LIVE UPDATES
Bota

DW: Austriakë të qeshur, gjermanë turivarur?

Megjithë pandeminë dhe luftën shumica e europianëve vazhdojnë të jenë të kënaqur në jetën e tyre. Vetëm në Gjermani dhe Bullgari gjen njerëzit më të pakënaqur të Europës, sipas statistikës së Eurostatit.

22 Janar 2024, 09:47 Nga I.A
DW: Austriakë të qeshur, gjermanë turivarur?
Foto Ilustruese

GJERMANI- Lidhet me ajrin e pastër të malit apo strudelin me mollë? Ndoshta asnjë nga këto klishe nuk ka luajtur rol, që austriaket dhe austriakët janë më të kënaqur se popullsitë e tjera në vendet e BE. Por të paktën në këtë përfundim ka arritur një statistikë e Eurostatit. Zyra e Statistikave të BE mbledh të dhëna nga të gjitha fushat e jetës me rëndësi për politikën europiane. Krahas kësaj ky autoritet kryen rregullisht sondazhe në të gjitha vendet e BE dhe vende të tjera europiane. Vlerësimi i publikuar së fundmi bazohet në një sondazh të vitit 2022, në të cilin qytetarët në Europë janë lutur të përgjigjen se sa të kënaqur janë me situatën e jetës së tyre nga shkalla 0 deri në 10. Përgjigja mesatare e ardhur nga Austria arrinte në 7,9 pikë.

Pakënaqësia nuk lidhet vetëm me paratë

Edhe pse krizat e kohës dhe një shoqërie europiane që të duket shpesh e acaruar, të bëjnë të mos e besosh lehtë - nga pyetësorët del se europianët janë në masë të madhe të kënaqur. Mesatarja e BE qëndron në 7,1 pikë. Si pika të tjera janë parë edhe marrëdhëniet socio-ekonomike. Ndërsa në mënyrë të veçantë janë marrë të dhëna që lidhen me kushtet materiale, si të ardhurat, kushtet e banimit, shëndeti, arsimi dhe siguria. Por edhe cilësia e kohës së lirë, aktivitetet me të tjerët dhe uniteti social luajnë rol në analizën e Eurostat. Rezultate të tilla që lidhen me aspekte të veçanta nuk janë publikuar ende, por nga të dhënat e vitit 2018 të bie në sy, se austriakët kanë qenë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre personale, duke arritur 8,6 pikë nga 10 të mundshmet. Të njëjtin vlerësim e dhanë sllovenët, irlandezët dhe maltezët e pyetur.

Austria para Polonisë, Rumanisë dhe Finlandës

Në statistikën e publikuar, bie në sy sidomos Austria dhe Zvicra. Kjo e fundit nuk është anëtare e BE, por del në statistika shpesh bashkë me vendet e BE. Njerëzit në Zvicër arrijnë madje një vlerë të të qenurit të kënaqur që u vlerësua me 8,0., pak më lartë e Austria. Ndërsa vende të tjera që kryesojnë janë Polonia, Rumania, Finlanda me 7,7 pikë. Finlanda dominon prej vitesh World Happiness Report, Raportin për lumturinë të Kombeve të Bashkuara, që llogaritet me një metodikë pak më ndryshe se ajo e BE. Në statistikën e BE të dhënat e të anketuarve bashkohen me informacione biografike. Ajo që bie në sy është se njerëzit me shkollim të mirë në të gjitha vendet e BE janë më të kënaqur se të tjerët pa këtë nivel arsimor. Krahas kësaj në shumë vende, të rinjtë janë më të kënaqur se ata në moshë. Vetëm në vendet skandinave, Irlandë, Holandë dhe Luksemburg është e kundërta.

Vendet e BE afrohen, Gjermania bëhet më e pakënaqur

Po të shohësh statistikat në vite, vendet e BE janë përafruar në të qenurit i kënaqur, ndoshta edhe një shenjë, se Europa bashkohet më shumë. Një vend bie në sy që mbetet në fund të statitistikës, Bullgaria. Në këtë vend statistika tregon, se njerëzit nuk janë të kënaqur me jetën, në vitin 2013 madje kjo vlerë ishte 4,8 pikë, që do të thotë, se në këtë vend ka pasur më shumë njerëz të pakënaqur, se të kënaqur. Që atëherë kjo vlerë është përmirësuar lehtë në 5,6 nga 10 pikë.

Kurse Gjermania ka rënë ndjeshëm. Nëse në vitin 2018, vlera e njerëzve të kënaqur, sipas statistikës ishte vetëm 0.6 pikë larg austriakëve, në vitin 2022 kjo vlerë arriti një rënie tjetër. Mesatarisht gjermanët marrin 6,5 pikë nga 10, pra pas Bullgarisë, gjermanët janë njerëzit më të pakënaqur të BE.

Marrë nga DW

dw be

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët