LIVE UPDATES
Bota

DW: BE konfirmon takimin Kurti-Vuҫiҫ në Bruksel: Dialogu zgjidh mosmarrëveshjet

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell fton kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuҫiç të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

6 Gusht 2022, 18:39 Nga I.A
DW: BE konfirmon takimin Kurti-Vuҫiҫ në Bruksel: Dialogu zgjidh
Josep Borrell

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht. Këtë e konfirmoi vetë kryediplomati europian, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme  dhe të Sigurisë, Josep Borrell. Në një postim në Twitter, ai shkroi se “takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. "Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.

Ftesa vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë, pasi qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente të udhëtimit dhe targa të automjeteve. Pas përshkallëzimit të situatës, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Josep BorreKosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinëll që u mbështet edhe nga SHBA-së, shtyu zbatimin e vendimeve për reciprocitet me një muaj.

Stano: Dialogu zgjidh mosmarrëveshjet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje palëve që mënyra më e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet janë negociatat. "BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”, tha Peter Stano. Sipas tij, "gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet”.

Sipas Stanos, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. "Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, u shpreh Peter Stano.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

E njëra ndër problematika e pazgjidhura është ajo e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ende nuk është konfirmuar nëse ҫështja e Asociacionit do të diskutohet në takimin Kurti-Vuҫiq më 18 gusht, por modalitete të Asociacionit mund të diskutohen, ka paralajmëruar i ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Megjithatë ai tha se “krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bjerë ndesh me ligjet.

Escobar: Asociacioni jo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Escobar është shprehur se e kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. "Megjithatë Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti", deklaroi Gabriel Escobar. Sipas tij, ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje kjo e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, parasheh që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Prishtina zyrtare këtë Asociacion e cilëson një-etnik, ndërkaq Serbia insiston në krijimin e tij.

Marrë nga DW

albin kurti aleksandër vuҫiç josep borrell

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet