 18-të i një ndërtese. Ngjarja q&eu...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se homologu i tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva mund ta telefonoj&e...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Pushuesit e plazhit në Florida panë një peshkaqen teksa luftonte me një peshkaqen të egë...
Foto UKRAINË- 11 persona u plagosën të premten në një sulm me dron rus në Kharkiv, n...
Foto ilustruese EUROPA- Ndërsa Europa përballet me një fluks rekord turistësh, shtete si Italia, Spanja dhe Greqia po zbatojnë mas...