LIVE UPDATES
Bota

Duan djem, në Kosovë po aplikohen metoda të ndryshme për të mos lindur vajza

Metoda alternative mjekësore por edhe të tilla shkencore po aplikohen nga gratë që duan të lindin fëmijë të gjinisë mashkullore, përkundër se Ligji për shëndetin riprodhues, neni 23, tek veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar ndalon përzgjedhjen e gjinisë.

4 Mars 2023, 15:00 Nga I.A
Duan djem, në Kosovë po aplikohen metoda të ndryshme për
Foto ilustruese

“Ka grua që i ka fëmijët të një gjinie më shumë dhe e do edhe fëmijën e gjinisë tjetër…dhe me punën time, shumë bashkëshort i kam bo me gjininë që e duan”, kjo është deklarata e kundërligjshme e një gjinekologu në Kosovë.

Kjo, vjen si shkak që mozaiku i familjes në Kosovë ende nuk konsiderohet i plotë nëse familja nuk e ka një djalë. Gazeta Express shkruan se mentaliteti patriarkal i trashëguar me breza në shoqërinë kosovare po institucionet e drejtësisë duke lejuar që çifte të shumta që nuk u kanë lindur në rrugë natyrale djem,të kërkojnë mënyra të ndryshme për të ardhur deri tek lindja e një fëmije mashkulli.

Metoda alternative mjekësore por edhe të tilla shkencore po aplikohen nga gratë që duan të lindin fëmijë të gjinisë mashkullore, përkundër se Ligji për shëndetin riprodhues, neni 23, tek veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar ndalon përzgjedhjen e gjinisë.

Pavarësisht kësaj, janë kryesisht mjekët specialistë gjinekologë ata që po ndihmojnë këto gra në gjetjen e një zgjidhjeje për selektim gjinie, që pos e kundërligjshme është edhe e dënueshme.

“Përfundimisht kam vendosë me e bo një send që ndoshta logjikisht me mjekësi nuk është e lejueshme”, shprehet një Nënë e cila në intervistë për emisionin Udhëve në RTK, tregon se çfarë metodash përdori që të bënte selektimin e gjinisë.

“Ai që ma ka bo mu ka qenë gjinekolog, rrotullimi i anit të fëmijës, ajo ka qenë definitivja që e kam bo, se ka qenë ani në anën e vajzave, sipas gjinekologut”, thotë ajo në forme anonime.

Pas lindjes së 5 vajzave, kësaj nëne iu shtua presioni nga rrethi që të ketë edhe një djalë. Përkundër dëshirës për një djalë, bashkëshorti i saj nuk kishte ndryshuar sjelljen në raport me të e as nuk i bënte presion gruas. Ndërkohë, çiftit iu plotësua dëshira.

“Nuk është qe kemi bërë ndonjë planifikim familjar por të gjithë fëmijët kanë ardhur me një dëshirë, dmth i kam 6 fëmijë, 5 vajza dhe një djalë, dhe jam shumë e lumtur”, shprehet ajo.

“… pas5 vajzave  e kam djalin”, vazhdon rrëfimin Nëna e cila tregon se deri në momentin që kishte vendos të kishte edhe një djalë, nuk kishte tentuar të provonte as një metode të përfolur nga të afërmit, për mundësin e të pasurit një djalë.

“Deri sa kam vendos me e pas djalin pas 5 vajzave, nuk kam qenë me herët as në mjek as s’kom provu… kam shku në mjek të ndryshëm, s’kam lanë vend pa shku, kam shku nëpër mjek që kanë qenë të thirrun për atë punë”.

Me ligjet në Kosovë, selektimi i gjinisë së frytit është i ndaluar rreptësishtë dhe paraqet vepër penale.

Nga rrëfimi i kësaj gruaje kuptohet se kishte mjekë që shkelën ligjin duke u dorëzuar karshi zakoneve patriarkale. Këtë sigurisht se e bënin në kundërvlerë parash, duke ju premtuar çifteve që do të kenë një fëmijë të gjinisë mashkullore.

“Mua me kanë preferua edhe injeksione të ndryshme edhe me shkua me u ngjesh edhe gjëra të ndryshme,,, por nuk kam pranuar, e vetmja ndërhyrje që kam bo unë me mujt me e bo një djalë, ka qenë rrotullimi i anit të fëmijës”.

Gruaja që ka pranuar të flasë për emisionin Udhëve vetëm në mënyrë anonime tregon se nuk është e vetmja që nga gjinekologu i është rekomanduar metoda alternative mjekësore për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një djalë.

“Unë tu u bazu në raste më përpara, qe kanë pas sukses edhe unë kam dashtë me provu… kam edhe të afërm të mia që janë detyrua për shkak edhe të kushteve që dojnë me e pas edhe një djalë , i kanë dy ri vajza edhe s’dojnë me e zgjatë më shumë por provojnë metoda”.

Tema e selektimit të gjinisë në Kosovë vazhdon të jetë temë tabu. Megjithëse ligjet ndalojnë selektimin gjinor kjo temë mbetët ndër më të diskutuarat ndërmjet grave në rrjete sociale. Madje, rekomandohen edhe emra mjekësh që kryejnë këtë punë.

Është Riza Malaj, gjinekolog nga Skënderaj që i prinë listës së mjekëve që nuk heziton të flasë për emisionin Udhëve për kërkesat e mëdha që ai ka nga çiftet për ti bërë me djalë.

“ Tash më shumë ka kërkesë për gjini, se sa për tjerat gjëra, i ka 3-4 vajza dhe e donë edhe një djalë, ose e kundërta por ma rrallë”, thotë doktori Malaj.

Ai thot se ka metoda mjekësore të cilat në vazhdimsi kanë pasur sukses sipas tij në përcaktimin e gjinisë.

“…disa metoda që kanë kallxu sukses… 80% të rasteve që i marr e di rastin që di me e mjeku edhe kanë sukses, kanë djalë… janë të panumërta numri i pacientëve që i kam bo me djalë”, thotë me krenari Malaj.

Gjinekologu Malaj është i vetëdijshëm se një veprim i tillë i selektimit gjinor është i ndaluar me ligj por ai thotë se këtë e bënë për shkak të kërkesave dhe dëshirave të mëdha të çifteve për të pasur fëmijë të dy gjinive.

“Përcaktimi i gjinisë është i ndalum dihet, edhe nuk është e lejume… por kjo nuk është ndonjë metodë që lyp me u stopu, dëshira për gjini”, shprehet ai.

“Tash vijnë edhe prej lindjes së par, e kanë njërën gjini edhe dëshirojnë me e pas gjininë tjetër”, tregon Malaj për llojet e pacienteve që trajton,  ai thotë se përveç djalit, gjininë tjetër nuk ka kërkesa të shpeshta.

“Për vajza shumë ma rrallë, zakonisht lypin djem”.

Nëna e cila tregoi se ishte mjekuar tek disa gjinekologë ka thënë se kishte të tillë që i kishin propozuar edhe mundësinë e  fertilizimit artificial për mbetje shtatzënë. Ndonëse nuk i përmend me emra thotë se kishte të tillë që i premtonin edhe selektim të gjinisë.

“ Me IVF me kanë ofruar shumë por se kam bo, të te tret këta mjekët që kam shku me kanë ofru, nëse nuk mundesh me këto metoda që po i provojmë, mundemi me shku me IVF, por se kam pranuar”, thotë ajo.

Emisioni Udhëve përvce rastit të doktorit Malaj, ka siguruar një audio incizim që e ka bërë një paciente nënjë spital në Rrafshin e Dukagjinit.

Redaksia nuk ka zbuluar emrin e as qytetin se ku gjendet kyspital, në mënyrë që të mos promovohen institucionet që dyshohet se shkelin ligjin përmes përcaktimit të gjinisë. Cilido institucion që ka gatishmëri vërtetimin e shkeljes së ligjit, mund të ketë në dispozicion provat e siguruara nga redaksia hulumtuese e emisionit Udhëve.

Në incizimin që është siguruar doktoresha i tregon pacientes rrugën që ajo duhet të ndjekë për të pasur mundësi të ngelë shtatzënë dhe të ketë një djalë. Doktoresha gjinekologe, megjithatë nuk jep garanci absolute se kjo do të ndodhë.

“Nëse don 100% me qenë djalë atëherë duhet vetëm me ferilizim artificial sepse ndryshe nuk mundemi me e bo”, dëgjohet duke thënë doktoresha.

Duke vazhduar se “për seleksionim të gjinisë ne nuk e bojmë, dmth ne e bëjmë ferilizimimin artificial  tek pacientët që dojnë me e bo, s’është me rëndësi a çikë a djalë, ndërsa në qoftë se don me provu në formën natyrale atëherë mundësia e shtatzënisë për djalë është dikun 70% sepse nuk mundet me qenë 100 e sak, në qoftë se ke dëshirë unë pota shkruaj se çka duhet me bo recepsion  detajet”, dëgjohet duke i thënë doktoresha pacientes.

Pacientja dëgjohet që thotë se ka shkuar vetëm për konsultë tek kjo doktoreshë. Udhëzimi Administrativ për fertizlimimin artificial e ndalon rreptësishtë që mjekët të japin informata që ndërlidhen me përcaktimin selektiv të gjinisë, informacione këto që doktoresha dëgjohet se i jep qysh në fillim të bisedës me pacientin.

Në një intervistë në emisionin Udhëve, doktoresha Aida Kumnova, e cila dëgjohet në ato incizime, mohon kategorikisht të ketë dhënë rekomandime të tilla, duke thënë se këto janë vetëm shpifje të pacientëve.

“Nuk ekziston metodë e sigurt për trajtimin e gjinisë, sepse në Kosovë është e ndaluar me ligj edhe nuk mundem me bisedua me pacientin për seleksionim të gjinisë….Nuk ka shanca me rekomandu…nuk mundemi është e pamundur, vetëm ai lart e cakton gjininë… as me IVF s’ka shanca, sepse është e ndaluar me ligj”, thotë doktoresha Aida Kumnova, gjinekologe obstetër

Redaksia e emisionit Udhëve në lidhur me të gjeturat e saja ka kontaktuar me Inspektoratin shëndetësor. Ky inspektorat për momentin udhëhiqet nga u.d. kryeinspektorja Nora Kursani Demjaha. Në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ata nuk kanë inspektime në ketë sektor.

“Inspektorati Shëndetësor realizon inspektime sipas kërkesës, ankesës dhe inspektime sipas planit të punës. Sipas informatave nga Inspektorati Shëndetësor, nuk ka pasur ndonjë kërkesë/ankesë për ndonjë inspektim të këtij lloji”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës, Dr. Shefqet Lulaj thotë se nëse ka mjekë të tillë ata e dëmtojnë rëndë imazhin e mantelbardhëve.

“Në qoftë se ka asi mjek asi gjinekolog ata nuk mund të radhiten në vargun e gjinekologëve ata janë më shumë fallgji që mashtrojnë pacientin për qëllime materiale sepse mjekësia bashkëkohore nuk e din as një metodë që paraprakisht mundesh me e përcaktua gjininë e fëmijës”, ka thënë Shefqet Lulaj, Kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve

Ndërkohë, kryetari i shoqatës për mbrojtjen e pacientëve Besim Kodra konsideron se pavarësisht kërkesave të pacientëve, selektimi i gjinisë nga ana e mjekëve përbën vepër të rëndë penale.

“Fillimisht besoj që kërkesa për selektim të gjinisë vjen me kërkesë të grave fillimisht, dhe pastaj një shërbim të tillë janë të gatshëm me e kry edhe doktorët në këmbim të parave… për mua çdo diskutim për përcaktim të gjinisë nuk duhet as me u vazhdua me u diskutua..kjo është edhe vepër penale përdorimi I metodave të pa licencuara”, ka thënë për Udhëve Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësi Fatmire Kollçaku thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të marrë masa në parandalimin e këtyre rasteve dhe të hetojë e të rrisë llogaridhënien në raport me shkelësit e ligjit.

“ Është më mirë ta quajmë gjendercid të ketë tentative që ta ndryshojmë lindjen e një vajze për një djalë, kjo është e pa-tolerueshme  dhe është e ndëshkueshme me ligj”, ka thënë Kollqaku.

riza malaj shefqet lulaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje