LIVE UPDATES
Bota

DW: Bosnje-Hercegovina, vendi kandidat i BE falë gjeopolitikës

Bosnje-Hercegovina pret prej vitesh që të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Tani BE për arsye gjeopolitike dha dritën e gjelbër. Cili është qëndrimi i politikanëve gjermanë?

19 Dhjetor 2022, 10:40 Nga I.A
DW: Bosnje-Hercegovina, vendi kandidat i BE falë gjeopolitikës
Parlamenti boshnjak

SARAJEVË- Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje-Hercegovina nuk luan më ndonjë rol. Tmerri i luftës së Bosnjes dhe gjenocidi në Srebrenicë janë harruar në masë të madhe dhe zbehur. Ky vend ndodhet prej kohësh në një paralizë politike, kartelet politike etno-nacionaliste të tre etnive, boshnjake, serbe dhe kroate pengojnë gati të gjitha reformat, njerëzit e braktisin vendin me shumicë. Në këto kushte as nuk mendohej më për integrimin europian sipas premtimit të para dy dekadave.

Por tani B-H është vend kandidat i BE. Në samitin e Brukselit, krerët e shteteve dhe qeverive europiane vendosën për këtë, gjashtë vjet pas ky vend aplikoi për anëtarësimin në BE, por nuk zbatoi asnjë nga reformat e kërkuara. Megjithatë pa asnjë dallim politikanët gjermanë e vlerësojnë pozitivisht këtë vendim, "si një sinjal shumë pozitiv për njerëzit në Bosnje-Hercegovinë" dhe një hap "që duhej të bëhej prej kohësh". DW iu drejtua me pyetje ndër të tjera Boris Mijatovic (Të Gjelbrit), Adis Ahmetovic dhe Jasmina Hostert (SPD) si edhe Thomas Hackerit (FDP) - katër politikanë që angazhohen për këtë rajon.

Arsye gjeopolitike

Asnjë nga politikanët nuk është i mendimit se dhënia e statusit kandidat është rezultat i progresit të zhvillimit institucional dhe demokratik të këtij vendi. Si arsye shikohet dimensioni gjeopolitik dhe shqetësimi për stabilitetin dhe sigurinë në Europë. "Lufta agresore kundër së drejtës ndërkombëtare që nisi Rusia në Ukrainë ka sjellë dinamika të reja në politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit në BE, të cilat pa këtë luftë nuk do të kishin këtë ritëm", thotë Thomas Hacker, raportues i FDP-së për vendet e Ballkanit. "Tek kjo dinamikë bën pjesë pa dyshim edhe statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën."

Edhe politikani i gjelbër, Boris Mijatovis është i mendimit se "kemi të bëjmë me një situatë gjeopolitike serioze, që u krijua dhe ashpërsua pas sulmit të Federatës Rusë ndaj një fqinji sovran." Nëse BE nuk e bën realitet premtimin e saj, atëherë boshllëku do të mbushet nga vende të tjera si "Rusia, Kina apo të tjerë", tha Mijatovic për DW. Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Adis Ahmetovic thotë se Ballkani Perëndimor duhet të "konsiderohet një rajon me rëndësi gjeopolitike dhe integrimi në BE duhet të çohet përpara." Ahmetovic paralajmëron, se Ballkani nuk duhet të bëhet një portë e hapur për konfliktin tjetër në Europë.

Motivim për politikën e brendshme

Në të njëjtën kohë dhënia e statusit kandidat mund të kthehet në një impuls të madh për të zhvilluar më tej demokracinë dhe shtetin ligjor në vend, theksojnë politikanët gjermanë. "Lidershipi politik i vendit duhet ta përdorë këtë vendim tani për të zbatuar reformat e nevojshme", thekson politikani liberal, Thomas Hacker. "Statusi i vendit kandidat duhet të bëhet motivim për përpjekje edhe më të mëdha."

Këtë e shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. Për DW ai tha se "ky është një shans unik për Bosnje-Hercegovinën. Statusi kandidat është një hap vendimtar për afrimin me BE dhe një të ardhme si vend anëtar i BE." Por Schmidt paralajmëron, se ky vend duhet të jetësojë premtimin për t'u kthyer në një vend multietnik prosperues dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit e vet. Politikani gjerman i CSU, Schmidt premton një angazhim më të madh të BE. Edhe deputetja e Bundestagut, socialdemokratja Jasmina Hostert është e mendimit që BE duhet të angazhohet më shumë në Bosnje-Hercegovinë. "Përpjekjet për reforma merren në konsideratë nga BE dhe ajo e mbështet Bosnje-Hercegovinën në tejkalimin e krizave që kemi në Europë." Por tani është koha që fjalët të bëhen vepra. "Pas 20 vitesh perspektivë është koha për më shumë se hapja e një horizonti."

Marrë nga DW

bosnje-hercegovina be christian schmidt adis ahmetovic jasmina hostert

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj