LIVE UPDATES
Bota

DW: Brezovica shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë ende të ngrira. Por qendra e skijimit në Brezovicë është shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe.

23 Shkurt 2023, 19:31 Nga DOSJA
DW: Brezovica shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe
Brezovica

BREZOVICË- Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt. në komunën e Shtërpcës, ku serbët janë shumicë. Privatizimi i kësaj qendre skijimi ende nuk ka ndodhur pasi ka pasur ngatërresa politike, sepse pronësinë e saj e ka kërkuar edhe Serbia. Gjithësesi këto shtigje janë një atraksion turistik për shumë shqiptarë që janë admirues të skijimit.

Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur në stilin freerider dhe vinte në Brezovicë që kur ishte femijë. Problemet ndëretnike për të nuk janë problem, por mungesa e infrastrukturës, zhurma e motoreve të dëborës dhe një organizim më i mirë.

"Ndonjëherë ka tensione për shkak të situatës, të historisë dhe të gjitha ngjarjeve të tjera viteve të fundit, por nuk ka pasur incidente të mëdha. Ekziston një harmoni dhe sporti na bashkon dhe mundohemi të mos e prishim këtë."- thotë Noli Turjaka. 

Ndryshe prej turistëve të fundjavës Noli qëndron këtu disa muaj gjatë dimrit dhe është më i lumtur kur ka dëborë.  

Në Brezovicë arrijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistë që vijnë për të skijuar dhe për ta kaluar kohën jashtë zonave urbane të Kosovës.  

Në pritje të privatizimit

Brezovica ka qenë qendër skijimi edhe gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Por këtu ende nuk është bërë privatizimi pasi edhe Kosova, por edhe Serbia kërkojnë pronësinë.

Në komunën e Shtërpcës jetojnë 13.600 banorë, 9.100 serbë dhe 4.500 shqiptarë dhe disa familje rome. Qyteti nuk është shquar kurrë për indicente. Por, më 6 janar ndodhi një incident ku u plagosën dy të rinj serbë.

Kryetari i komunës, Dallibor Jevtiq, thotë se është me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe karakteri shumëetnik i kësaj komune. 

"Duhet të them se ne kemi marrëdhënie të mira dhe incidenti që ndodhi më 6 janar ka brengosur njësoj ose më mirë të them gati njësoj si serbët edhe shqiptarët pasi me dekada në të shkuarën nuk kemi pasur as më të voglin incident ndëretnik." -  thotë Dalibor Jevtiq, kryetar i komunës Shtërpcë. Jevtiq thotë se komuna e tij mund të zhvillohet edhe më shumë, por nevojiten investime. Ai dëshiron që qendra e skijimit t'i takojë vetëm komunës pasi beson se kjo do ta zhvillonte turizmin. 

"E kemi një ide dhe plan që nuk është politik, por një plan ekonomik dhe nëse dikush vërtetë dëshiron të ndihmojë që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe të eleminohen incidentet e mundshme etnike ja ku është rasti, ja mundësia të tregohet se kjo është vërtetë e sinqertë." - thotë Dalibor Jevtiq.

Karakter shumëetnik

Shumica e atyre që punojnë në Brezovicë u përkasin etnive të ndryshme. Andaj është normale që serbët punojnë për shqiptarët dhe e kundërta. Serbët këtu flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe kështu nuk kanë pengesa të kuptohen me klientët e tyre. 

Ivani punon në këtë punëtori prej më shumë se 20 vitesh. Përveç që jep ski me qira ai edhe i riparon ato. Gjuha shqipe i shërben për komunikim.

"Nëse nuk do ta dija gjuhën do të isha shumë më i ngadalësuar në punën që bëj dhe natyrisht që më ndihmon shumë. Këtu kemi respekt të madh, kjo është një qendër dhe nuk ka politikë, vetëm kulturë dhe kaq." - thotë Ivan Stojiҫetoviq.   

Turistët duken të kënaqur këtu. Në fundjave mund të vijnë dhe të harrojnë problemet dhe rutinat ditore të jetës në Kosovë. Ata thonë se kurrë nuk kanë pasur probleme.  "Unë jam mësuar me multikulturalitetin dhe kurrë nuk kam pasur dhe nuk besoj se do të kem probleme. Nuk kam vërejtur të ketë probleme se dikush është shqiptar, serb apo i një etnie tjetër." - thotë Denis Berisha, turist nga Prizreni.  

"Unë di pak serbisht, dhe nuk e di se pse instiktivisht me vjen t'u përgjigjem në serbisht pasi di të flas. Por, të gjithë ata kuptojnë edhe shqip dhe nuk është problem." - thotë Zana Kuqi, turiste nga Prishtina.

Liberalizimi i vizave

Noli shpreson që qendra e tij e preferuar e skijimit mund të zhvillohet dhe se do të mund të vijnë shumë më shumë turistë. Kosova ende mbetet e izoluar si një nga vendet e vetme të Evropës qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza. As serbët dhe as shqiptarët. Kjo është gjëja më brengosëse për Nolin.  

"Duke e ditur që kemi problem izolimin e famshëm, do të ishte mirë që këtë vit të fitojmë liberalizimin e vizave që të rinjtë të mund të udhëtojnë dhe të shkojnë edhe në qendrat e tjera të skijimit, të shohim kushtet se si janë jashtë e jo vetëm në rajon ku mund të shkojmë pa viza." - thotë Noli Turjaka. Shumica e njerëzve si Noli mezi presin të ngjiten në krye të pistave dhe të lëshohen me ski. Por zhvillimin më të madh nuk e tërheq dot vetëm teleferiku.

Marrë nga DW

brezovica

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet