LIVE UPDATES
Bota

DW: Dy vite pas vdekjes së George Floyd, SHBA-ja në një udhëkryq

Nëntë minuta e 29 sekonda janë shndërruar në simbolin e racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara.

26 Maj 2022, 08:44 Nga DOSJA

DW: Dy vite pas vdekjes së George Floyd, SHBA-ja në një

SHBA- Dy vjet pas vdekjes së George Floyd nuk ka mbetur asgjë nga solidariteti mbarëkombëtar. Në fillim ishte shqetësimi i thellë, pastaj shpresa se gjërat do të ndryshojnë, ndërsa tani harresa, mendon Ines Pohl.

Nëntë minuta e 29 sekonda janë shndërruar në simbolin e racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara. Oficeri i policisë me ngjyrë të bardhë Derek Chauvin mbajti gjurin në qafën e George Floyd me gjithë peshën e tij plot nëntë minuta e 29 sekonda derisa ai vdiq. Videoja e vrasjes së tij shkaktoi një valë protestash, jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera.

Për disa muaj me radhë nëntë minuta e 29 sekonda simbolizonin edhe shpresën se Shtetet e Bashkuara më në fund do të luftojnë rrënjësisht dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë dhe të bëjnë reformën e vonuar policore, të domosdoshme prej kohësh.

As reforma e as ligje më të rrepta për mbajtjen e armëve

Por dy vjet më pas nuk ka mbetur asgjë nga kjo shpresë. Nuk është bërë reforma në polici, nuk janë shtrënguar ligjet për armëmbajtje. Përkundrazi. Drejtimi në të cilin po shkon SHBA-ja nuk premton gjëra të mira. Jo vetëm në luftën kundër racizmit sistematik, por as për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe LGBTQ, mbrojtjen e përgjithshme të minoriteteve.

Rreziku për vendin është shumëdimensional dhe buron nga lart nga Gjykata Supreme. Me gjithë dallimet politike dhe gjithë polarizimin që ka karakterizuar SHBA-në prej fillimit, gjyqtarët nuk i përgjigjen përkatësisë së tyre partiake por pavarësisë së gjykatave. Institucioni ka qenë gjithmonë para politikës. Por kjo ndryshoi me emërimet nga ish-presidenti Donald Trump. E kjo ka dhe përmasa dramatike, sepse gjyqtarët emërohen nga presidenti aktual për një mandat të pakufizuar, për tërë jetën.

Ndalimi i abortit është vetëm fillimi

Shprehja brutale e kësaj është shfuqizimi i pritshëm i të drejtës mbarëkombëtare të abortit, që ekziston që nga viti 1973. Këtu nuk bëhet fjalë për praktikë gjyqësore, por vetëm për një kalkulim politik. Ungjillorët shpërblehen me këtë ndalim të abortit, në mënyrë që të mbështesin fuqishëm anën e Partisë Republikane.

Ligjet janë të shkruara në atë mënyrë, që hapin mundësitë e shfuqizimit edhe të ligjeve të tjera liberale. Shumë kanë frikë se të drejtat e LGBTQ mund të preken dhe martesat e homoseksualëve mund të jenë në radhë. E gjithë kjo është e përfshirë në një fushatë që ngre pyetjen themelore se si Shtetet e Bashkuara synojnë ta përcaktojnë Amerikën në të ardhmen.

Lufta mes kulturave

Do të ndalohen librat shkollorë që trajtojnë temën e racizmit. Prindërve do t'u merret e drejta për të mbështetur fëmijët e tyre në gjetjen e identitetit të tyre seksual, nëse një person nuk është heteroseksual. Nga jashtë duken këto të gjitha ndoshta si një çmenduri absurde e drejtuar nga shtetet federale të qeverisura nga konservatorët republikanë. Por nuk janë.

E vërteta brutale është se forcat reaksionare kanë zënë vazhdimisht poste të rëndësishme në gjykata të ndryshme për dekada të tëra, në mënyrë që të fitojnë këtë luftë kulturore në sallat e gjyqit dhe të mos varen nga rezultatet e zgjedhjeve demokratike. Sepse shumica në vend tashmë jeton me vlera të ndryshme dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.

Infiltrimi në institucione

Njerëzit që i janë kundërvënë këtyre zhvillimeve vitet e fundit janë lodhur e rraskapitur. Kanë humbur shpresat. As lëvizja e fortë Black Lives Matter nuk çoi në reformën e policisë pas vrasjes së George Floyd - kush ose çfarë mund ta bëjë atë?

Shtetet e Bashkuara janë në një udhëkryq të rëndësishëm. E pjesa tjetër e botës perëndimore duhet të përgatitet për infiltrimin nga brenda të këtyre forcave, në institucionet që do të duhej të mbronin vlerat që përfaqësonte dikur Amerika. Edhe më keq akoma - në institucione ato janë infiltruar tashmë në pjesë të mëdha.

Marrë nga DW. 

 

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare