LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden gëzon mbështetje të madhe jashtë vendit, bie besimi për Presidentin Putin

Një studim në korrik nga Qendra Kërkimore “Pew” tregoi se mesatarisht 58% e të rriturve në 18 vende thonë se kanë besim se zoti Biden do të marrë vendimet e duhura lidhur me çështjet botërore.

18 Dhjetor 2022, 23:12 Nga I.A
Presidenti Biden gëzon mbështetje të madhe jashtë vendit,
Biden

SHBA- Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se Presideni Joe Biden gëzon besim të lartë dhe shihet si një udhëheqës i fortë në shumicën e vendeve ku u krye sondazhi, ndërsa besimi tek Presidenti Putin ka shënuar rënie të fortë pas sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

Presidenti Joe Biden takoi udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Azi pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, duke deklaruar se ndihej më i fortë pasi Partina e tij Demokratike siguroi rezultate më të mira nga sa pritej.

"E di që po bëhem i fortë, por nuk më duhet kjo. E njoh udhëheqësin kinez Xi Jinping, kam kaluar më shumë kohë me të se çdo udhëheqës tjetër botëror. E njoh mirë. Ai më njeh mua. Kemi shumë pak keqkuptime. Ne na duhet vetëm të kuptojmë, cilat janë vijat e kuqe dhe cilat janë gjërat më të rëndësishme për secilin prej nesh për dy vitet e ardhshme..."

Zgjedhjet e nëntorit nuk shkuan aq mirë për kandidatët republikanë të mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump. Sondazhet tregojnë se ka patur gjithashtu një kthesë të thellë në rritjen e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara jashtë vendit pas kalimit të drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Trump tek presidenti Biden.

Një studim në korrik nga Qendra Kërkimore “Pew” tregoi se mesatarisht 58% e të rriturve në 18 vende thonë se kanë besim se zoti Biden do të marrë vendimet e duhura lidhur me çështjet botërore.

Richard Wike nga Instituti “Pew” i tha Zërit të Amerikës se shumica e të anketuarve në pjesën më të madhe të vendeve kishin preferencë të fortë për zotin Biden krahasuar me zotin Trump.

"Zoti Biden shihet si më i kualifikuar në krahasim me zotin Trump dhe në përgjithësi politikat e tij pëlqehen më shumë se ato të Donald Trumpit. Marrëveshjet e klimës janë një shembull i mirë. Zoti Biden vendosi që SHBA t’i ribashkohej marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Kjo është diçka që pëlqehet shumë nga njerëzit”.

Por popullariteti i presidentit jashtë nuk krahasohet me mbështetjen brenda vendit, që sipas shumicës së sondazheve është në nivelin 40 %. Ekspertët vënë në dukje klimën e polarizuar politike në SHBA dhe thonë se shumë udhëheqës janë më të pëlqyer jashtë sesa brenda vendit.

"Njerëzit duket se e pëlqejnë qëndrimin e zotit Biden për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara tek komuniteti ndërkombëtar, duke u angazhuar në mënyrë më aktive dhe më me respekt për çështjet globale”.

Mbështetja për Presidentit Biden është në kontrast të thellë me mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit të paprovokuar të Ukrainës.

Studimi tregon se vetëm 9% e të pyeturve jashtë vendit kanë besim se Presidenti Putin do të marrë vendimet e duhura për çështjet botërore, thotë Richard Wike.

"Kur vjen puna tek Rusia, shohim vlerësimet më të ulëta të të gjitha kohërave në shumë nga vendet që ne anketuam. Vlerësimet më të ulta të të gjitha kohërave për Vladimir Putinin, pasaqyrojnë një reagim të fortë publik kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës."

Presidenti francez Emmanuel Macron është një nga udhëheqësit e shumtë botërorë që ka falënderuar Presidentin Biden për rolin e tij udhëheqës në sigurimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën nga NATO dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se nëse Rusia do të përparonte pa u frenuar, e gjithë bota sot do ishte e pasigurt.

Marrë nhga VOA

joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet