LIVE UPDATES
Bota

E ardhmja e gazit LNG: Shumë para për asgjë?

Europa kërkon të zëvendësojë gazin rus me gazin e lëngshëm, LNG, dhe po investon miliarda në inrastrukturën e posaçme. Por kjo mund të përfundojë në një qorrsokak të shtrenjtë si për taksapaguesit edhe për klimën.

19 Dhjetor 2022, 08:48 Nga DOSJA
E ardhmja e gazit LNG: Shumë para për asgjë?
Ursula von der Leyen

Më 5 Mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri gabimin, që nuk mund të quhej gabim. Në twitter ajo shkroi "BE duhet të çlirohet nga varësia e lëndëve fosile", dhe lëvdoi Spanjën që ka një masë të madhe kapacitetesh të energjive të rigjenerueshme dhe atyre të gazit të lëngshëm, LNG. Problemi: Edhe LNG është lëndë fosile. Ai nxirret me pompë nga toka, pjesërisht me "fracking" dhe në fund digjet po ashtu me efekte negative për klimën.

Këtë e di edhe von der Leyen. Megjithatë ideatorja e European Green Deal, që do të dekarbonizojë Europën, e bashkon temën e gazit të lëngshëm me atë të energjive të rigjenerueshme. Këto dredha politike në lidhje me klimën mund t'i kushtojnë shumë Europës - nga ana ekologjike dhe financiarise. Sepse infrastruktura në të cilën po investohen tani miliarda, për pak kohë mund të jetë e pavlefshme ose shumë më e shtrenjtë, nëse BE nuk do të ashpërsojë më shumë krizën e klimës.

Bumi i LNG dhe kostot tejet të larta

Konsumatori më i madh i gazit në Europë është Gjermania, pasuar nga Italia, Holanda, Sllovakia, Franca, sipas Eurostat. Këto vende përpiqen tani që të zëvendësojnë importet e gazit rus me furnizime nga burime të tjera. "Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, eksportet e LNG janë rritur në Europë me 58%", thotë Paula Di Mattia Peraire, analiste për gazin tek instituti "Independent Commodity Intelligence Service (ICIS). Sidomos Gjermania, Greqia, Italia, por edhe Irlanda e Franca bashkë me Poloninë e Holandën po e zgjerojnë infrastrukturën në brigjet e tyre."Në Europë po investohet shumë për LNG", thotë Peraire. "Nëse të gjitha projekte zhvillohen, po flasim për rreth 15 syresh deri në fund të vitit 2024, atëherë kapacitetet e rigazifikimit do të rriten me 70 miliardë metër kubik në vit."

Fondet e shtetit po rrjedhin aktualisht në terminalet që po ngrihen në brigje, ku gazi i ftohur ringrohet sërisht deri sa të marrë sërish formën e gazit e të futet në tubacionet e shpërndarjes. Aktualisht ka shumë pak terminale, të cilat do ta mbulonin nevojën për gaz të Europës. Por krahas terminaleve ka edhe dy probleme të tjera që kufizojnë importin e gazit.

Probleme për zgjerimin e LNG: anijet dhe rrjeti shpërndarës

Zëendësimi i gazit rus kërkon që gazi nga burime të tjera të vijë fillimisht me anije cisternë në Europë. Këto anije cisternë LNG mbajnë deri në 175.000 metër kubik gaz të lëngshëm, që i përgjigjet rreth 90 milionë metër kubik më pas gazit të ngurtë të gazsjellësve. Për të zëvendësuar rreth 167 miliardë metër kubikë gaz rus nevojiten rreth 1.800 ngarkesa cisterne më Europë, thënë ndryshe 5 në ditë. Sipas Institutit për Ekonominë e Transportit Detar dhe Logjistikën në Gjermani për këtë duhen edhe 160 anije të tjera cisternë. Me një çmim për anije rreth 220 milionë dollarë amerikanë, kjo do thotë një shumë prej 35 miliardë dollarë për 160 anijet e tjera. Përveç kësaj, gazi LNG në të ardhmen nga Spanja, Franca dhe Holanda duhet të mbërrijë në Europën Qendrore, në vend të drejtimit të deritanishëm, nga lindja në perëndim. Për shkak se linjat e gjata të transportit të gazit shpesh janë linja njëdrejtimshe, një "rrjedhje rezervë" është e mundur vetëm në mënyrë të kufizuar. Sipas Institutit Fraunhofer kapacitetet duhet të dyfishohen.

Eksperti i energjisë: "Kjo nuk ka kuptim!"

E gjitha kjo ndodh në kundërshtim të qartë me objektivat e klimës së BE. Deri në vitin 2050 BE kërkon që të jetë neutrale ndaj klimës, Gjermania në vitin 2045. Nëse BE djeg më shumë gaz LNG, emetimet ndotëse rriten. "Kemi një rast emergjence të klimës", thotë Ganna Gladkykh eksperte e energjisë tek instituti European Energy Research Alliance (EERA). "Vetë IEA thotë, që menjëherë nuk duhet të ketë më investime në energjitë fosile. Vetëm atëherë mund të arrihen objektivat e klimës." Por BE po investon miliarda në infrastrukturën e gazit. "Nuk ka kuptim të investosh në LNG, sidomos në Europë."

Hidrogjeni i lëngshëm si zgjidhje pasuese për LNG

Shpresa mbetet tek hidrogjeni- Në vend të gazit fosil, duhet që pas disa vjetësh të përpunohet amoniaku dhe hidrogjeni i lëngshëm. Vetëm nëse infrastruktura do mund të përdoret edhe më tej për këto zgjidhje të reja, atëherë cisternat, terminalet dhe lidhjet tranzit nuk do të jetë investim i kotë. Por Gladkykh ka dyshime se mund të bëhet ky zëvendësim. "Politika thotë, që infrastruktrua për hidrogjenin është e gatshme për të qetësuar publikun. Historia që shesin vendimmarrësit është që vërtet ne investojmë në LNG fosile, por këto investime nuk do të shkojnë dëm, nëse kalojmë në teknologjinë e hidrogjenit proklimës."

"Por ky zëvendësim nuk është ende i qartë", thotë edhe Rainer Quitzow, nga Instituti i Potsdamit për Studimet Transformative të Qëndrueshme, IASS. Hidrogjeni sot në vitin 2022 nuk ngarkohet në anije. Për këtë nevojitet teknologjia e duhur, sepse hidrogjeni është shpërthyes dhe i rrezikshëm. "Do të duhen qartësisht më shumë investime shtesë." Po ashtu hidrogjeni duhet ftohur edhe 100 gradë më shumë se LNG që qëndron në minus 150 gradë. Cisternat aktuale të LNG nuk mund të përdoren për këtë. "Në bazë të kësaj mund të thuhet se bëhet fjalë për një mbiinvestim", kritikon Gladkykh politikën europiane dhe veçanërisht gjermane të energjisë. Ekspertët shohin rreziqe, nëse ndërtohet një infrastrukturë që nuk luan rol në arritjen e objektivave të klimës. 

Ndërkohë që dëmi për klimën rritet që tani. Gazi nga Katari apo SHBA që të transportohet duhet që fillimisht të lëngëzohet, ndryshe nga gazi rus i gazsjellësve. Në fund kjo lëndë djegëse duhet të transportohet përmes deteve. Sa më e gjatë rruga, aq më i keq bilanci i klimës.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje